< Zanafilla 38 >

1 Por në atë kohë ndodhi që Juda la vëllezërit e tij dhe shkoi të rrijë me një burrë nga Adullami, që quhej Hirah.
那时,犹大离开他弟兄下去,到一个亚杜兰人名叫希拉的家里去。
2 Kur Juda pa vajzën e një burri Kananean të quajtur Shua e mori për grua dhe u bashkua me të.
犹大在那里看见一个迦南人名叫书亚的女儿,就娶她为妻,与她同房,
3 Dhe ajo u ngjiz dhe lindi një bir, që ajo e quajti Er.
她就怀孕生了儿子,犹大给他起名叫珥。
4 Pastaj ajo u ngjiz dhe lindi një bir, që ai e quajti Onan.
她又怀孕生了儿子,母亲给他起名叫俄南。
5 Ajo u ngjiz përsëri dhe lindi një bir, të cilit i vuri emrin Shelah. Juda ishte në Kecib kur ajo lindi.
她复又生了儿子,给他起名叫示拉。她生示拉的时候,犹大正在基悉。
6 Pastaj Juda i dha Erit të parëlindurit të tij, një grua të quajtur Tamara.
犹大为长子珥娶妻,名叫她玛。
7 Por Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Zotit dhe Zoti e bëri të vdesë.
犹大的长子珥在耶和华眼中看为恶,耶和华就叫他死了。
8 Atëherë Juda i tha Onanit: “Shko te gruaja e vëllait tënd, martohu me të dhe krijoi trashëgimtarë vëllait tënd”.
犹大对俄南说:“你当与你哥哥的妻子同房,向她尽你为弟的本分,为你哥哥生子立后。”
9 Por Onani, duke ditur se këta pasardhës nuk kishin për të qënë të vetët, kur bashkohej me gruan e të vëllait, e hidhte farën e tij përtokë për të mos i dhënë pasardhës vëllait të tij.
俄南知道生子不归自己,所以同房的时候便遗在地,免得给他哥哥留后。
10 Kjo nuk i pëlqeu Zotit, që e bëri të vdesë edhe atë.
俄南所做的在耶和华眼中看为恶,耶和华也就叫他死了。
11 Atëherë Juda i tha Tamarës, nuses së birit të tij: “Rri si e ve në shtëpinë e atit tënd, deri sa biri im Shelah të rritet”. Sepse mendonte: “Kam frikë se edhe ai ka për të vdekur si vëllezërit e tij”. Kështu Tamara u nis dhe banoi në shtëpinë e të atit.
犹大心里说:“恐怕示拉也死,像他两个哥哥一样”,就对他儿妇她玛说:“你去,在你父亲家里守寡,等我儿子示拉长大。”她玛就回去,住在她父亲家里。
12 Mbas një kohe të gjatë vdiq gruaja e Judës, që ishte e bija e Shuas; kur mbaroi zinë, Juda u ngjit tek ata që qethnin delet e tij në Timnah bashkë me mikun e tij Hirah, i quajtur Adullamiti.
过了许久,犹大的妻子书亚的女儿死了。犹大得了安慰,就和他朋友亚杜兰人希拉上亭拿去,到他剪羊毛的人那里。
13 Këtë e mori vesh Tamara dhe asaj i thanë: “Ja, vjehrri yt po ngjitet në Timnah për të qethur delet e tij”.
有人告诉她玛说:“你的公公上亭拿剪羊毛去了。”
14 Atëherë ajo hoqi rrobat e saj të vejërisë, u mbulua me një velo dhe u mbështoll e tëra; pastaj u ul te porta e Enaimit, që ndodhet në rrugën drejt Timnahut; në fakt ajo kishte parë që Shelahu ishte rritur më në fund, por ajo nuk i ishte dhënë për grua.
她玛见示拉已经长大,还没有娶她为妻,就脱了她作寡妇的衣裳,用帕子蒙着脸,又遮住身体,坐在亭拿路上的伊拿印城门口。
15 Sa e pa Juda mendoi që ajo ishte prostitutë, sepse e kishte fytyrën të mbuluar.
犹大看见她,以为是妓女,因为她蒙着脸。
16 Prandaj ai iu afrua asaj në rrugë dhe i tha: “Lërmë të hyj te ti”. Në të vërtetë nuk e dinte se ajo ishte nusja e djalit të tij. Ajo iu përgjegj: “Çfarë do të më japësh për të hyrë tek unë?”
犹大就转到她那里去,说:“来吧!让我与你同寝。”他原不知道是他的儿妇。她玛说:“你要与我同寝,把什么给我呢?”
17 Atëherë ai i tha: “Do të të dërgoj një kec nga kopeja ime”. Ajo e pyeti: “A më jep një peng deri sa të ma dërgosh?”.
犹大说:“我从羊群里取一只山羊羔,打发人送来给你。”她玛说:“在未送以先,你愿意给我一个当头吗?”
18 Ai i tha: “Çfarë pengu duhet të të jap?”. Ajo u përgjegj: “Vulën tënde, kordonin tënd dhe bastunin që ke në dorë”. Ai ia dha, hyri te ajo dhe ajo u ngjiz me të.
他说:“我给你什么当头呢?”她玛说:“你的印、你的带子,和你手里的杖。”犹大就给了她,与她同寝,她就从犹大怀了孕。
19 Pastaj ajo u ngrit dhe iku; hoqi velin dhe veshi përsëri rrobat e saj të vejërisë.
她玛起来走了,除去帕子,仍旧穿上作寡妇的衣裳。
20 Por Juda i dërgoi kecin me anë të mikut të tij, Adulamitit, për të rimarë pengun nga duart e asaj gruaje; po ai nuk e gjeti atë.
犹大托他朋友亚杜兰人送一只山羊羔去,要从那女人手里取回当头来,却找不着她,
21 Atëherë pyeti njerëzit vendas duke thënë: “Ku është ajo prostitutë që rrinte në Enaim, në rrugë?”. Ata u përgjigjën: “Nuk ka pasur asnjë prostitutë këtu”.
就问那地方的人说:“伊拿印路旁的妓女在哪里?”他们说:“这里并没有妓女。”
22 Kështu ai u kthye te Juda dhe i tha: “Nuk e gjeta; veç kësaj vendasit më thanë: “Nuk ka pasur asnjë prostitutë këtu””.
他回去见犹大说:“我没有找着她,并且那地方的人说:‘这里没有妓女。’”
23 Atëherë Juda tha: “Le ta mbajë, pra, pengun që i dhashë, sepse nuk duam të mbulohemi me turp. Ja, unë i dërgova këtë kec dhe ti nuk e gjete”.
犹大说:“我把这山羊羔送去了,你竟找不着她。任凭她拿去吧,免得我们被羞辱。”
24 Tre muaj më vonë erdhën dhe i thanë Judës: “Tamara, nusja e birit tënd, është bërë prostitutë; dhe, nga ky shkak, ajo ka mbetur gjithashtu me barrë”. Atëherë Juda u tha: “Nxirreni jashtë dhe digjeni!”.
约过了三个月,有人告诉犹大说:“你的儿妇她玛作了妓女,且因行淫有了身孕。”犹大说:“拉出她来,把她烧了!”
25 Ndërsa po e nxirrnin jashtë, ajo i çoi fjalë të vjehrrit: “Njeriu të cilit i përkasin këto sende, më la me barrë”. Pastaj tha: “Shiko në se mund të dallosh të kujt janë këto sende: vula, kordoni dhe bastuni”.
她玛被拉出来的时候便打发人去见她公公,对他说:“这些东西是谁的,我就是从谁怀的孕。请你认一认,这印和带子并杖都是谁的?”
26 Juda i njohu dhe i tha: “Ajo është më e drejtë se unë, se unë nuk ia dhashë Shelahut, birit tim”. Dhe ai nuk pati më marrëdhënie me të.
犹大承认说:“她比我更有义,因为我没有将她给我的儿子示拉。”从此犹大不再与她同寝了。
27 Kur edhi koha e lindjes, ajo kishte në bark dy binjakë.
她玛将要生产,不料她腹里是一对双生。
28 Ndërsa po lindte, njeri prej tyre nxori jashtë një dorë dhe mamia e kapi dhe i lidhi një fije të kuqe flakë, duke thënë: “Ky doli i pari”.
到生产的时候,一个孩子伸出一只手来;收生婆拿红线拴在他手上,说:“这是头生的。”
29 Por ai e tërhoqi dorën e tij, dhe ja që doli jashtë vëllai i tij. Atëherë mamia tha: “Si ia çave rrugën vetes?”. Për këtë arësye u quajt Perets.
随后这孩子把手收回去,他哥哥生出来了;收生婆说:“你为什么抢着来呢?”因此给他起名叫法勒斯。
30 Pastaj doli vëllai i tij, që kishte rreth dorës fijen ngjyrë të kuqe flakë; dhe u quajt Zerah.
后来,他兄弟那手上有红线的也生出来,就给他起名叫谢拉。

< Zanafilla 38 >