< Ezekieli 5 >

1 “Ti, bir njeriu, merr një brisk të mprehur dhe përdore si një brisk berberi, duke bërë të kalojë mbi kokën tënde dhe mbi mjekrën tënde; pastaj do të marrësh një peshore dhe do ti ndash qimet në tri pjesë.
“人子啊,你要拿一把快刀,当作剃头刀,用这刀剃你的头发和你的胡须,用天平将须发平分。
2 Do të djegësh një të tretën e tyre në zjarr në mes të qytetit në mbarim të ditëve të rrethimit. Pastaj do të marrësh një të tretë të tyre dhe do ta godasësh rreth e qark me shpatë; edhe një të tretë të tyre do ta shpërndash sipas erës; prapa tyre unë do të zhvesh shpatën.
围困城的日子满了,你要将三分之一在城中用火焚烧,将三分之一在城的四围用刀砍碎,将三分之一任风吹散;我也要拔刀追赶。
3 Do të marrësh gjithashtu një numër të vogël qimesh dhe do t’i lidhësh në cepat e rrobave të tua.
你要从其中取几根包在衣襟里,
4 Nga këto do të marrësh akoma disa dhe do t’i hedhësh në mes të zjarrit, dhe do t’i djegësh në zjarr; andej do të dalë një zjarr kundër tërë shtëpisë së Izraelit.
再从这几根中取些扔在火中焚烧,从里面必有火出来烧入以色列全家。
5 Kështu thotë Zoti, Zoti: “Ky është Jeruzalemi. Unë e kisha vendosur në mes të kombeve dhe të vendeve të tjera që kishte përreth.
主耶和华如此说:这就是耶路撒冷。我曾将她安置在列邦之中;列国都在她的四围。
6 Ai u rebelua kundër ligjeve të mia për të kryer paudhësi më tepër se kombet që e rrethojnë dhe kundër statuteve të mia më tepër se vendet që e rrethojnë. Po, ata i kanë përçmuar ligjet e mia dhe nuk kanë ecur sipas statuteve të mia”.
她行恶,违背我的典章,过于列国;干犯我的律例,过于四围的列邦,因为她弃掉我的典章。至于我的律例,她并没有遵行。
7 Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: “Duke qenë se ju keni qenë më të pabindur se kombet që ju rrethojnë, nuk keni ecur sipas statuteve të mia dhe nuk keni zbatuar ligjet e mia dhe as nuk keni vepruar sipas ligjeve të kombeve që ju rrethojnë”.
所以主耶和华如此说:因为你们纷争过于四围的列国,也不遵行我的律例,不谨守我的典章,并以遵从四围列国的恶规尚不满意,
8 Kështu thotë Zoti, Zoti: “Ja, unë, unë vetë, jam kundër teje, dhe do t’i zbatoj në mes teje vendimet e mia para kombeve;
所以主耶和华如此说:看哪,我与你反对,必在列国的眼前,在你中间,施行审判;
9 dhe do të bëj në mes teje atë që nuk kam bërë kurrë dhe që nuk do ta bëj kurrë më, për shkak të të gjitha neverive të tua.
并且因你一切可憎的事,我要在你中间行我所未曾行的,以后我也不再照着行。
10 Prandaj në mes teje etërit do të hanë bijtë e tyre dhe bijtë do të hanë etërit e tyre; do të zbatoj gjykimet e mia mbi ty dhe do të shpërndaj në të gjitha erërat gjithçka që do të mbetet prej teje.
在你中间父亲要吃儿子,儿子要吃父亲。我必向你施行审判,我必将你所剩下的分散四方。”
11 Prandaj ashtu siç është e vërtetë që unë rroj”, thotë Zoti, Zoti, “sepse ti ke ndotur shenjtëroren time me të gjitha ndyrësirat e tua dhe neveritë e tua, do të të heq favorin tim, syri im nuk do të ketë asnjë mëshirë dhe nuk do të kem asnjë dhembshuri.
主耶和华说:“我指着我的永生起誓,因你用一切可憎的物、可厌的事玷污了我的圣所,故此,我定要使你人数减少,我眼必不顾惜你,也不可怜你。
12 Një e treta prej teje do të vdesë nga murtaja dhe do të konsumohet nga uria që mbretëron në mes tënd; një e tretë do të bjerë nga shpata rreth teje dhe unë do ta shpërndaj në të gjitha erërat pjesën e tretë, dhe do të zhvesh shpatën kundër tyre.
你的民三分之一必遭瘟疫而死,在你中间必因饥荒消灭;三分之一必在你四围倒在刀下;我必将三分之一分散四方,并要拔刀追赶他们。
13 Kështu unë do të shfryj zemërimin tim dhe do të kënaq mbi ta tërbimin tim dhe do të jem i qetë. Atëherë ata do të mësojnë që unë, Zoti fola në xhelozinë time, kur do të shfryj mbi ta tërbimin tim.
“我要这样成就怒中所定的;我向他们发的忿怒止息了,自己就得着安慰。我在他们身上成就怒中所定的那时,他们就知道我—耶和华所说的是出于热心;
14 Përveç kësaj do të bëj që ti të bëhesh nje shkreti dhe një turp midis kombeve që të rrethojnë, para syve të të gjithë kalimtarëve.
并且我必使你在四围的列国中,在经过的众人眼前,成了荒凉和羞辱。
15 Dhe kjo do të jetë një turp, një objekt talljeje, një mësim dhe një objekt habije për kombet që të rrethojnë, kur do të zbatojë mbi ty gjykimet e mia me zemërim, me tërbim dhe me ndëshkime me indinjatë. Unë Zoti, kam folur.
这样,我必以怒气和忿怒,并烈怒的责备,向你施行审判。那时,你就在四围的列国中成为羞辱、讥刺、警戒、惊骇。这是我—耶和华说的。
16 Kur do të hedh kundër tyre shigjetat e tmerrshme të urisë, që sjellin shkatërrim dhe që unë do të dërgoj për t’ju shkatërruar, do ta bëj edhe më të rëndë urinë tuaj dhe do t’ju heq bazën e bukës.
那时,我要将灭人、使人饥荒的恶箭,就是射去灭人的,射在你们身上,并要加增你们的饥荒,断绝你们所倚靠的粮食;
17 Kështu do të dërgoj kundër jush urinë dhe kafshë të këqija që do të të lënë pa fëmijë. Murtaja dhe masakra do të kalojnë në mes teje dhe do të bëj që shpata të vijë mbi ty. Unë, Zoti, kam folur””.
又要使饥荒和恶兽到你那里,叫你丧子,瘟疫和流血的事也必盛行在你那里;我也要使刀剑临到你。这是我—耶和华说的。”

< Ezekieli 5 >