< Ezekieli 11 >

1 Pastaj Fryma më ngriti dhe më çoi në portën lindore të shtëpisë të Zotit që shikon nga lindja; dhe ja, në hyrje të portës kishte njëzet e pesë burra, ndër të cilët pashë Jaazaniahun, birin e Azurit,
靈將我舉起,帶到耶和華殿向東的東門。誰知,在門口有二十五個人,我見其中有民間的首領押朔的兒子雅撒尼亞和比拿雅的兒子毗拉提。
2 Ai më tha: “Bir njeriu, këta janë ata njerëz që kurdisin të keqen dhe japin këshilla të këqija në këtë qytet.
耶和華對我說:「人子啊,這就是圖謀罪孽的人,在這城中給人設惡謀。
3 Ata thonë: “Koha nuk është e afërt. Të ndërtojmë shtëpi! Ky qytet është kusia dhe ne jemi mishi”.
他們說:『蓋房屋的時候尚未臨近;這城是鍋,我們是肉。』
4 Prandaj profetizo kundër tyre, profetizo, bir njeriu”.
人子啊,因此你當說預言,說預言攻擊他們。」
5 Pastaj Fryma e Zotit ra mbi mua dhe më tha: “Thuaj: Kështu thotë Zoti: Ju thoni kështu, o shtëpi e Izraelit, dhe unë i njoh gjërat që ju shkojnë në mend.
耶和華的靈降在我身上,對我說:「你當說,耶和華如此說:以色列家啊,你們口中所說的,心裏所想的,我都知道。
6 Ju i keni shumuar ata që keni goditur për vdekje në këtë qytet dhe keni mbushur me të vdekur rrugët e tij”.
你們在這城中殺人增多,使被殺的人充滿街道。
7 Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: “Ata që keni vrarë dhe që i keni bërë tog në mes të saj janë mishi dhe ky qytet është kusia, por unë do t’ju nxjerr nga mesi i tij.
所以主耶和華如此說:你們殺在城中的人就是肉,這城就是鍋;你們卻要從其中被帶出去。
8 Ju keni frikë nga shpata dhe unë do të sjell mbi ju shpatën”, thotë Zoti, Zoti.
你們怕刀劍,我必使刀劍臨到你們。這是主耶和華說的。
9 “Unë do t’ju nxjerr nga mesi i tij, do t’ju jap në dorë të të huajve dhe do të zbatoj mbi ju vendimet e mia.
我必從這城中帶出你們去,交在外邦人的手中,且要在你們中間施行審判。
10 Ju do të bini nga shpata, do t’ju gjykoj në kufijtë e Izraelit; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.
你們必倒在刀下;我必在以色列的境界審判你們,你們就知道我是耶和華。
11 Ky qytet nuk do të jetë më për ju një kusi dhe ju nuk do të jeni për të mishi; unë do t’ju gjykoj në kufijtë e Izraelit.
這城必不作你們的鍋,你們也不作其中的肉。我必在以色列的境界審判你們,
12 Atëherë do të pranoni që unë jam Zoti, sepse nuk keni ecur sipas statuteve të mia dhe as keni zbatuar ligjet e mia, por keni vepruar sipas ligjeve të kombeve që ju rrethojnë”.
你們就知道我是耶和華;因為你們沒有遵行我的律例,也沒有順從我的典章,卻隨從你們四圍列國的惡規。」
13 Ndodhi që, ndërsa unë profetizoja, Pelatiahu, bir i Benajahut, vdiq. Atëherë rashë me fytyrë për tokë dhe bërtita me të madhe, duke thënë: “Ah, Zot, Zot, dëshiron ta shkatërrosh krejt mbetjen e Izraelit?”.
我正說預言的時候,比拿雅的兒子毗拉提死了。於是我俯伏在地,大聲呼叫說:「哎!主耶和華啊,你要將以色列剩下的人滅絕淨盡嗎?」
14 Atëherë fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:
耶和華的話臨到我說:
15 “Bir njeriu, vëllezërit e tu, vetë të afërmit e tu, ata që janë çliruar bashkë me ty dhe tërë shtëpia e Izraelit janë ata të cilëve banorët e Jeuzalemit u kanë thënë: “Largohuni, pra, nga Zoti; ky vend na është dhënë si trashëgimi”.
「人子啊,耶路撒冷的居民對你的弟兄、你的本族、你的親屬、以色列全家,就是對大眾說:『你們遠離耶和華吧!這地是賜給我們為業的。』
16 Prandaj thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Megjithatë unë i kam larguar midis kombeve dhe i kam shpërndarë në vende të huaja, unë do të jem për ta për pak kohë një shenjtërore në vendet ku kanë shkuar.
所以你當說:『耶和華如此說:我雖將以色列全家遠遠遷移到列國中,將他們分散在列邦內,我還要在他們所到的列邦,暫作他們的聖所。』
17 Prandaj u thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Do t’ju mbledh ndër popuj, do t’ju grumbulloj nga vendet ku jeni shpërndarë dhe do t’ju jap tokën e Izraelit.
你當說:『主耶和華如此說:我必從萬民中招聚你們,從分散的列國內聚集你們,又要將以色列地賜給你們。』
18 Ata do të kthehen dhe do të heqin tërë gjërat e tij të urrejtshme dhe tërë gjërat e neveritshme të tij.
他們必到那裏,也必從其中除掉一切可憎可厭的物。
19 Dhe unë do t’ju jap atyre një zemër tjetër dhe do t’u shtie përbrenda një frymë të re, do të heq nga mishi i tyre zemrën prej guri dhe do t’u jap një zemër prej mishi,
我要使他們有合一的心,也要將新靈放在他們裏面,又從他們肉體中除掉石心,賜給他們肉心,
20 me qëllim që të ecin sipas statuteve të mia dhe të respektojnë ligjet e mia dhe t’i vënë në praktikë; atëherë ata do të jenë populli im dhe unë do të jem Perëndia i tyre.
使他們順從我的律例,謹守遵行我的典章。他們要作我的子民,我要作他們的上帝。
21 Po për ata të cilët kanë zemër që vë në zbatim gjërat e tyre të urrejtshme dhe të neveritshme, do të bëj që mbi kokën e tyre të bjerë sjellja e tyre”, thotë Zoti, Zoti.
至於那些心中隨從可憎可厭之物的,我必照他們所行的報應在他們頭上。這是主耶和華說的。」
22 Pastaj kerubinët i hapën krahët e tyre dhe rrotat lëvizën pranë tyre dhe lavdia e Perëndisë të Izraelit rrinte lart mbi ta.
於是,基路伯展開翅膀,輪子都在他們旁邊;在他們以上有以色列上帝的榮耀。
23 Lavdia e Zotit u ngrit nga mesi i qytetit dhe u ndal mbi malin, që ishte në lindje të qytetit.
耶和華的榮耀從城中上升,停在城東的那座山上。
24 Pastaj Fryma më ngriti dhe më çoi në Kalde midis atyre që ishin në robëri, në një vegim për Frymën e Perëndisë dhe vegimi që kisha parë u zhduk para meje duke u ngritur lart;
靈將我舉起,在異象中藉着上帝的靈將我帶進迦勒底地,到被擄的人那裏;我所見的異象就離我上升去了。
25 dhe unë u tregova atyre që ishin në robëri të gjitha gjërat që Zoti më kishte bërë të shoh.
我便將耶和華所指示我的一切事都說給被擄的人聽。

< Ezekieli 11 >