< Zanafilla 32 >

1 Ndërsa Jakobi vazhdonte rrugën e tij, i dolën përpara engjëj të Perëndisë.
雅各伯也上道前行,遇見了天主的使者。
2 Mbasi i pa Jakobi, tha: “Ky është fushimi i Perëndisë”; dhe e quajti atë vend Mahanaim.
雅各伯一見他們就說:「這是天主的營地。」遂給那地方起名叫瑪哈納因。
3 Pastaj Jakobi dërgoi para tij disa lajmëtarë vëllait të tij Esau, në vendin e Seirit, në fushën e Edomit.
雅各伯先派使者,往厄東鄉間色依爾地方,他哥哥厄撒烏那裏去,
4 Dhe u dha atyre këtë urdhër duke thënë: “Do t’i thoni kështu Esaut, zotërisë tim: “Kështu thotë shërbyesi yt Jakobi: Unë kam banuar pranë Labanos dhe kam qëndruar aty deri tani;
吩咐他們說:「你們應對我主厄撒烏這樣說:你的僕人雅各伯這樣說:我在拉班那裏作客,一直到現在。
5 kam qe, gomarë, kope, shërbyes dhe shërbyese; dhe këtë po ja tregoj zotërisë tim, për të gjetur hir në sytë e tu””.
我擁有牛、驢、羊和僕婢,現在打發人報告我主,希望得你的恩愛。」
6 Lajmëtarët u kthyen pastaj te Jakobi, duke i thënë: “Vajtëm te vëllai yt Esau; dhe tani ai po vjen vetë që të takohet me ty dhe ka me vete katërqind burra”.
使主回來見雅各伯說:「我們到了你哥哥厄撒烏那裏,他正前來迎接你;同他來的尚有四百人。」
7 Atëherë Jakobin e zuri një frikë e madhe dhe një ankth dhe ndau dysh njerëzit që ishin me të, kopetë, bagëtinë e trashë dhe devetë, dhe tha:
雅各伯大為震驚,很是憂慮,遂將自己的人和羊群牛群及駱駝分作兩隊,
8 “Në qoftë se Esau vjen kundër njerit grup dhe e sulmon, grupi që mbetet do të mund të shpëtojë”.
心想如果厄撒烏前來攻擊一隊,剩下的另一隊還可逃跑。
9 Pastaj Jakobi tha: “O Perëndi i atit tim Abraham, Perëndi i atit tim Isak, o Zot, që më ke thënë: “Ktheu në vendin tënd dhe pranë fisit tënd dhe unë do të bëj të mirë”,
然後雅各伯祈求說:「我父亞巴郎的天主,我父依撒格的天主、上主! 你曾對我說:回到你本鄉,你本家去,我必使你順利。
10 unë nuk jam i denjë i të gjitha mirësive dhe i gjithë besnikërisë që ke treguar ndaj shërbyesit tënd, sepse unë e kalova këtë Jordan vetëm me shkopin tim dhe tani janë bërë dy grupe.
我本不配獲得你向你僕人所施的種種慈恩和忠信,我只帶了一條棍杖過了這約但河,現在我卻擁有兩隊人馬。
11 Çliromë, të lutem, nga duart e vëllait tim, nga duart e Esaut, sepse unë kam frikë nga ai dhe druaj që ai të vijë për të më sulmuar, pa kursyer as nënat as fëmijët.
求你救我脫離我哥哥厄撒烏的手,因為我怕他來擊殺我,擊殺母親和孩子。
12 Dhe ti the: “Pa tjetër, unë do të të bëj mirë dhe do t’i bëj pasardhësit e tu si rëra e detit, që nuk mund të llogaritet se është shumë e madhe””.
你原來說過:我必要恩待你,使你的後代如海沙,多得不可勝數。」
13 Kështu Jakobi e kaloi natën në atë vend, dhe nga ato që kishte nëpër duar ai zgjodhi një dhuratë për vëllanë e tij Esau:
那夜雅各伯就在那裏過夜。然後,就由他所有的財物中選出一些來,送給他哥哥厄撒烏作禮物:
14 dyqind dhi, njëzet cjep, dyqind dele dhe njëzet desh,
計有母山羊二百隻,公山羊二十隻,母綿羊二百隻,公綿羊二十隻,
15 tridhjetë deve qumështore me të vegjëlit e tyre, dyzet lopë dhe dhjetë dema, njëzet gomarica dhe dhjetë mëza.
哺乳的母駱駝同駝駒三十頭,母牛四十頭,公牛十頭,母驢二十匹,公驢十匹。
16 Pastaj ua dorëzoi shërbyesve të tij, çdo kope për llogari të vet, dhe u tha shërbëtorëve të tij: “Kaloni para meje dhe lini një farë hapësire midis një kopeje dhe tjetrës”.
他將這些分成一隊一隊的交給自己的僕人,對他們說:「你們應走在我前面,每隊之間應隔開些。」
17 Dhe i dha urdhër të parit: “Kur vëllai im Esau do të të takojë dhe do të të pyesë: “I kujt je ti dhe ku shkon? Të kujt janë këto kafshë para teje?”,
然後吩咐第一隊說:「幾時我哥哥厄撒烏遇見你,問你說:你是誰家的﹖你往那裏去﹖你前面這些牲畜是誰的﹖
18 ti do të përgjigjesh: “Janë të shërbëtorit tënd Jakobit; është një dhuratë e dërguar zotërisë tim Esau; dhe ja, ai vetë po vjen mbas nesh””.
你要答說:是你僕人雅各伯的,是送給我主厄撒烏的禮物。看,他自己就在我們後面。」
19 Ai i dha të njëjtin urdhër të dytit, të tretit dhe gjithë atyre që ndiqnin kopetë, duke u thënë: “Në këtë mënyrë do t’i flisni Esaut kur do ta takoni;
他也吩咐了第二第三隊,和跟在每隊後面的人說:「你們若遇見厄撒烏,都要照這話回答他。
20 dhe do t’i thoni: “Ja, shërbëtori yt Jakobi është duke ardhur vetë pas nesh””. Sepse thoshte: “Unë do ta qetësoj me dhuratën që më paraprin e pastaj do të shikoj fytyrën e tij; ndofta do të më presë mirë”.
並且還要說:看,你的僕人雅各伯就在我們後面。」因為他心裏想:如果我先送禮向他討好,然後才與他見面,也許他會歡迎我。」
21 Kështu dhurata shkoi para tij, por ai e kaloi natën në fushim.
於是禮物先他而行,他自己當夜仍留在營內。
22 Por atë natë ai u ngrit, mori dy gratë e tij, dy shërbëtoret dhe të njëmbëdhjetë fëmijët e tij dhe e kaloi vaun e lumit Jabbok.
他當夜起來,帶了他的兩個妻子,兩個婢女和十一個孩子,由淺處過了雅波克河。
23 I mori me vete dhe bëri që të kalonin përruan të gjitha gjërat që zotëronte.
等他們過了河,也叫自己所有的過了河,
24 Kështu Jakobi mbeti vetëm dhe një burrë luftoi me të deri në agim.
雅各伯獨自一人留在後面。有一人前來與他搏鬥一直到曙光破曉。
25 Kur ky burrë e pa se nuk mund ta mundte, i preku zgavrën e ijës; dhe zgavra e ijes së Jakobit u përdrodh, ndërsa ai luftonte kundër tij.
那人見自己不能制勝,就在他的大腿窩上打了一下;雅各伯正在與他搏鬥之際,大腿窩脫了節。
26 Dhe ai tha: “Lërmë të shkoj, se po lind agimi”. Por Jakobi iu përgjegj: “Nuk do të të lë të shkosh, në rast se nuk më bekon më parë!”.
那人說:「讓我走罷! 天已破曉。」雅各伯說:「你如果不祝福我,我不讓你走。」
27 Tjetri i tha: “Cili është emri yt?”. Ai u përgjegj: “Jakob”.
那人問他說:「你叫什麼名字﹖」他答說:「雅各伯。」
28 Atëherë ai i tha: “Emri yt nuk do të jetë më Jakob, por Israel, sepse ti ke luftuar bashkë me Perëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar”.
那人說:「你的名字以後不再叫雅各伯,應叫以色列,因為你與神與人搏鬥,佔了優勢。」
29 Jakobi i tha: “Të lutem, tregomë emrin tënd”. Por ai iu përgjegj: “Pse e do emrin tim?”.
雅各伯問說:「請你告訴我你的名字。」那人答說:「為什麼你要問我的名字﹖」遂在那裏祝福了他。
30 Dhe kështu ai e bekoi. Atëherë Jakobi e quajti këtë vend Peniel, sepse tha: “E pashë Perëndinë ballë për ballë dhe jeta ime u fal”.
雅各伯給那地方起名叫「培尼耳,」意謂「我面對面見了神,我的生命仍得保全。」
31 Mbasi ai kaloi Penielin, dielli po ngrihej; dhe Jakobi çalonte për shkak të ijës.
雅各伯經過培尼耳時,太陽已升起照在身上,由於大腿脫了節,他一走一瘸。
32 Për këtë arësye, deri në ditën e sotme, bijtë e Izraelit nuk e hanë gilcën e kofshës që kalon nëpër zgavrën e ijës, sepse ai njeri kishte prekur zgavrën e ijës së Jakobit në pikën e gilcës së kofshës.
為此,以色列子民至今不吃大腿窩上的筋,因為那人打了雅各伯的大腿窩,正打在筋上。

< Zanafilla 32 >