< Galatasve 3 >

1 O Galatas të marrë! Kush ju ka yshtur që të mos i bindeni së vërtetës, ju, që para syve tuaj Jezu Krishti është përshkruar i kryqëzuar midis jush?
ܐܘ ܚܤܝܪܝ ܪܥܝܢܐ ܓܠܛܝܐ ܡܢܘ ܚܤܡ ܒܟܘܢ ܕܗܐ ܐܝܟ ܗܘ ܕܡܨܪ ܨܝܪ ܗܘܐ ܩܕܡ ܥܝܢܝܟܘܢ ܝܫܘܥ ܡܫܝܚܐ ܟܕ ܨܠܝܒ
2 Vetëm këtë dua të di nga ju: a e morët Frymën me anë të veprave të ligjit apo nëpërmjet dëgjimit të besimit?
ܗܕܐ ܒܠܚܘܕ ܨܒܐ ܐܢܐ ܕܐܕܥ ܡܢܟܘܢ ܡܢ ܥܒܕܐ ܕܢܡܘܤܐ ܢܤܒܬܘܢ ܪܘܚܐ ܐܘ ܡܢ ܫܡܥܐ ܕܗܝܡܢܘܬܐ
3 A jeni kaq të marrë sa që, mbasi nisët në Frymë, të përfundoni në mish?
ܗܟܢܐ ܤܟܠܝܢ ܐܢܬܘܢ ܕܫܪܝܬܘܢ ܒܪܘܚܐ ܘܗܫܐ ܒܒܤܪ ܡܫܠܡܝܢ ܐܢܬܘܢ
4 A thua hoqët kaq shumë gjëra më kot, nëse kanë qenë vërtetë më kot?
ܗܠܝܢ ܟܠܗܝܢ ܐܝܩܐ ܤܝܒܪܬܘܢ ܘܐܫܬܘܦ ܕܝܢ ܐܝܩܐ
5 Ai që ju jep juve Frymën, dhe kryen midis jush vepra të fuqishme, i bën me anë të veprave të ligjit apo me anë të predikimit të besimit?
ܗܘ ܗܟܝܠ ܕܝܗܒ ܒܟܘܢ ܪܘܚܐ ܘܤܥܪ ܒܟܘܢ ܚܝܠܐ ܡܢ ܥܒܕܐ ܕܢܡܘܤܐ ܐܘ ܡܢ ܫܡܥܐ ܕܗܝܡܢܘܬܐ
6 Kështu Abrahami “e besoi Perëndinë, dhe kjo iu numërua për drejtësi”;
ܐܝܟܢܐ ܕܗܝܡܢ ܐܒܪܗܡ ܠܐܠܗܐ ܘܐܬܚܫܒܬ ܠܗ ܠܙܕܝܩܘ
7 Ta dini, pra, se ata që janë nga besimi janë bij të Abrahamit.
ܕܥܘ ܗܟܝܠ ܕܐܝܠܝܢ ܕܡܢ ܗܝܡܢܘܬܐ ܐܢܘܢ ܗܢܘܢ ܐܢܘܢ ܒܢܝܐ ܕܐܒܪܗܡ
8 Dhe Shkrimi, duke parashikuar se Perëndia do t’i shfajësonte kombet me anë të besimit, ia dha më përpara Abrahamit lajmin e mirë: “Të gjitha kombet do të bekohen në ty”.
ܡܛܠ ܓܝܪ ܕܩܕܡ ܝܕܥ ܐܠܗܐ ܕܒܗܝܡܢܘܬܐ ܗܘ ܡܙܕܕܩܝܢ ܥܡܡܐ ܩܕܡ ܤܒܪ ܠܐܒܪܗܡ ܐܝܟ ܕܐܡܪ ܟܬܒܐ ܩܕܝܫܐ ܕܒܟ ܢܬܒܪܟܘܢ ܟܠܗܘܢ ܥܡܡܐ
9 Prandaj ata që themelohen mbi besimin bekohen bashkë me të besueshmin Abraham.
ܡܕܝܢ ܡܗܝܡܢܐ ܗܘ ܡܬܒܪܟܝܢ ܒܐܒܪܗܡ ܡܗܝܡܢܐ
10 Dhe të gjithë ata që themelohen mbi veprat e ligjit janë nën mallkim, sepse është shkruar: “I mallkuar është kushdo që nuk qëndron në të gjitha ato që shkruhen në librin e ligjit për t’i praktikuar”.
ܐܝܠܝܢ ܓܝܪ ܕܡܢ ܥܒܕܐ ܐܢܘܢ ܕܢܡܘܤܐ ܬܚܝܬ ܠܘܛܬܐ ܐܢܘܢ ܟܬܝܒ ܓܝܪ ܕܠܝܛ ܗܘ ܟܠܡܢ ܕܠܐ ܢܥܒܕ ܟܠ ܕܟܬܝܒ ܒܢܡܘܤܐ ܗܢܐ
11 Sepse me anë të ligjit askush nuk shfajësohet përpara Perëndisë, sepse: “I drejti do të rrojë me anë të besimit”.
ܕܠܐ ܕܝܢ ܡܙܕܕܩ ܐܢܫ ܒܢܡܘܤܐ ܠܘܬ ܐܠܗܐ ܗܕܐ ܓܠܝܐ ܗܝ ܡܛܠ ܕܟܬܝܒ ܕܙܕܝܩܐ ܒܗܝܡܢܘܬܐ ܢܚܐ
12 Dhe ligji nuk është nga besimi, por “njeriu që do t’i bëjë ato, do të rrojë me anë të tyre”.
ܢܡܘܤܐ ܕܝܢ ܠܐ ܗܘܐ ܡܢ ܗܝܡܢܘܬܐ ܐܠܐ ܡܢ ܕܢܥܒܕ ܐܝܠܝܢ ܕܟܬܝܒܢ ܒܗ ܢܚܐ ܒܗܝܢ
13 Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne (duke qenë se është shkruar: “I mallkuar është kushdo që varet në dru”),
ܠܢ ܕܝܢ ܡܫܝܚܐ ܙܒܢܢ ܡܢ ܠܘܛܬܐ ܕܢܡܘܤܐ ܘܗܘ ܗܘܐ ܚܠܦܝܢ ܠܘܛܬܐ ܟܬܝܒ ܓܝܪ ܕܠܝܛ ܗܘ ܟܠܡܢ ܕܡܬܬܠܐ ܒܩܝܤܐ
14 që bekimi i Abrahamit t’u vijë johebrenjve me anë të Jezu Krishtit, që ne të marrim premtimin e Frymës me anë të besimit.
ܕܒܥܡܡܐ ܬܗܘܐ ܒܘܪܟܬܗ ܕܐܒܪܗܡ ܒܝܫܘܥ ܡܫܝܚܐ ܘܚܢܢ ܢܤܒ ܫܘܘܕܝܐ ܕܪܘܚܐ ܒܗܝܡܢܘܬܐ
15 O vëllezër, po ju flas në mënyrën e njerëzve: në qoftë se një besëlidhje është aprovuar, edhe pse është besëlidhje njeriu, askush nuk e zhvleftëson as nuk i shton gjë.
ܐܚܝ ܐܝܟ ܕܒܝܬ ܒܢܝܢܫܐ ܐܡܪ ܐܢܐ ܕܕܝܬܩܐ ܕܒܪܢܫܐ ܕܐܫܬܪܪܬ ܐܢܫ ܠܐ ܡܤܠܐ ܐܘ ܡܫܚܠܦ ܒܗ ܡܕܡ
16 Dhe premtimet iu bënë Abrahamit dhe pasardhjes së tij. Shkrimi nuk thotë: “Edhe pasardhësve” si të ishin shumë, por të një të vetme: “Dhe pasardhjes sate”, pra Krishti.
ܠܐܒܪܗܡ ܕܝܢ ܐܬܡܠܟ ܡܘܠܟܢܐ ܘܠܙܪܥܗ ܘܠܐ ܐܡܪ ܠܗ ܕܠܙܪܥܝܟ ܐܝܟ ܕܠܤܓܝܐܐ ܐܠܐ ܠܙܪܥܟ ܐܝܟ ܕܠܚܕ ܗܘ ܕܐܝܬܘܗܝ ܡܫܝܚܐ
17 Dhe unë them këtë: ligji, që erdhi katërqind e tridhjetë vjet më pas, nuk e zhvleftëson besëlidhjen e aprovuar më parë nga ana e Perëndisë në Krishtin, në mënyrë që të prishë premtimin.
ܗܕܐ ܕܝܢ ܐܡܪ ܐܢܐ ܕܕܝܬܩܐ ܕܡܢ ܩܕܝܡ ܐܫܬܪܪܬ ܡܢ ܐܠܗܐ ܒܡܫܝܚܐ ܢܡܘܤܐ ܗܘ ܕܗܘܐ ܡܢ ܒܬܪ ܐܪܒܥ ܡܐܐ ܘܬܠܬܝܢ ܫܢܝܢ ܠܐ ܡܫܟܚ ܕܢܤܠܝܗ ܘܢܒܛܠ ܡܘܠܟܢܐ
18 Sepse, në qoftë se trashëgimi është nga ligji, nuk është më nga premtimi. Por Perëndia ia fali atë Abrahamit me anë të premtimit.
ܐܢ ܕܝܢ ܡܢ ܢܡܘܤܐ ܗܝ ܝܪܬܘܬܐ ܡܟܝܠ ܠܐ ܗܘܬ ܡܢ ܡܘܠܟܢܐ ܠܐܒܪܗܡ ܕܝܢ ܒܡܘܠܟܢܐ ܗܘ ܝܗܒ ܠܗ ܐܠܗܐ
19 Atëherë, pse u dha ligji? Ai u shtua për shkak të shkeljeve, deri sa të vinte pasardhja së cilës i qe bërë premtimi; dhe ky ligj u shpall nëpërmjet engjëjve, me anë të një ndërmjetësi.
ܡܢܐ ܗܟܝܠ ܢܡܘܤܐ ܡܛܠ ܡܤܛܝܢܘܬܐ ܐܬܬܘܤܦ ܥܕܡܐ ܕܢܐܬܐ ܙܪܥܐ ܗܘ ܕܠܗ ܗܘܐ ܫܘܘܕܝܐ ܘܐܬܝܗܒ ܗܘ ܢܡܘܤܐ ܒܝܕ ܡܠܐܟܐ ܒܐܝܕܐ ܕܡܨܥܝܐ
20 Dhe ndërmjetësi nuk është ndërmjetës i një ane të vetme, kurse Perëndia është një.
ܡܨܥܝܐ ܕܝܢ ܠܐ ܗܘܐ ܕܚܕ ܐܠܗܐ ܕܝܢ ܚܕ ܗܘ
21 A thua atëherë ligji është kundër premtimeve të Perëndisë? Kurrsesi jo! Sepse po të ishte dhënë një ligj që mund të jepte jetë, drejtësia do të ishte me të vërtetë prej ligjit.
ܢܡܘܤܐ ܗܟܝܠ ܤܩܘܒܠܐ ܗܘ ܕܡܘܠܟܢܐ ܕܐܠܗܐ ܚܤ ܐܠܘ ܓܝܪ ܐܬܝܗܒ ܗܘܐ ܢܡܘܤܐ ܐܝܢܐ ܕܡܫܟܚ ܗܘܐ ܠܡܚܝܘ ܫܪܝܪܐܝܬ ܡܢ ܢܡܘܤܐ ܗܘܝܐ ܗܘܬ ܙܕܝܩܘܬܐ
22 Por Shkrimi i mbylli të gjitha gjërat nën mëkatin, që t’u jepej besimtarëve premtimi nëpërmjet besimit të Jezu Krishtit.
ܐܠܐ ܚܒܫ ܟܬܒܐ ܟܠܡܕܡ ܬܚܝܬ ܚܛܝܬܐ ܕܡܘܠܟܢܐ ܒܗܝܡܢܘܬܐ ܕܝܫܘܥ ܡܫܝܚܐ ܢܬܝܗܒ ܠܐܝܠܝܢ ܕܡܗܝܡܢܝܢ
23 Dhe, para se të vinte besimi, ne ruheshim nën ligjin, si të mbyllur, duke pritur besimin që duhej të zbulohej.
ܥܕܠܐ ܕܝܢ ܬܐܬܐ ܗܝܡܢܘܬܐ ܢܡܘܤܐ ܢܛܪ ܗܘܐ ܠܢ ܟܕ ܚܒܝܫܝܢܢ ܠܗܝܡܢܘܬܐ ܕܥܬܝܕܐ ܗܘܬ ܠܡܬܓܠܝܘ
24 Kështu ligji qe mësuesi ynë për te Krishti, që ne të shfajësohemi me anë të besimit.
ܢܡܘܤܐ ܗܟܝܠ ܬܪܐܐ ܗܘܐ ܠܢ ܠܘܬ ܡܫܝܚܐ ܕܡܢ ܗܝܡܢܘܬܐ ܢܙܕܕܩ
25 Por, mbasi besimi erdhi, ne nuk jemi më nën ndonjë mësues,
ܟܕ ܐܬܬ ܕܝܢ ܗܝܡܢܘܬܐ ܠܐ ܗܘܝܢ ܬܚܝܬ ܬܪܐܐ
26 sepse të gjithë ju jeni bij të Perëndisë me anë të besimit te Jezu Krishti.
ܟܠܟܘܢ ܓܝܪ ܒܢܝܐ ܐܢܬܘܢ ܕܐܠܗܐ ܒܗܝܡܢܘܬܐ ܕܝܫܘܥ ܡܫܝܚܐ
27 Sepse të gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin, Krishtin keni veshur.
ܐܝܠܝܢ ܓܝܪ ܕܒܡܫܝܚܐ ܥܡܕܬܘܢ ܠܡܫܝܚܐ ܠܒܫܬܘܢ
28 Nuk ka as Jude, as Grek, nuk ka as skllav as të lirë, nuk ka as mashkull as femër, sepse të gjithë jeni një në Jezu Krishtin.
ܠܝܬ ܝܗܘܕܝܐ ܘܠܐ ܐܪܡܝܐ ܠܝܬ ܥܒܕܐ ܘܠܐ ܒܪ ܚܐܪܐ ܠܝܬ ܕܟܪܐ ܘܠܐ ܢܩܒܬܐ ܟܠܟܘܢ ܓܝܪ ܚܕ ܐܢܬܘܢ ܒܝܫܘܥ ܡܫܝܚܐ
29 Dhe, në qoftë se jeni të Krishtit, jeni pra pasardhja e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit.
ܘܐܢ ܕܡܫܝܚܐ ܐܢܬܘܢ ܡܟܝܠ ܙܪܥܗ ܐܢܬܘܢ ܕܐܒܪܗܡ ܘܝܪܬܐ ܒܡܘܠܟܢܐ

< Galatasve 3 >