< Eksodi 4 >

1 Moisiu u përgjigj dhe tha: “Por ja, ata nuk do të më besojnë as do t’i binden zërit tim, sepse do të thonë: “Zoti nuk të është shfaqur””.
摩西回答说:“他们必不信我,也不听我的话,必说:‘耶和华并没有向你显现。’”
2 Atëherë Zoti i tha: “Ç’është ajo që ke në dorë?”. Ai u përgjegj: “Një bastun”.
耶和华对摩西说:“你手里是什么?”他说:“是杖。”
3 Zoti tha: “Hidhe për tokë”. Ai e hodhi për tokë, dhe ai u bë një gjarpër, para të cilit Moisiu iku me vrap.
耶和华说:“丢在地上。”他一丢下去,就变作蛇;摩西便跑开。
4 Atëherë Zoti i tha Moisiut: “Zgjate dorën dhe kape nga bishti”. (Ai zgjati dorën dhe e mori, dhe në dorën e tij ai u bë një bastun).
耶和华对摩西说:“伸出手来,拿住它的尾巴,它必在你手中仍变为杖;
5 “Këtë ke për të bërë”, tha Zoti, “me qëllim që të besojnë se Zoti, Perëndia i etërve të tyre, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit të është shfaqur”.
如此好叫他们信耶和华—他们祖宗的 神,就是亚伯拉罕的 神,以撒的 神,雅各的 神,是向你显现了。”
6 Zoti i tha akoma: “Tani vër dorën në gjirin tënd”. Dhe ai vuri dorën e tij në gji dhe pastaj e tërhoqi, dhe ja, dora ishte lebrosur, e bardhë si bora.
耶和华又对他说:“把手放在怀里。”他就把手放在怀里,及至抽出来,不料,手长了大麻风,有雪那样白。
7 Zoti i tha akoma: “Vëre përsëri dorën në gjirin tënd”. Ai e vuri përsëri dorën e tij në gji dhe pastaj e tërhoqi nga gjiri, dhe ja, ajo ishte bërë njëlloj si mishi i tij.
耶和华说:“再把手放在怀里。”他就再把手放在怀里,及至从怀里抽出来,不料,手已经复原,与周身的肉一样;
8 “Tani ka për të ndodhur që, po të jetë se nuk të besojnë dhe nuk e dëgjojnë zërin e shenjës së parë, do të besojnë zërin e shenjës së dytë.
又说:“倘或他们不听你的话,也不信头一个神迹,他们必信第二个神迹。
9 Por, në rast se ata nuk do t’u besojnë as këtyre dy shenjave dhe nuk do t’i binden zërit tënd, ti atëhere merr ujë nga lumi dhe derdhe mbi tokë të thatë; dhe uji që do të kesh marrë nga lumi do të bëhet gjak mbi tokën e thatë”.
这两个神迹若都不信,也不听你的话,你就从河里取些水,倒在旱地上,你从河里取的水必在旱地上变作血。”
10 Atëherë Moisiu i tha Zotit: “Mjerisht, o Zot, unë nuk jam njeri i gojës; nuk isha i tillë në të kaluarën dhe nuk jam i tillë që kur i ke folur shërbëtorit tënd, sepse jam i ngathët në fjalë dhe kuvend”.
摩西对耶和华说:“主啊,我素日不是能言的人,就是从你对仆人说话以后,也是这样。我本是拙口笨舌的。”
11 Zoti i tha: “Kush e ka bërë gojën e njeriut, ose kush e bën njeriun të pagojë, të shurdhër, me sy ose të verbër? A nuk jam unë vallë, Zoti?
耶和华对他说:“谁造人的口呢?谁使人口哑、耳聋、目明、眼瞎呢?岂不是我—耶和华吗?
12 Dhe tani shko, unë do të jem me gojën tënde dhe do të të mësoj atë që duhet të thuash”.
现在去吧,我必赐你口才,指教你所当说的话。”
13 Por Moisiu tha: “Oh! Zot, dërgo mesazhin tënd nëpërmjet kujt të duash!”.
摩西说:“主啊,你愿意打发谁,就打发谁去吧!”
14 Atëherë zemërimi i Zotit u ndez kundër Moisiut, dhe i tha: “A nuk është ndofta Aaroni vëllai yt, Leviti? Unë e di që ai flet bukur. Ja tani, ai po del të të takojë; sa të të shohë do të ndjejë gëzim në zemër të vet.
耶和华向摩西发怒说:“不是有你的哥哥利未人亚伦吗?我知道他是能言的;现在他出来迎接你,他一见你,心里就欢喜。
15 Ti do t’i flasësh dhe do t’i vësh fjalët në gojën e tij, dhe unë do të jem me gojën tënde dhe me gojën e tij dhe do t’ju mësoj atë që duhet të bëni.
你要将当说的话传给他;我也要赐你和他口才,又要指教你们所当行的事。
16 Ai do të jetë zëdhënësi yt në popull; kështu ai për ty do të jetë goja dhe ti për të do të jesh si Perëndia.
他要替你对百姓说话;你要以他当作口,他要以你当作 神。
17 Tani merr në dorë këtë bastun me të cilin ke për të bërë mrekullitë”.
你手里要拿这杖,好行神迹。”
18 Atëherë Moisiu iku, u kthye te Jethro, vjehrri i tij, dhe i tha: “Oh, lërmë të shkoj dhe të kthehem te vëllezërit e mi që janë në Egjipt, për të parë në se ende janë gjallë”. Dhe Jethro i tha Moisiut: “Shko në paqe”.
于是,摩西回到他岳父叶忒罗那里,对他说:“求你容我回去见我在埃及的弟兄,看他们还在不在。”叶忒罗对摩西说:“你可以平平安安地去吧!”
19 Zoti i tha Moisiut në Madian: “Shko, kthehu në Egjipt sepse të gjithë ata që kërkonin jetën tënde kanë vdekur”.
耶和华在米甸对摩西说:“你要回埃及去,因为寻索你命的人都死了。”
20 Kështu Moisiu mori të shoqen dhe bijtë e tij, i hipi mbi gomar dhe u kthye në vendin e Egjiptit. Dhe Moisiu mori në dorë bastunin e Perëndisë.
摩西就带着妻子和两个儿子,叫他们骑上驴,回埃及地去。摩西手里拿着 神的杖。
21 Zoti i tha pastaj Moisiut: “Kur të jesh kthyer në Egjipt, do të kujdesesh të bësh para Faraonit tërë mrekullitë që të kam dhënë pushtet të kryesh; por unë do ta ngurtësoj zemrën e tij dhe ai nuk do ta lërë popullin të shkojë.
耶和华对摩西说:“你回到埃及的时候,要留意将我指示你的一切奇事行在法老面前。但我要使他的心刚硬,他必不容百姓去。
22 Dhe ti do t’i thuash Faraonit: “Kështu thotë Zoti: Izraeli është biri im, i parëlinduri im”.
你要对法老说:‘耶和华这样说:以色列是我的儿子,我的长子。
23 Prandaj unë të them: Lëre birin tim të shkojë, që të më shërbejë; por në qoftë se ti nuk e lë të shkojë, ja, unë do të vras birin tënd, të parëlindurin tënd”.
我对你说过:容我的儿子去,好事奉我。你还是不肯容他去。看哪,我要杀你的长子。’”
24 Por gjatë udhëtimit, në vendin ku kishin fushuar, Zoti shkoi të takojë Moisiun dhe u përpoq ta bënte të vdiste.
摩西在路上住宿的地方,耶和华遇见他,想要杀他。
25 Atëherë Sefora mori një strall të mprehtë dhe preu prepucin e birit të saj dhe e hodhi në këmbët e Moisiut, duke thënë: “Ti për mua je një dhëndër në gjak!”.
西坡拉就拿一块火石,割下他儿子的阳皮,丢在摩西脚前,说:“你真是我的血郎了。”
26 Kështu Zoti e la. Atëherë ajo tha: “Ti je një dhëndër gjakatar”, për shkak të rrethprerjes.
这样,耶和华才放了他。西坡拉说:“你因割礼就是血郎了。”
27 Zoti i tha Aaronit: “Shko në shkretëtirë të takosh Moisiun”. Dhe ai shkoi, e takoi atë në malin e Perëndisë dhe e puthi.
耶和华对亚伦说:“你往旷野去迎接摩西。”他就去,在 神的山遇见摩西,和他亲嘴。
28 Dhe Moisiu i tregoi Aaronit tërë fjalët që Zoti e kishte porositur të thoshte, dhe tërë shenjat e mahnitshme që i kishte urdhëruar të bënte.
摩西将耶和华打发他所说的言语和嘱咐他所行的神迹都告诉了亚伦。
29 Atëherë Moisiu dhe Aaroni shkuan dhe mblodhën tërë pleqtë e bijve të Izraelit.
摩西、亚伦就去招聚以色列的众长老。
30 Dhe Aaroni tregoi tërë fjalët që Zoti i kishte thënë Moisiut, dhe bëri mrekullitë në sy të popullit.
亚伦将耶和华对摩西所说的一切话述说了一遍,又在百姓眼前行了那些神迹,
31 Kështu populli i besoi. Ata kuptuan që Zoti kishte vizituar bijtë e Izraelit dhe kishte parë dëshpërimin e tyre; dhe u përkulën dhe e adhuruan.
百姓就信了。以色列人听见耶和华眷顾他们,鉴察他们的困苦,就低头下拜。

< Eksodi 4 >