< Zanafilla 26 >

1 Por ndodhi një mungesë ushqimesh në vend, përveç asaj të parës që kishte ndodhur në kohën e Abrahamit. Pastaj Isaku shkoi tek Abimeleku, mbreti i Filistejve në Gerar.
以前,在亞巴郎時代曾有過一次饑荒,現在地上又有了饑荒,依撒格便去了革辣爾,即培肋舍特人王阿彼默肋客那裏。
2 Atëherë Zoti iu shfaq dhe i tha: “Mos zbrit në Egjipt, qëndro në vendin që do të të them.
上主顯現給他說:「你不要下到埃及去,要住在我指示給你的地方。
3 Qëndro në këtë vend dhe unë do të jem me ty dhe do të të bekoj, sepse kam për të të dhënë ty dhe pasardhësve të tu tërë këto vende dhe do ta mbaj betimin që i kam bërë Abrahamit, babait tënd,
你要住在這地方,我必與你同在,祝福你,因為我要將這整個地方賜給你和你的後裔,實踐我向你父親亞巴郎所立的誓約;
4 dhe do t’i shumoj pasardhësit e tu si yjet e qiellit; do t’u jap atyre tërë këto vende, dhe të gjitha kombet e tokës do të bekohen te pasardhësit e tu,
且要使你的後裔繁多如天上的星辰,要將這一切地方賜給你的後裔,地上萬民要因你的後裔蒙受祝福,
5 sepse Abrahami iu bind vullnetit tim dhe respektoi urdhërat, urdhërimet, statutet dhe ligjet e mia”.
因為亞巴郎聽從了我的話,遵守了我的訓示、誡命、規定和法律。」
6 Kështu Isaku qëndroi në Gerar.
依撒格就在革辣爾住下了。
7 Kur njerëzit e vendit i bënin pyetje rreth gruas së tij, ai u përgjigjej: “Éshtë motra ime”, sepse kishte frikë të thoshte: “Éshtë gruaja ime”, sepse mendonte: “Njerëzit e vendit mund të më vrasin për shkak të Rebekës, sepse ajo është e pashme”.
那地方的人問到他的妻子時,他就說:「這是我的妹妹。」他怕說:「這是我的妻子。」恐怕那地方的人為了黎貝加要殺害他,因為她面貌美麗。
8 Kur kishte kaluar një kohë e gjatë në atë vend, Abimelekut, mbretit të Filistejve, i rastisi të shikojë nga dritarja dhe pa Isakun që përkëdhelte Rebekën, gruan e tij.
他在那裏住了許久;有一天培肋舍特人王阿彼默肋客從窗戶向外眺望,看見依撒格正在愛撫他的妻子黎貝加。
9 Atëherë Abimeleku thiri Isakun dhe i tha: “Ajo është me siguri gruaja jote; si bëhet që ti the: “Ajo është motra ime”?”. Isaku iu përgjegj: “Sepse thoja: “Nuk do të doja të vdes për shkak të saj””.
阿彼默肋客遂召依撒格來說:「看,她明明是你的妻子,為什麼你說:她是我的妹妹﹖」依撒格回答說:「因為我怕我可能因她而被殺害。」
10 Abimeleku tha: “Ç’është kjo që na bëre? Ndokush nga populli mund të binte lehtë në shtrat me gruan tënde dhe ti do të na kishe ngarkuar me faj të rëndë”.
阿彼默肋客說:「你對我們作的是什麼事﹖差一點百姓中就有人與你妻子同睡,叫我們陷於罪惡。」
11 Kështu Abimeleku i dha këtë urdhër tërë popullit: “Kushdo që prek këtë njeri ose të shoqen do të dënohet pa tjetër me vdekje”.
於是阿彼默肋客號令全百姓說:「凡觸犯這人和他妻子的,必死無赦。」
12 Isaku mbolli në atë vend dhe po atë vit korri një prodhim njëqind herë më të madh; dhe Zoti e bekoi.
依撒格在那地方耕種,當年就得了百倍的收成。上主實在祝福了他,
13 Ky njeri u bë i madh dhe vazhdoi të rritet deri sa u bë jashtëzakonisht i madh.
他竟成了富翁,越來越富,終於成了個大富翁,
14 Ai arriti të zotërojë kope dhënsh dhe qesh dhe kishte një numër të madh shërbëtorësh. Kështu Filistejtë e patën zili,
擁有羊群、牛群和許多奴僕,因此培肋舍特人都嫉妒他。
15 dhe për këtë arësye i zunë, duke i mbushur me dhe, tërë puset që shërbëtorët e babait të tij kishin hapur në kohën e Abrahamit, atit të tij.
那時,凡他父親的僕人,在他父親亞巴郎生時所掘的井,培肋舍特人都用土填了。
16 Atëherë Abimeleku i tha Isakut: “Largohu nga ne, sepse ti je shumë më i fuqishëm se ne”.
阿彼默肋客對依撒格說:「你在我們中太強盛了。你離開我們罷! 」
17 Kështu Isaku u largua që andej dhe u vendos në luginën e Gerarit, dhe aty banoi.
依撒格遂離開了那裏,在革辣爾山谷中搭了帳幕,住在那裏。
18 Dhe Isaku filloi të hapë puse uji që ishin hapur në kohën e Abrahamit, atit të tij, dhe që Filistejtë i kishin mbyllur mbas vdekjes së Abrahamit, dhe u vuri po ato emra që u kishte vënë babai i tij.
依撒格將他父親生時所掘的,亞巴郎死後培肋舍特人所填的一些水井,又從新掘好,仍照他父親起的名字稱呼這些水井。
19 Pastaj shërbëtorët e Isakut gërmuan në luginë dhe gjetën aty një pus me ujë të freskët.
依撒格的僕人在山谷中掘井時,掘了一口活水井。
20 Por barinjtë e Gerarit u grindën me çobanët e Isakut, duke u thënë: “Uji është yni”. Dhe ai e quajti pusin Esek, sepse ata e kishin kundërshtuar.
革辣爾的牧童和依撒格的牧童遂發生了爭論,說:「這水是我們的。」為此他給那井起名叫「爭論,」因為他們曾與他爭論過。
21 Shërbëtorët hapën pastaj një pus tjetër, por ata kundërshtuan edhe për këtë. Dhe Isaku e quajti Sitnah.
依撒格的僕人又另掘了一口井,為這口井又起了爭論,為此他給這井起名叫「仇恨。」
22 Atëherë ai u largua që andej dhe hapi një pus tjetër për të cilin nuk pati kundërshtim. Dhe ai e quajti atë Rehoboth, sepse ai tha: “Tani Zoti na ka vënë larg dhe ne do të kemi mbarësi në këtë vend”.
以後,他由那裏遷往別處,又掘了另一口井,為這口井再沒有起爭論,遂給這井起名叫「寬大,」說:「上主終於使我們寬綽,我們將在這地繁盛。」
23 Pastaj së këtejmi Isaku u ngjit në Beer-Sheba.
依撒格由那裏上到了貝爾舍巴,
24 Dhe Zoti iu shfaq po atë natë dhe i tha: “Unë jam Perëndia i Abrahamit, babait tënd; mos ki frikë, sepse unë jam me ty; do të të bekoj dhe do të shumoj pasardhësit e tu, për hir të Abrahamit, shërbëtorit tim”.
那天夜裏上主顯現給他說:「我是你父親亞巴郎的天主,你不要害怕,因為我與你同在,我必要為了我僕人亞巴郎的緣故祝福你,使你的後裔繁盛。」
25 Atëherë ai ndërtoi në atë vend një altar dhe përmendi emrin e Zotit, dhe po aty ai ngriti edhe çadrën e tij. Aty shërbëtorët e Isakut hapën një pus.
依撒格就在那裏築了一座祭壇,呼求了上主的名;也在那裏搭了帳幕,他的僕人也在那裏掘了一口井。
26 Pastaj Abimeleku nga Gerari shkoi tek ai bashkë me Ahucathin, mikun e tij, dhe me Pikolin, kreun e ushtrisë së tij.
阿彼默肋客和他的摯友阿胡匝特以及他的司令非苛耳,由革辣爾來到了依撒格那裏。
27 Dhe Isaku u tha atyre: “Pse keni ardhur tek unë, për deri sa më urreni dhe më keni larguar prej jush?”.
他遂對他們說:「你們既然仇恨我,將我由你們中間驅逐,為什麼又來到我這裏﹖」
28 Atëherë ata u përgjigjën: “Ne e pamë qartë që Zoti është me ty. Kështu thamë: “Le të bëjmë një betim midis nesh, midis nesh dhe teje, dhe të përfundojmë një aleancë me ty”:
他們回答說:「我們實在看出上主與你同在;因此我們想,更好我們雙方彼此宣誓,讓我們與你立約:
29 dhe kështu ti nuk do të na bësh asnjë të keqe, ashtu si ne nuk të kemi prekur, nuk të kemi bërë veçse të mira dhe të kemi lënë të ikësh në paqe. Ti je tani i bekuari i Zotit”.
你決不加害我們,猶如我們從未觸犯你,只有好待了你,叫你平安離去;如今你實是上主祝福的人。」
30 Kështu Isaku shtroi për ta një banket dhe ata hëngrën e pinë.
依撒格遂為他們設宴,大家一齊吃了喝了。
31 Të nesërmen në mëngjes u ngritën herët dhe shkëmbyen një betim. Pastaj Isaku i përcolli dhe ata ikën në paqe.
次日一早起來,彼此宣了誓。然後依撒格送他們出來,他們遂平安離去。
32 Po atë ditë ndodhi që shërbëtorët e Isakut erdhën për ta lajmëruar për pusin që kishin hapur duke i thënë: “Kemi gjetur ujë”.
當天依撒格的僕人來,報告他們掘井的事說:「我們找著了水。」
33 Dhe ai e quajti atë Shibah. Për këtë arësye qyteti mban emrin Beer-Sheba edhe sot e kësaj dite.
依撒格就給這井起名叫「誓約;」為此,那城直到今日還稱作「誓約井。」
34 Në moshën dyzetvjeçare Esau mori për grua Juditin, të bijën e Beerit, Hiteut dhe të Basemathit, bijë e Elonit, Hiteut.
厄撒烏到四十歲時,娶了赫特人貝厄黎的女兒友狄特和赫特人厄隆的女兒巴色瑪特為妻。
35 Këto u bënë shkas për një hidhërim të thellë të Isakut dhe të Rebekës.
她們二人使依撒格和黎貝加傷心難受。

< Zanafilla 26 >