< Ezekieli 32 >

1 Në vitin e dymbëdhjetë, në muajin e dymbëdhjetë, ditën e parë të muajit, ndodhi që fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:
十二年十二月初一日,耶和华的话临到我说:
2 “Bir njeriu, nis një vajtim për Faraonin, mbretin e Egjiptit, dhe i thuaj: Ti i ngjason një luani të vogël midis kombeve; ishe si një dragua në dete dhe hidheshe në lumenjtë e tu, duke i trazuar ujrat me këmbët e tua dhe duke i turbulluar lumenjtë”.
“人子啊,你要为埃及王法老作哀歌,说: 从前你在列国中,如同少壮狮子; 现在你却像海中的大鱼。 你冲出江河, 用爪搅动诸水, 使江河浑浊。
3 Kështu thotë Zoti, Zoti: “Do të shtrij mbi ty rrjetën time me një kuvend të shumë popujve që do të ngrenë lart me rrjetën time.
主耶和华如此说: 我必用多国的人民, 将我的网撒在你身上, 把你拉上来。
4 Pastaj do të braktis mbi tokë dhe do të të hedh në fushë të hapur, do të bëj që të ulen mbi ty të gjitha shpendët e qiellit dhe do t’i ngop me ty kafshët e gjithë dheut.
我必将你丢在地上, 抛在田野, 使空中的飞鸟都落在你身上, 使遍地的野兽吃你得饱。
5 Do ta hedh mishin tënd mbi male dhe do t’i mbush luginat me togun e skeletit tënd.
我必将你的肉丢在山间, 用你高大的尸首填满山谷。
6 Do t’i jap gjithashtu tokës të pijë nga rrjedha e gjakut tënd, deri te malet, dhe shtretërit e lumenjve do të mbushen me ty.
我又必用你的血浇灌你所游泳之地, 漫过山顶; 河道都必充满。
7 Kur të të shuaj, do t’i mbuloj qiejt dhe do t’i errësoj yjet, do ta zë diellin me një re dhe hëna nuk do të japë më dritën e saj.
我将你扑灭的时候, 要把天遮蔽, 使众星昏暗, 以密云遮掩太阳, 月亮也不放光。
8 Mbi ty do të errësoj të gjithë ndriçuesit e shkëlqyer në qiell dhe do të dërgoj terrin në vendin tënd”, thotë Zoti, Zoti.
我必使天上的亮光都在你以上变为昏暗, 使你的地上黑暗。 这是主耶和华说的。
9 “Do të pikëlloj zemrën e shumë popujve, kur të bëj që të vijë shkatërrimi yt midis kombeve, në vende që ti nuk i njeh.
“我使你败亡的风声传到你所不认识的各国。那时,我必使多民的心因你愁烦。
10 Do të bëj që shumë popuj të çuditen me ty dhe mbretërit e tyre do t’i pushtojë një tmerr i madh për shkakun tënd, kur të vringëllij shpatën time para tyre; secili prej tyre do të dridhet në çdo çast për jetën e tij, ditën e rënies sate”.
我在许多国民和君王面前向你抡我的刀,国民就必因你惊奇,君王也必因你极其恐慌。在你仆倒的日子,他们各人为自己的性命时刻战兢。”
11 Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: “Shpata e mbretit të Babilonisë do të bjerë mbi ty.
主耶和华如此说:“巴比伦王的刀必临到你。
12 Do të bëj që turma jote të rrëzohet nga shpata e burrave të fuqishëm, që janë më të tmerrshmit ndër kombet; ata do të shkatërrojnë krenarinë e Egjiptit dhe gjithë turmat e tij do të asgjësohen.
我必借勇士的刀使你的众民仆倒;这勇士都是列国中强暴的。 他们必使埃及的骄傲归于无有; 埃及的众民必被灭绝。
13 Do të bëj që të ngordhë krejt gjëja e gjallë e tij mbi brigjet e ujrave të mëdha, që nuk do të turbullohen më nga këmba e njeriut, as thundra e kafshëve nuk do t’i turbullojë.
我必从埃及多水旁除灭所有的走兽; 人脚兽蹄必不再搅浑这水。
14 Atëherë do t’i lë të qetësohen ujrat e tyre dhe do të bëj që lumenjtë e tyre të rrjedhin si vaj”, thotë Zoti, Zoti.
那时,我必使埃及河澄清, 江河像油缓流。 这是主耶和华说的。
15 “Kur do ta kem bërë të shkretë vendin e Egjiptit dhe vendi të jetë zhveshur nga çdo gjë që kishte, kur do të kem goditur gjithë banorët e tij, atëherë do të pranojnë se unë jam Zoti.
我使埃及地变为荒废凄凉; 这地缺少从前所充满的, 又击杀其中一切的居民。 那时,他们就知道我是耶和华。
16 Ky është një vajtim që do të ngrenë për të, do ta ngrenë për bijat e kombeve; do ta ngrenë për Egjiptin dhe gjithë turmat e tij”, thotë Zoti, Zoti.
“人必用这哀歌去哀哭,列国的女子为埃及和她的群众也必以此悲哀。这是主耶和华说的。”
17 Vitin e dymbëdhjetë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit, ndodhi që fjala e Zotit mu drejtua, duke thënë:
十二年十二月十五日,耶和华的话临到我说:
18 “Bir njeriu, merrja një vajtimi për turmën e Egjiptit dhe zbrite në thellësinë e tokës, atë dhe bijat e kombeve të famshëm, që bashkë me ata zbresin në gropë.
“人子啊,你要为埃及群众哀号,又要将埃及和有名之国的女子,并下坑的人,一同扔到阴府去。
19 Vallë kujt ia kalon nga bukuria? Zbrit dhe zër vend midis atyre që nuk janë rrethprerë.
你埃及的美丽胜过谁呢? 你下去与未受割礼的人一同躺卧吧!
20 Ata do të bien në mes të atyre që janë vrarë nga shpata. Ai i është dorëzuar shpatës; e tërheqin me gjithë turmat e tij.
他们必在被杀的人中仆到。她被交给刀剑,要把她和她的群众拉去。
21 Trimat më të fortë, bashkë me ata që e ndihmonin, do t’i flasin në mes të Sheolit: “Kanë zbritur dhe kanë zënë vend bashkë me ata që nuk janë rrethprerë, bashkë me ata që i ka shpuar shpata?”. (Sheol h7585)
强盛的勇士要在阴间对埃及王和帮助他的说话;他们是未受割礼被杀的人,已经下去,躺卧不动。 (Sheol h7585)
22 Atje është Asiria me gjithë turmën e saj, me varret e saj përreth; janë të gjithë të vrarë, të rënë nga shpata.
“亚述和她的众民都在那里,她民的坟墓在她四围;他们都是被杀倒在刀下的。
23 Varret e tyre janë vendosur në thellësinë e gropës dhe turma e saj është rreth varrit të tij; të gjithë janë të vrarë nga shpata, ata që përhapin tmerrin mbi dheun e të gjallëve.
他们的坟墓在坑中极深之处。她的众民在她坟墓的四围,都是被杀倒在刀下的;他们曾在活人之地使人惊恐。
24 Atje është Elami me gjithë turmën e tij rreth varrit të tij; janë të gjithë të vrarë, të rrëzuar nga shpata, që kanë zbritur pa u rrethprerë në thellësi të tokës, ata që përhapnin tmerr mbi dheun e të gjallëve; tani ata mbajnë turpin e tyre me ata që zbresin në gropë.
“以拦也在那里,她的群众在她坟墓的四围,都是被杀倒在刀下、未受割礼而下阴府的;他们曾在活人之地使人惊恐,并且与下坑的人一同担当羞辱。
25 Kanë vënë shtratin e tij në mes të të vrarëve me gjithë turmën e tij, me varret e tyre rreth tij; të gjithë nuk janë rrethprerë, janë shpuar nga shpata, sepse kishin përhapur tmerrin mbi dheun e të gjallëve; por tani e mbajnë turpin e tyre me ata që zbresin në gropë; janë vendosur në mes të të vrarëve.
人给她和她的群众在被杀的人中设立床榻。她民的坟墓在她四围,他们都是未受割礼被刀杀的;他们曾在活人之地使人惊恐,并且与下坑的人一同担当羞辱。以拦已经放在被杀的人中。
26 Atje është Mesheku, Tubali, dhe tërë turma e tyre, me varret e tyre rreth tij; të gjithë nuk janë rrethprerë, janë shpuar nga shpata, sepse përhapin tmerrin mbi dheun e të gjallëve.
“米设、土巴,和她们的群众都在那里。她民的坟墓在她四围,他们都是未受割礼被刀杀的;他们曾在活人之地使人惊恐。
27 Nuk rrijnë me heronjtë e rënë të atyre që nuk janë rrethprerë, që kanë zbritur në Sheol me armët e tyre të luftës dhe që shpatat e tyre janë vënë nën kokat e tyre; por ndëshkimi i paudhësive të tyre do t’u ngjitet kockave të tyre, megjithëse tmerri i këtyre trimave ishte i madh mbi dheun e të gjallëve. (Sheol h7585)
他们不得与那未受割礼仆倒的勇士一同躺卧;这些勇士带着兵器下阴间,头枕刀剑,骨头上有本身的罪孽;他们曾在活人之地使勇士惊恐。 (Sheol h7585)
28 Po, ti do të copëtohesh në mes të atyre që nuk janë rrethprerë dhe do të qëndrosh bashkë me ata që janë shpuar nga shpata.
“法老啊,你必在未受割礼的人中败坏,与那些被杀的人一同躺卧。
29 Atje është Edomi, me të gjithë mbretërit e tij dhe me të tërë princat e tij, të cilët, megjithë trimërinë e tyre, janë vendosur bashkë me ata që janë shpuar nga shpata. Edhe këta rrinë bashkë me ata që nuk janë rrethprerë dhe me ata që zbresin në gropë.
“以东也在那里。她君王和一切首领虽然仗着势力,还是放在被杀的人中;他们必与未受割礼的和下坑的人一同躺卧。
30 Atje janë tërë princat e veriut dhe tërë Sidonasit që kanë zbritur bashkë me ata që janë shpuar të hutuar për shkak të tmerrit që u kallnin me fuqitë e tyre. Qëndrojnë të parrethprerë bashkë me ata që janë shpuar nga shpata dhe mbajnë turpin e tyre bashkë me ata që zbresin në gropë.
“在那里有北方的众王子和一切西顿人,都与被杀的人下去。他们虽然仗着势力使人惊恐,还是蒙羞。他们未受割礼,和被刀杀的一同躺卧,与下坑的人一同担当羞辱。
31 Faraoni do t’i shohë dhe do të ngushëllohet për të gjithë turmën e tij; Faraoni dhe tërë ushtria e tij do të shpohen nga shpata”, thotë Zoti, Zoti.
“法老看见他们,便为他被杀的军队受安慰。这是主耶和华说的。
32 “Ndonëse e lashë të përhapë tmerrin e tij mbi dheun e të gjallëve, Faraoni me gjithë turmën e tij, do të vihet të qëndrojë në mes të atyre që nuk janë rrethprerë, me ata që janë shpuar nga shpata”, thotë Zoti, Zoti.
我任凭法老在活人之地使人惊恐,法老和他的群众必放在未受割礼和被杀的人中。这是主耶和华说的。”

< Ezekieli 32 >