< Eksodi 8 >

1 Pastaj Zoti i tha Moisiut: “Shko te Faraoni dhe thuaji: “Kështu thotë Zoti: Lëre popullin tim të shkojë me qëllim që të më shërbejë.
耶和華吩咐摩西說:「你進去見法老,對他說:『耶和華這樣說:容我的百姓去,好事奉我。
2 Dhe në qoftë se nuk pranon ta lësh të shkojë, ja, unë do ta godas gjithë vendin tënd me kamxhikun e bretkosave.
你若不肯容他們去,我必使青蛙糟蹋你的四境。
3 Kështu lumi do të mbushet me bretkosa, dhe ato do të ngjiten dhe do të hyjnë në shtëpinë tënde, në dhomën ku fle ti, mbi shtratin tënd, në shtëpitë e shërbëtorëve të tu dhe midis popullit, në furrat e tua dhe në magjet e bukës.
河裏要滋生青蛙;這青蛙要上來進你的宮殿和你的臥房,上你的床榻,進你臣僕的房屋,上你百姓的身上,進你的爐訿和你的摶麵盆,
4 Dhe bretkosat do të vijnë kundër teje, kundër popullit tënd dhe kundër tërë shërbëtorëve të tu””.
又要上你和你百姓並你眾臣僕的身上。』」
5 Pastaj Zoti i tha Moisiut: “I thuaj Aaronit: “Shtri dorën tënde me bastunin tënd mbi lumenjtë, mbi kanalet dhe pellgjet dhe bëj që të ngjiten bretkosat mbi vendin e Egjiptit””.
耶和華曉諭摩西說:「你對亞倫說:『把你的杖伸在江、河、池以上,使青蛙到埃及地上來。』」
6 Kështu Aaroni shtriu dorën e tij mbi ujërat e Egjiptit, dhe bretkosat u ngjitën dhe mbuluan vendin e Egjiptit.
亞倫便伸杖在埃及的諸水以上,青蛙就上來,遮滿了埃及地。
7 Por magjistarët bënë të njëjtën gjë me artet e tyre të fshehta dhe i bënë bretkosat të ngjiten në vendin e Egjiptit.
行法術的也用他們的邪術照樣而行,叫青蛙上了埃及地。
8 Atëherë Faraoni thirri Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: “Lutjuni Zotit që t’i largojë bretkosat nga unë, nga populli im, dhe unë do ta lejoj popullin të shkojë, që të bëjë fli për Zotin”.
法老召了摩西、亞倫來,說:「請你們求耶和華使這青蛙離開我和我的民,我就容百姓去祭祀耶和華。」
9 Moisiu i tha Faraonit: “Bëmë nderin të më thuash kur të ndërhyj për ty, për shërbëtorët e tu dhe për popullin tënd, pranë Zotit me qëllim që ai të zhdukë bretkosat që ndodhen rreth teje dhe shtëpive të tua, dhe të mbeten vetëm në lumë”.
摩西對法老說:「任憑你吧,我要何時為你和你的臣僕並你的百姓祈求,除滅青蛙離開你和你的宮殿只留在河裏呢?」
10 Ai u përgjigj: “Nesër”. Dhe Moisiu tha: “Do të bëhet siç thua ti, kështu që ti të dish se askush nuk është si Zoti, Perëndia ynë.
他說:「明天。」摩西說:「可以照你的話吧,好叫你知道沒有像耶和華-我們上帝的。
11 Dhe bretkosat do të largohen nga ti, nga shtëpitë e tua, nga shërbëtorët e tu dhe nga populli yt; ato do të mbeten vetëm në lumë”.
青蛙要離開你和你的宮殿,並你的臣僕與你的百姓,只留在河裏。」
12 Moisiu dhe Aaroni dolën nga Faraoni; dhe Moisiu iu lut Zotit për bretkosat që kishte dërguar kundër Faraonit.
於是摩西、亞倫離開法老出去。摩西為擾害法老的青蛙呼求耶和華。
13 Dhe Zoti veproi sipas fjalës së Moisiut, dhe bretkosat ngordhën në shtëpitë, në oborret dhe në arat.
耶和華就照摩西的話行。凡在房裏、院中、田間的青蛙都死了。
14 I grumbulluan pastaj në togje dhe vendi filloi të mbajë erë të keqe.
眾人把青蛙聚攏成堆,遍地就都腥臭。
15 Po kur Faraoni pa që kishte pak lehtësim, e ngurtësoi zemrën e tij dhe nuk i dëgjoi më, ashtu siç kishte thënë Zoti.
但法老見災禍鬆緩,就硬着心,不肯聽他們,正如耶和華所說的。
16 Pastaj Zoti i tha Moisiut: “I thuaj Aaronit: “Zgjate bastunin tënd dhe rrih pluhurin e tokës, dhe ai do të bëhet mushkonja për tërë vendin e Egjiptit””.
耶和華吩咐摩西說:「你對亞倫說:『伸出你的杖擊打地上的塵土,使塵土在埃及遍地變作虱子。』」
17 Dhe ata kështu vepruan. Aaroni shtriu dorën me bastunin e tij, rrahu pluhurin e tokës dhe njerëzit e kafshët u mbuluan nga mushkonja; tërë pluhuri i tokës u shndërrua në mushkonja në të gjithë vendin e Egjiptit.
他們就這樣行。亞倫伸杖擊打地上的塵土,就在人身上和牲畜身上有了虱子;埃及遍地的塵土都變成虱子了。
18 Magjistarët u përpoqën të bënin të njëjtën gjë me anë të arteve të tyre të fshehta për të prodhuar mushkonja, por nuk ia dolën dot. Mushkonjat mbuluan, pra, njerëzit dhe kafshët.
行法術的也用邪術要生出虱子來,卻是不能。於是在人身上和牲畜身上都有了虱子。
19 Atëherë magjistarët i thanë Faraonit: “Ky është gishti i Perëndisë”. Por zemra e Faraonit u ngurtësua dhe ai nuk i dëgjoi më, ashtu si kishte thënë Zoti.
行法術的就對法老說:「這是上帝的手段。」法老心裏剛硬,不肯聽摩西、亞倫,正如耶和華所說的。
20 Pastaj Zoti i tha Moisiut: “Çohu herët në mëngjes dhe paraqitu tek Faraoni, kur ai del për të vajtur drejt ujit; dhe i thuaj: “Kështu thotë Zoti: Lëre popullin tim që të mund të më shërbejë.
耶和華對摩西說:「你清早起來,法老來到水邊,你站在他面前,對他說:『耶和華這樣說:容我的百姓去,好事奉我。
21 Por në rast se ti nuk e lë popullin tim të shkojë, ja unë do të dërgoj kundër teje, mbi shërbëtorët e tu, mbi popullin tënd e brenda shtëpive të tua mori mizash; shtëpitë e Egjiptasve do të jenë plot me mori mizash, dhe kështu do të jetë toka mbi të cilën ndodhen.
你若不容我的百姓去,我要叫成群的蒼蠅到你和你臣僕並你百姓的身上,進你的房屋,並且埃及人的房屋和他們所住的地都要滿了成群的蒼蠅。
22 Por atë ditë unë do ta veçoj vendin e Goshenit, ku banon populli im; dhe atje nuk do të ketë mori mizash, që ti të dish që unë jam Zoti në mes të vendit.
當那日,我必分別我百姓所住的歌珊地,使那裏沒有成群的蒼蠅,好叫你知道我是天下的耶和華。
23 Unë do të bëj një dallim midis popullit tim dhe popullit tënd. Nesër ka për të ndodhur kjo mrekulli””.
我要將我的百姓和你的百姓分別出來。明天必有這神蹟。』」
24 Dhe Zoti ashtu veproi; erdhën grumbuj të dendur mizash në shtëpinë e Faraonit dhe në shtëpitë e shërbëtorëve të tij, dhe në gjithë vendin e Egjiptit toka u shkretua nga moria e mizave.
耶和華就這樣行。蒼蠅成了大群,進入法老的宮殿,和他臣僕的房屋;埃及遍地就因這成群的蒼蠅敗壞了。
25 Atëherë Faraoni thirri Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: “Shkoni, bëni fli për Perëndinë tuaj në vend”.
法老召了摩西、亞倫來,說:「你們去,在這地祭祀你們的上帝吧!」
26 Por Moisiu u përgjigj: “Kjo s’ka si bëhet, sepse do t’i bënim Zotit, Perëndisë tonë, fli që janë të neveritshme për Egjiptasit. Ja, duke bërë para syve të tyre fli që janë të neveritshme për Egjiptasit, a nuk do të na vrasin me gurë?
摩西說:「這樣行本不相宜,因為我們要把埃及人所厭惡的祭祀耶和華-我們的上帝;若把埃及人所厭惡的在他們眼前獻為祭,他們豈不拿石頭打死我們嗎?
27 Do të shkojmë në shkretëtirë duke ecur tri ditë me radhë dhe do të bëjmë fli për Zotin, Perëndinë tonë, ashtu si do të na urdhërojë Ai”.
我們要往曠野去,走三天的路程,照着耶和華-我們上帝所要吩咐我們的祭祀他。」
28 Faraoni tha: “Unë do t’ju lë të shkoni, që të bëni fli për Zotin, Perëndinë tuaj, në shkretëtirë; vetëm, mos shkoni shumë larg. lutuni për mua”.
法老說:「我容你們去,在曠野祭祀耶和華-你們的上帝;只是不要走得很遠。求你們為我祈禱。」
29 Moisiu tha: “Ja, unë po dal nga ti dhe do t’i lutem Zotit dhe nesër moria e mizave do të largohet nga Faraoni, nga shërbëtorët e tij dhe nga populli i tij; mjafton që Faraoni të mos tallet me ne, duke e penguar popullin të shkojë e të bëjë fli për Zotin”.
摩西說:「我要出去求耶和華,使成群的蒼蠅明天離開法老和法老的臣僕並法老的百姓;法老卻不可再行詭詐,不容百姓去祭祀耶和華。」
30 Moisiu u largua pastaj nga prania e Faraonit dhe iu lut Zotit.
於是摩西離開法老去求耶和華。
31 Dhe Zoti veproi simbas fjalës së Moisiut dhe largoi morinë e mizave nga Faraoni, nga shërbëtorët e tij dhe nga populli i tij; nuk mbeti as edhe një mizë.
耶和華就照摩西的話行,叫成群的蒼蠅離開法老和他的臣僕並他的百姓,一個也沒有留下。
32 Por edhe këtë herë Faraoni e fortësoi zemrën e tij dhe nuk e la popullin të shkojë.
這一次法老又硬着心,不容百姓去。

< Eksodi 8 >