< Zanafilla 45 >

1 Atëherë Jozefi nuk e përmbajti dot më veten para tërë të pranishmëve dhe briti: “Nxirrini jashtë të gjithë nga prania ime!”. Kështu nuk mbeti asnjëri me Jozefin kur ai u tregoi vëllezërve të tij se kush ishte.
约瑟在左右站着的人面前情不自禁,吩咐一声说:“人都要离开我出去!”约瑟和弟兄们相认的时候并没有一人站在他面前。
2 Dhe qau aq fort sa që e dëgjuan edhe vet Egjiptasit, dhe ky lajm arriti edhe në shtëpinë e Faraonit.
他就放声大哭;埃及人和法老家中的人都听见了。
3 Pastaj Jozefi u tha vëllezërve të tij: “Unë jam Jozefi, a është ende gjallë ati im?”. Por vëllezërit e tij nuk mund t’i përgjigjeshin, sepse ishin të tronditur thellë në praninë e tij.
约瑟对他弟兄们说:“我是约瑟。我的父亲还在吗?”他弟兄不能回答,因为在他面前都惊惶。
4 Atëherë Jozefi u tha vëllezërve të tij: “Afrohuni, pra, tek unë!”. Ata iu afruan dhe ai u tha: “Unë jam Jozefi, vëllai juaj, që ju e shitët që ta çonin në Egjipt.
约瑟又对他弟兄们说:“请你们近前来。”他们就近前来。他说:“我是你们的兄弟约瑟,就是你们所卖到埃及的。
5 Por tani mos u trishtoni dhe mos t’ju vijë keq që më shitët me qëllim që të çohesha këtu poshtë, sepse Perëndia më ka dërguar para jush për të ruajtur jetën tuaj.
现在,不要因为把我卖到这里自忧自恨。这是 神差我在你们以先来,为要保全生命。
6 Në fakt u bënë dy vjet që ra zija e bukës në vend; dhe do të ketë pesë vjet të tjera gjatë të cilave as do të lërohet, as do të korret.
现在这地的饥荒已经二年了,还有五年不能耕种,不能收成。
7 Por Perëndia më ka dërguar para jush, me qëllim që të ruhet diçka mbi tokë dhe për t’ju shpëtuar jetën me një çlirim të madh.
神差我在你们以先来,为要给你们存留余种在世上,又要大施拯救,保全你们的生命。
8 Nuk jeni ju, pra, që më dërguat këtu, por është Perëndia; ai më caktoi si atë i Faraonit, si zot i krejt shtëpisë së tij dhe si qeveritar i tërë vendit të Egjiptit.
这样看来,差我到这里来的不是你们,乃是 神。他又使我如法老的父,作他全家的主,并埃及全地的宰相。
9 Nxitoni të riktheheni tek ati im dhe i thoni: “Kështu thotë biri yt Jozefi: Perëndia më ka caktuar si zot i gjithë Egjiptit; zbrit tek unë, mos u vono;
你们要赶紧上到我父亲那里,对他说:‘你儿子约瑟这样说: 神使我作全埃及的主,请你下到我这里来,不要耽延。
10 ti do të banosh në vendin e Goshenit dhe do jesh afër meje; ti dhe bijtë e tu, bijtë e bijve të tu, kopetë e bagëtive të imta e të trasha dhe gjithçka ti zotëron.
你和你的儿子孙子,连牛群羊群,并一切所有的,都可以住在歌珊地,与我相近。
11 Dhe atje unë do të të ushqej, sepse do të ketë edhe pesë vjet të tjera zije, me qëllim që ti të mos katandisesh në mjerim: ti, familja jote dhe gjithçka zotëron”.
我要在那里奉养你;因为还有五年的饥荒,免得你和你的眷属,并一切所有的,都败落了。’
12 Dhe ja, sytë tuaja dhe sytë e vëllait tim Beniaminit shohin që është goja ime që ju flet.
况且你们的眼和我兄弟便雅悯的眼都看见是我亲口对你们说话。
13 Tregojani, pra, atit tim tërë lavdinë time këtu në Egjipt dhe gjithçka patë, shpejtoni ta sillni atin tim këtu”.
你们也要将我在埃及一切的荣耀和你们所看见的事都告诉我父亲,又要赶紧地将我父亲搬到我这里来。”
14 Pastaj iu hodh në qafë vëllait të tij Beniamin dhe qau, dhe Beniamini qau i shtrënguar në qafën e tij.
于是约瑟伏在他兄弟便雅悯的颈项上哭,便雅悯也在他的颈项上哭。
15 Ai puthi gjithashtu tërë vëllezërit e tij dhe qau i shtrënguar me ta. Pastaj vëllezërit e tij filluan të flasin me të.
他又与众弟兄亲嘴,抱着他们哭,随后他弟兄们就和他说话。
16 Jehona e kësaj ngjarjeje u përhap në shtëpinë e Faraonit dhe njerëzit thanë: “Kanë ardhur vëllezërit e Jozefit”. Kjo i pëlqeu Faraonit dhe shërbëtorëve të tij.
这风声传到法老的宫里,说:“约瑟的弟兄们来了。”法老和他的臣仆都很喜欢。
17 Atëherë Faraoni i tha Jozefit: “Thuaju vëllezërve të tu: “Bëni këtë: Ngarkoni kafshët tuaja dhe shkoni; kthehuni në vendin e Kanaanit.
法老对约瑟说:“你吩咐你的弟兄们说:‘你们要这样行:把驮子抬在牲口上,起身往迦南地去。
18 Pastaj merrni atin tuaj dhe familjet tuaja, dhe ejani tek unë; unë do t’ju jap më të mirat e vendit të Egjiptit dhe do të hani prodhimet më të zgjedhura të vendit”.
将你们的父亲和你们的眷属都搬到我这里来,我要把埃及地的美物赐给你们,你们也要吃这地肥美的出产。
19 Ti ke urdhërin t’u thuash atyre: “Bëni këtë: Merrni me vete nga vendi i Egjiptit qerre për të vegjëlit tuaj dhe për gratë tuaja; merrni atin tuaj dha ejani.
现在我吩咐你们要这样行:从埃及地带着车辆去,把你们的孩子和妻子,并你们的父亲都搬来。
20 Dhe mos u shqetësoni për orenditë shtëpiake, sepse sendet më të mira që ka Egjipti do të jenë tuajat””.
你们眼中不要爱惜你们的家具,因为埃及全地的美物都是你们的。’”
21 Bijtë e Izraelit vepruan kështu, dhe Jozefi u dha atyre qerre, simbas urdhërit të Faraonit, si edhe ushqime për udhëtimin.
以色列的儿子们就如此行。约瑟照着法老的吩咐给他们车辆和路上用的食物,
22 Të gjithëve u dha një palë rroba për ndërresë për secilin, por Beniaminit i dha treqind sikla argjendi dhe pesë ndërresa veshmbathje;
又给他们各人一套衣服,惟独给便雅悯三百银子,五套衣服;
23 atit të tij i dërgoi: dhjetë gomarë të ngarkuar me gjërat më të mira të Egjiptit, dhjetë gomarica të ngarkuara me grurë, bukë dhe ushqime për atin e tij gjatë udhëtimit.
送给他父亲公驴十匹,驮着埃及的美物,母驴十匹,驮着粮食与饼和菜,为他父亲路上用。
24 Kështu i nisi vëllezërit e tij dhe, ndërsa ata po iknin, u tha: “Mos u grindni rrugës”.
于是约瑟打发他弟兄们回去,又对他们说:“你们不要在路上相争。”
25 Atëherë ata u ngjitën përsëri nga Egjipti dhe arritën në vendin e Kanaanit te Jakobi, ati i tyre.
他们从埃及上去,来到迦南地、他们的父亲雅各那里,
26 Dhe i kallëzuan gjithçka, duke thënë: “Jozefi është ende gjallë dhe është qeveritari i gjithë shtetit të Egjiptit”. Por zemra e atij nuk iu ngroh, sepse nuk u besonte atyre.
告诉他说:“约瑟还在,并且作埃及全地的宰相。”雅各心里冰凉,因为不信他们。
27 Po kur ata i treguan tërë fjalët që u kishte thënë Jozefi dhe kur pa qerret që Jozefi kishte dërguar për ta marrë atë, atëherë shpirti i Jakobit atit të tyre, u ringjall
他们便将约瑟对他们说的一切话都告诉了他。他们父亲雅各又看见约瑟打发来接他的车辆,心就苏醒了。
28 dhe Izraeli tha: “Mjaft; djali im Jozefi është ende gjallë; unë do të shkoj ta shoh para se të vdes”.
以色列说:“罢了!罢了!我的儿子约瑟还在,趁我未死以先,我要去见他一面。”

< Zanafilla 45 >