< Zanafilla 20 >

1 Abrahami u zhvendos së këtejmi duke vajtur në Negev, dhe banoi në Kadesh dhe në Shur mandej u vendos në Gerar.
亞巴郎從那裏遷往乃革布地,定居在卡德士和叔爾之間。當他住在革辣爾時,
2 Tani Abrahami thoshte për Sarën, gruan e tij: “Éshtë motra ime”. Kështu Abimeleku, mbreti i Gerarit, dërgoi njerëz për të marrë Sarën.
亞巴郎一論到他的妻子撒辣就說:「她是我的妹妹。」革辣爾王阿彼肋客於是派人來取了撒辣去。
3 Por Perëndia iu shfaq Abimelekut në një ëndërr nate dhe i tha: “Ja, ti je duke vdekur, për shkak të gruas që ke marrë, sepse ajo është e martuar”.
但是夜間,天主在夢中來對阿彼默肋客說:「為了你取來的那個女人你該死,因為她原是有夫之婦。」
4 Por Abimeleku nuk i ishte afruar asaj dhe tha: “Zot, a do ta shkatërroje një komb, edhe sikur ai të ishte i drejtë?
阿彼默肋客尚未接近她,於是說:「我主,連正義的人你也殺害嗎﹖
5 Ai nuk më ka thënë: “Éshtë motra ime”, dhe ajo vetë ka thënë: “Éshtë vëllai im”? E bëra këtë gjë me ndershmërinë e zemrës sime dhe me duar të pafajshme”.
那男人不是對我說過「她是我的妹妹嗎﹖」連她自己也說「他是我的哥哥。」我做了這事,是出於心正手潔呀! 」
6 Dhe Perëndia i tha në ëndërr: “Po, unë e di që e ke bërë këtë gjë me ndershmërinë e zemrës sate, ndaj të ndalova të kryesh një mëkat kundër meje; ndaj nuk të lejova ta prekësh.
天主在夢中對他說:「我也知道,你是出於心正做了這事,所以我阻止了你犯罪得罪我,也沒有讓你接觸她。
7 Tani ktheja gruan këtij njeriu, sepse ai është një profet; dhe do të lutet për ty dhe ti ke për të jetuar. Por, në rast se nuk ia kthen, dije që me siguri ke për të vdekur, ti dhe tërë njerëzit e tu”.
現在你應將女人還給那人,因為他是一位先知,他要為你轉求,你才可生存;倘若你不歸還,你該知道:你以及凡屬於你的,必死無疑。」
8 Kështu Abimeleku u zgjua herët në mëngjes, thirri gjithë shërbëtorët e tij dhe u tregoi tërë këto gjëra. Dhe ata njerëz i zuri një frikë e madhe.
阿彼默肋客很早就起來召集了眾臣僕,將全部實情告訴給他們聽;這些人都很害怕。
9 Pastaj Abimeleku thirri Abrahamin dhe i tha: “Ç’na bëre? Dhe çfarë kam bërë unë kundër teje që më solle një mëkat kaq të madh si mua ashtu edhe mbretërisë sime? Ti më bëre gjëra që nuk duheshin bërë”.
然後阿彼默肋客叫了亞巴郎來,對他說:「你對我們作的是什麼事﹖我在什麼事上得罪了你,竟給我和我的王國招來了這樣大的罪過﹖你對我作了不應該作的事。」
10 Pastaj Abimeleku i tha Abrahamit: “Çfarë mendoje të bëje duke vepruar në këtë mënyrë?”.
阿彼默肋客繼而對亞巴郎說:「你作這事,究有什麼意思﹖」
11 Abrahami u përgjegj: “E bëra sepse thoja me veten time: “Sigurisht, në këtë vend nuk kanë frikë nga Perëndia; dhe do të më vrasin për shkak të gruas sime”.
亞巴郎答說:「我以為在這地方一定沒有人敬畏天主,人會為了我妻子的緣故殺害我。
12 Përveç kësaj ajo është në të vërtetë motra ime, bijë e babait tim, por jo bijë e nënës sime; dhe pastaj u bë gruaja ime.
何況她實在是我的妹妹,雖不是我母親的女兒,卻是我父親的女兒;後來做了我的妻子。
13 Dhe kur Perëndia më çoi të bredh larg shtëpisë së babait tim, unë i thashë: “Ky është favori që do të më bësh; kudo që të shkojmë, do të thuash për mua: Éshtë vëllai im””.
當天主叫我離開父家,在外飄流的時候,我對她說:我們無論到什麼地方,你要說我是你的哥哥,這就我是你待我的大恩。」
14 Atëherë Abimeleku mori dhentë, qetë, shërbyesit dhe shërbëtoret, dhe ia dha Abrahamit; dhe i kthehu gruan e tij Sara.
阿彼默肋客把些牛羊奴婢,送給了亞巴郎,也將他的妻子撒辣歸還了他;
15 Pastaj Abimeleku tha: “Ja, vendi im të qëndron përpara; qëndro aty ku të pëlqen”.
然後對他說:「看,我的土地盡在你面前,你願住在那裏,就住在那裏。」
16 Dhe Sarës i tha: “Ja, unë i dhashë vëllait tënd njëmijë copë argjendi; kjo do të shërbejë për të mbuluar fyerjen që të është bërë para të gjithë atyre që janë me ty; kështu je e përligjur para të gjithëve”.
繼而對撒辣說:「看,我給了你哥哥一千銀子,作為你在闔家人前的遮羞錢;這樣,各方面無可指摘。」
17 Atëherë Abrahami iu lut Perëndisë dhe Perëndia shëroi Abimelekun, gruan e tij dhe shërbyeset e saj, dhe ato mundën të pjellin.
亞巴郎懇求了天主,天主就醫好了阿彼默肋客,他的妻子和他的眾婢女,使她們都能生育,
18 Sepse Zoti e kishte shterpëzuar plotësisht tërë shtëpinë e Abimelekut, për shkak të Sarës, gruas së Abrahamit.
因為上主為了亞巴郎妻子撒辣的事,關閉了阿彼默肋客家中所有婦女的子宮。

< Zanafilla 20 >