< Ezekieli 37 >

1 Dora e Zotit u ndodh mbi mua, më çoi jashtë në Frymën e Zotit, dhe më lëshoi në mes të një lugine që ishte plot me kocka.
耶和華的靈降在我身上。耶和華藉他的靈帶我出去,將我放在平原中;這平原遍滿骸骨。
2 Pastaj më bëri të kaloj afër tyre, rreth e qark; dhe ja, ishin në sasi të madhe mbi sipërfaqen e luginës; dhe ja, ishin shumë të thata.
他使我從骸骨的四圍經過,誰知在平原的骸骨甚多,而且極其枯乾。
3 Më tha: “Bir njeriu, a mund të rijetojnë këto kocka?”. Unë u përgjigja: “O Zot, o Zot, ti e di”.
他對我說:「人子啊,這些骸骨能復活嗎?」我說:「主耶和華啊,你是知道的。」
4 Më tha akoma: “Profetizo këtyre kockave dhe u thuaj atyre: Kocka të thata, dëgjoni fjalën e Zotit.
他又對我說:「你向這些骸骨發預言說:枯乾的骸骨啊,要聽耶和華的話。
5 Kështu ju thotë Zoti, Zoti, këtyre kockave: Ja, unë po fus te ju frymën dhe ju do të rijetoni.
主耶和華對這些骸骨如此說:『我必使氣息進入你們裏面,你們就要活了。
6 Do të vë mbi ju mishin, do t’ju mbuloj me lëkurë dhe do të shtie te ju frymën, dhe do të jetoni; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti”.
我必給你們加上筋,使你們長肉,又將皮遮蔽你們,使氣息進入你們裏面,你們就要活了;你們便知道我是耶和華。』」
7 Profetizova ashtu si më ishte urdhëruar; ndërsa profetizoja, pati një zhurmë; dhe ja një tronditje; pastaj kockat iu afruan njëra tjetrës.
於是,我遵命說預言。正說預言的時候,不料,有響聲,有地震;骨與骨互相聯絡。
8 Ndërsa po shikoja, ja ku u rritën mbi ta dejet dhe mishi, që lëkura i mbuloi; por fryma nuk ishte tek ato.
我觀看,見骸骨上有筋,也長了肉,又有皮遮蔽其上,只是還沒有氣息。
9 Atëherë ai më tha: “Profetizoji frymës, profetizo bir njeriu dhe i thuaj frymës: Kështu thotë Zoti, Zoti: Frymë, eja nga të katër erërat dhe fryj mbi këta të vrarë, që të jetojnë”.
主對我說:「人子啊,你要發預言,向風發預言,說主耶和華如此說:氣息啊,要從四方而來,吹在這些被殺的人身上,使他們活了。」
10 Kështu profetizova, si më kishte urdhëruar dhe shpirti hyri në to, dhe u kthyen në jetë dhe u ngritën më këmbë; ishte një ushtri e madhe, shumë e madhe.
於是我遵命說預言,氣息就進入骸骨,骸骨便活了,並且站起來,成為極大的軍隊。
11 Pastaj më tha: “Bir njeriu, këto kocka janë gjithë shtëpia e Izraelit. Ja, ato thonë: “Kockat tona janë të thata, shpresa jonë është zhdukur dhe ne jemi të humbur”.
主對我說:「人子啊,這些骸骨就是以色列全家。他們說:『我們的骨頭枯乾了,我們的指望失去了,我們滅絕淨盡了。』
12 Prandaj profetizo dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të hap varret tuaja, do t’ju bëj të dilni nga varret tuaja, o populli im, do t’ju çoj përsëri në vendin e Izraelit.
所以你要發預言對他們說,主耶和華如此說:『我的民哪,我必開你們的墳墓,使你們從墳墓中出來,領你們進入以色列地。
13 Do të pranoni që unë jam Zoti, kur të hap varret tuaja dhe t’ju bëj të dilni nga varret tuaja, o populli im.
我的民哪,我開你們的墳墓,使你們從墳墓中出來,你們就知道我是耶和華。
14 Do të shtie te ju Frymën tim dhe ju do të jetoni, dhe do t’ju çoj në tokën tuaj; atëherë do të pranoni që unë, Zoti, fola dhe e kam kryer këtë gjë”, thotë Zoti.
我必將我的靈放在你們裏面,你們就要活了。我將你們安置在本地,你們就知道我-耶和華如此說,也如此成就了。這是耶和華說的。』」
15 Fjala e Zotit m’u drejtua përsëri, duke thënë:
耶和華的話又臨到我說:
16 “Ti, bir njeriu, merr një copë dru dhe mbi të shkruaj: “Për Judën dhe për bijtë e Izraelit, shokë të tij”. Pastaj merr një copë tjetër dru dhe shkruaj mbi të: “Për Jozefin, bastun i Efraimit dhe i tërë shtëpisë së Izraelit, shokë të tij”.
「人子啊,你要取一根木杖,在其上寫『為猶大和他的同伴以色列人』;又取一根木杖,在其上寫『為約瑟,就是為以法蓮,又為他的同伴以色列全家』。
17 Afroi pastaj njeri te tjetri në një dru të vetëm, me qëllim që të bëhen një gjë e vetme në dorën tënde.
你要使這兩根木杖接連為一,在你手中成為一根。
18 Kur bijtë e popullit tënd do të të flasin, duke thënë: “A do të na shpjegosh ç’kuptim kanë këto gjëra për ty?”,
你本國的子民問你說:『這是甚麼意思?你不指示我們嗎?』
19 ti do t’u thuash atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të marr drurin e Jozefit, që është në dorë të Efraimit, dhe fiset e Izraelit që janë shokë të tij, dhe do t’i bashkoj me këtë, domethënë me drurin e Judës, për ta bërë një dru të vetëm; kështu ata do të bëhen një gjë e vetme në dorën time.
你就對他們說:『主耶和華如此說:我要將約瑟和他同伴以色列支派的杖,就是那在以法蓮手中的,與猶大的杖一同接連為一,在我手中成為一根。』
20 Mbaj në dorën tënde para syve të tyre drurët mbi të cilët ke shkruar,
你所寫的那兩根杖要在他們眼前拿在手中,
21 dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të marr bijtë e Izraelit nga kombet ndër të cilët kanë vajtuar, do t’i mbledh nga çdo anë dhe do t’i çoj përsëri në vendin e tyre,
要對他們說,主耶和華如此說:我要將以色列人從他們所到的各國收取,又從四圍聚集他們,引導他們歸回本地。
22 dhe do të bëj një komb të vetëm prej tyre në vend, në malet e Izraelit; një mbret i vetëm do të mbretërojë mbi të gjithë ata; nuk do të jenë më dy kombe, as do të ndahen më në dy mbretëri.
我要使他們在那地,在以色列山上成為一國,有一王作他們眾民的王。他們不再為二國,決不再分為二國;
23 Nuk do të ndoten më me idhujt e tyre, me veprimet e tyre të neveritshme dhe me gjithë shkeljet e tyre; do t’i çliroj nga të gjitha vendet ku kanë banuar dhe ku kanë kryer mëkate, dhe do t’i pastroj; kështu do të jenë populli im dhe unë do të jem Perëndia i tyre.
也不再因偶像和可憎的物,並一切的罪過玷污自己。我卻要救他們出離一切的住處,就是他們犯罪的地方;我要潔淨他們,如此,他們要作我的子民,我要作他們的上帝。
24 Shërbëtori im David do të jetë mbret mbi ta dhe do të ketë një bari të vetëm për të gjithë; ata do të ecin sipas dekreteve të mia, do të respektojnë statutet e mia dhe do t’i zbatojnë në praktikë.
「我的僕人大衛必作他們的王;眾民必歸一個牧人。他們必順從我的典章,謹守遵行我的律例。
25 Dhe do të banojnë në vendin që i dhashë shërbëtorit tim Jakob, atje ku banuan etërit tuaj. Do të banojnë aty ata, bijtë e tyre dhe bijtë e bijve të tyre për jetë dhe shërbëtori im David do të jetë princi i tyre përjetë.
他們必住在我賜給我僕人雅各的地上,就是你們列祖所住之地。他們和他們的子孫,並子孫的子孫,都永遠住在那裏。我的僕人大衛必作他們的王,直到永遠。
26 Do të lidh me ta një besëlidhje paqeje; do të jetë një besëlidhje e përjetshme me ta; do t’i bëj të qëndrueshëm, do t’i shumoj dhe do të vë shenjtëroren time në mes tyre përjetë.
並且我要與他們立平安的約,作為永約。我也要將他們安置在本地,使他們的人數增多,又在他們中間設立我的聖所,直到永遠。
27 Banesa ime do të jetë pranë tyre; po, po unë do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im.
我的居所必在他們中間;我要作他們的上帝,他們要作我的子民。
28 Edhe kombet do të pranojnë që unë, Zoti, e shenjtëroj Izraelin, kur shenjtërorja ime të jetë në mes tyre përjetë”.
我的聖所在以色列人中間直到永遠,外邦人就必知道我是叫以色列成為聖的耶和華。」

< Ezekieli 37 >