< Ezekieli 14 >

1 Pastaj erdhën tek unë disa pleq të Izraelit dhe u ulën para meje.
Now certain men of the elders of Israel came to me, and sat before me.
2 Atëherë fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:
And the word of Jehovah came to me, saying:
3 “Bir njeriu, këta njerëz kanë ngritur idhujt e tyre në zemrën e tyre dhe kanë vënë para tyre pengesën që i bën të bien në paudhësi. A do ta lë veten të konsultohem prej tyre?
Son of man, these men have set up their idols in their heart, and have put the stumbling-block of their iniquity before their face; shall I hear them when they inquire of me?
4 Prandaj folu dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Cilido qoftë nga shtëpia e Izraelit që i ngre idhujt e tij në zemrën e tij, dhe vë para vetes pengesën që e bën të bjerë në paudhësi dhe pastaj vjen te profeti, do t’i përgjigjem unë, Zoti, lidhur me këtë, sipas morisë së idhujve të tij,
Therefore speak with them, and say to them, Thus saith the Lord Jehovah: Every man of the house of Israel that setteth up his idols in his heart, and putteth the stumbling-block of his iniquity before his face, and cometh to the prophet, —I, Jehovah, will answer him according to the multitude of his idols;
5 për të ndikuar në zemrën e atyre të shtëpisë së Izraelit që janë larguar prej meje për shkak të të gjithë idhujve të tyre.
that I may lay hold of the house of Israel in their hearts, because they are all estranged from me through their idols.
6 Prandaj i thuaj shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: Konvertohuni, largohuni nga idhujtë tuaj dhe hiqni fytyrën nga të gjitha gjërat tuaja të neveritshme.
Therefore say to the house of Israel, Thus saith the Lord Jehovah: Turn ye, even turn yourselves from your idols, and from all your abominations turn ye your faces!
7 Sepse, në qoftë se një njeri çfardo i shtëpisë së Izraelit apo disa të huaj që banojnë në Izrael largohen nga unë, ngre idhujt e tij në zemrën e tij dhe vë para tij pengesën që e bën të bjerë në paudhësi dhe pastaj vjen te profeti, që të konsultohet me mua nëpërmjet atij, unë, do t’i përgjigjem unë, Zoti, nga vetja ime.
For every one of the house of Israel, or of the strangers that sojourn in Israel, who separateth himself from me, and setteth up his idols in his heart, and putteth the stumbling-block of his iniquity before his face, and cometh to the prophet to inquire of me through him, —I, Jehovah, will answer him by myself.
8 Do të kthej fytyrën time kundër këtij njeriu, do ta bëj një shënjë dhe një proverb dhe do ta shfaros në mes të popullit tim; atëherë do pranoni që unë jam Zoti.
And I will set my face against that man, and will make him a sign and a proverb, and will cut him off from the midst of my people; and ye shall know that I am Jehovah.
9 Por në rast se profeti lë të mashtrohet dhe thotë ndonjë fjalë, unë, Zoti e kam bërë për vete këtë profet; do të shtrij dorën pastaj kundër tij dhe do ta shkatërroj në mes të popullit tim të Izraelit.
And when the prophet is deceived when he speaketh anything, I, Jehovah, have deceived that prophet; and I will stretch out my hand upon him, and will destroy him from the midst of my people Israel.
10 Që të dy do të vuajnë dënimin e paudhësisë së tyre; dënimi i profetit do të jetë i barabartë me dënimim e atij që e konsulton,
And they shall bear the punishment of their iniquity; the punishment of the prophet shall be even as the punishment of him that inquireth of him;
11 me qëllim që ata të shtëpisë së Izraelit të mos shkojnë duke u endur larg meje, të mos ndoten më nga të gjitha shkeljet e tyre, por të jenë populli im dhe unë të jem Perëndia i tyre”, thotë Zoti, Zoti.
that the house of Israel may no more go astray from me, nor be polluted any more with all their transgressions; but that they may be my people, and I may be their God, saith the Lord Jehovah.
12 Fjala e Zotit mu drejtua akoma, duke thënë:
Again the word of Jehovah came to me, saying:
13 “Bir njeriu, në qoftë se një vend mëkaton kundër meje duke qenë vazhdimisht i pabesë, unë do të shtrij dorën time kundër tij, do t’i ndërpres përkrahjen e bukës, do t’i dërgoj kundra urinë dhe do të shfaros njerëzit dhe kafshët.
Son of man, when a land sinneth against me, and grievously transgresseth, and I stretch out my hand against it, and break the staff of its bread, and send famine upon it, and cut off from it man and beast,
14 Edhe sikur në mes tyre të ishin këta tre burra, Noeu, Danieli dhe Jobi, për shkak të drejtësisë së tyre do të shpëtonin vetëm veten e tyre”, thotë Zoti, Zoti.
though these three men were in it, Noah, Daniel, and Job, they should deliver only themselves by their righteousness, saith the Lord Jehovah.
15 “Por në rast se do të bëja që nëpër këtë vend të kalonin kafshë të egra që ta shpopullonin dhe ai të bëhej një shkreti ku askush nuk do të kalonte për shkak të këtyre kafshëve,
When I cause wild beasts to pass through the land, and they spoil it, and it be desolate so that none passeth through it because of the beasts,
16 edhe sikur në mes tyre të ishin ata tre burra, ashtu siç është e vërtetë që unë rroj”, thotë Zoti, Zoti, “ata nuk do të shpëtonin as bijtë as bijat; do të shpëtonin vetëm veten e tyre, por vendi do të ishte një shkreti.
though these three men were in it, as I live, saith the Lord Jehovah, they should deliver neither sons nor daughters; they only should be delivered, but the land should be desolate.
17 Ose sikur të sillja shpatën kundër këtij vendi dhe të thoja: “Le të kalojë shpata nëpër vend”, dhe të shfaroste njerëz dhe kafshë,
Or when I bring a sword upon that land, and say, Sword, go through the land so that I cut off from it man and beast,
18 edhe sikur në mes tyre të ishin ata tre burra, ashtu siç është e vërtetë që unë rroj”, thotë Zoti, Zoti, “ata nuk do të shpëtonin as bijtë, as bijat e tyre, por vetëm veten e tyre.
though these three men were in it, as I live, saith the Lord Jehovah, they should deliver neither sons nor daughters, but they only should be delivered themselves.
19 Ose sikur të dërgoja kundër atij vendi murtajën dhe të derdhja mbi të zemërimin tim duke bërë kërdinë dhe duke shfarosur njerëz dhe kafshë,
Or when I send a pestilence upon that land, and pour out my fury upon it in blood, to cut off from it man and beast,
20 edhe sikur në mes tyre të ishin Noeu, Danieli dhe Jobi, ashtu siç është e vërtetë që unë rroj”, thotë Zoti, Zoti “ata nuk do të shpëtonin as bijtë as bijat, për drejtësinë e tyre do të shpëtonin vetëm veten e tyre”.
though Noah, Daniel, and Job were in it, as I live, saith the Lord Jehovah, they should deliver neither son nor daughter; they should deliver only themselves by their righteousness.
21 Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: “E njëjta gjë do të ndodhë kur të dërgoj kundër Jeruzalemit katër gjykatësit e mi të tmerrshëm, shpatën, urinë, kafshët e egra dhe murtajën për të shfarosur njerëz dhe kafshë.
Therefore thus saith the Lord Jehovah: How much more, when I send my four grievous judgments against Jerusalem, the sword, and the famine, and the wild beast, and the pestilence, to cut off from it man and beast?
22 Por ja, do të lihet një mbeturinë që do të çohet jashtë, bij dhe bija; ata do të vijnë tek ju dhe ju do të shikoni sjelljen e tyre dhe veprimet e tyre. Atëherë do të ngushëlloheni nga e keqja që solla mbi Jeruzalemin, për të gjitha ato që solla mbi të.
Yet behold, therein shall be left a remnant that shall be brought forth, sons and daughters. Behold, they shall come forth to you, and ye shall see their way and their doings, and ye shall be comforted concerning the evil which I have brought upon Jerusalem, even concerning all which I have brought upon her.
23 Ata do t’ju ngushëllojnë kur do të shikoni sjelljen e tyre dhe veprimet e tyre. Kështu do të pranoni që jo pa të drejtë bëra atë që bëra në mes të tij”, thotë Zoti, Zoti.
They shall comfort you, when ye see their ways and their doings; and ye shall know that not without cause I have done all that I have done to her, saith the Lord Jehovah.

< Ezekieli 14 >