< Zanafilla 33 >

1 Jakobi ngriti sytë, vështroi dhe pa që po vinte Esau, që kishte me vete katërqind burra. Atëherë i ndau bijtë e tij midis Leas, Rakelës dhe dy shërbyeseve të tij.
雅各举目观看,见以扫来了,后头跟着四百人,他就把孩子们分开交给利亚、拉结,和两个使女,
2 Në krye vuri shërbyeset dhe bijtë e tyre, pastaj Lean dhe bijtë e saj dhe së fundi Rakelën dhe Jozefin.
并且叫两个使女和她们的孩子在前头,利亚和她的孩子在后头,拉结和约瑟在尽后头。
3 Ai vetë kaloi para tyre dhe u përkul deri në tokë shtatë herë deri sa arriti pranë vëllait të vet.
他自己在他们前头过去,一连七次俯伏在地才就近他哥哥。
4 Atëherë Esau vrapoi drejt tij, e përqafoi, iu hodh në qafë dhe e puthi; dhe që të dy qanë.
以扫跑来迎接他,将他抱住,又搂着他的颈项,与他亲嘴,两个人就哭了。
5 Pastaj Esau ngriti sytë, pa gratë e fëmijët dhe tha: “Kush janë këta me ty?”. Jakobi iu përgjigj: “Janë bijtë që Perëndia pati mirësinë t’i japë shërbyesit tënd”.
以扫举目看见妇人孩子,就说:“这些和你同行的是谁呢?”雅各说:“这些孩子是 神施恩给你的仆人的。”
6 Atëherë u afruan shërbyeset, ato dhe bijtë e tyre, dhe u përkulën.
于是两个使女和她们的孩子前来下拜;
7 U afruan edhe Lea dhe bijtë e saj, dhe u përkulën. Pastaj u afruan Jozefi dhe Rakela, dhe u përkulën edhe ata.
利亚和她的孩子也前来下拜;随后约瑟和拉结也前来下拜。
8 Esau tha: “Çfarë ke ndërmend të bësh me tërë atë grup që takova?”. Jakobi u përgjigj: “Éshtë për të gjetur hir në sytë e zotërisë tim”.
以扫说:“我所遇见的这些群畜是什么意思呢?”雅各说:“是要在我主面前蒙恩的。”
9 Atëherë Esau tha: “Kam mjaft për vete, o vëllai im; mbaj për vete atë që është jotja”.
以扫说:“兄弟啊,我的已经够了,你的仍归你吧!”
10 Por Jakobi tha: “Jo, të lutem; në qoftë se kam gjetur hir në sytë e tu, prano dhuratën time nga dora ime, sepse kur pashë fytyrën tënde, për mua ishte njëlloj sikur të shikoja fytyrën e Perëndisë, dhe ti më ke pritur mirë.
雅各说:“不然,我若在你眼前蒙恩,就求你从我手里收下这礼物;因为我见了你的面,如同见了 神的面,并且你容纳了我。
11 Pranoje, pra, dhuratën që të është sjellë, sepse Perëndia është treguar shumë i mirë me mua dhe unë kam gjithçka”. Dhe nguli këmbë aq shumë, sa që Esau pranoi.
求你收下我带来给你的礼物;因为 神恩待我,使我充足。”雅各再三地求他,他才收下了。
12 Pastaj Esau tha: “Le të nisemi, të fillojmë të ecim dhe unë do të shkoj para teje”.
以扫说:“我们可以起身前往,我在你前头走。”
13 Por Jakobi u përgjigj: “Zotëria im e di që fëmijët janë në moshë të vogël dhe që kam me vete dele dhe lopë qumështore; po t’i mbajmë keq qoftë edhe një ditë të vetme, tërë kafshët kanë për të vdekur.
雅各对他说:“我主知道孩子们年幼娇嫩,牛羊也正在乳养的时候,若是催赶一天,群畜都必死了。
14 Le të kalojë zotëria im para shërbëtorit të tij, dhe unë do ta ndjek ngadalë me hapin e kafshëve që më paraprijnë dhe me hapin e fëmijëve, deri sa të arrijë te zotëria im në Seir”.
求我主在仆人前头走,我要量着在我面前群畜和孩子的力量慢慢地前行,直走到西珥我主那里。”
15 Atëherë Esau tha: “Më lejo të paktën të lë me ty disa nga njerëzit që janë me mua”. Por Jakobi u përgjigj: “Pse ta bëjmë këtë? Mjafton që unë të gjej hir në sytë e zotërisë tim”.
以扫说:“容我把跟随我的人留几个在你这里。”雅各说:“何必呢?只要在我主眼前蒙恩就是了。”
16 Kështu po atë ditë Esau u rikthye në rrugën e tij drejt Seirit.
于是,以扫当日起行,回往西珥去了。
17 Jakobi u nis në drejtim të Sukothit, ndërtoi atje një shtëpi për vete dhe kasolle për bagëtinë; prandaj ai vend u quajt Sukoth.
雅各就往疏割去,在那里为自己盖造房屋,又为牲畜搭棚;因此那地方名叫疏割。
18 Pastaj Jakobi, duke u kthyer nga Padan-Arami, arriti shëndoshë e mirë në qytetin e Sikemit, në vendin e Kanaanit, ku ngriti çadrat e tij përballë qytetit.
雅各从巴旦·亚兰回来的时候,平平安安地到了迦南地的示剑城,在城东支搭帐棚,
19 Dhe bleu nga bijtë e Hamorit, at i Sikemit, për njëqind copë paresh, pjesën e fushës ku kishte ngritur çadrat e tij përballë qytetit.
就用一百块银子向示剑的父亲、哈抹的子孙买了支帐棚的那块地,
20 Pastaj aty ngriti një altar dhe e quajti El-Elohej-Izrael.
在那里筑了一座坛,起名叫伊利·伊罗伊·以色列。

< Zanafilla 33 >