< Eksodi 33 >

1 Zoti i tha Moisiut: “Shko, ngjitu që këtej, ti së bashku me popullin që nxore nga vendi i Egjiptit, drejt vendit, që u premtova me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, duke u thënë: “Unë do t’ua jap pasardhësve të tu”.
上主向梅瑟說:「你和你從埃及國領出的百姓離開這裏,上那地方去;關於此地,我曾誓許給亞巴郎、依撒格和雅各伯說:我要將此地獻給你的後裔。
2 Unë do të dërgoj një Engjëll para teje dhe do t’i dëboj Kananejtë, Amorejtë, Hitejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë.
我要打發使者在你面前,我要趨逐客納罕人、阿摩黎人、赫特人、培黎齊人、希威人和耶步斯人。
3 Ngjitu drejt vendit ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, sepse unë do të ngjitem bashkë me ty, sepse je një popull me qafë të fortë, dhe nuk dua të të shfaros rrugës”.
你往流奶流蜜之地時,我不與你同行,因為你是個執拗的百姓,免得我在路上消滅你。」
4 Kur populli dëgjoi këto fjalë të kobshme, ndjeu një hidhërim të thellë, dhe askush nuk vuri stolitë e tij.
百姓一聽這兇信,都表示悲痛,沒有人再穿戴裝飾品。
5 Në fakt Zoti i kishte thënë Moisiut: “U thuaj bijve të Izraelit: “Ju jeni një popull me qafë të fortë; në qoftë se unë do të ngjitesha edhe për një çast të vetëm në mesin tënd, do të të konsumoja! Prandaj tani hiqi stolitë e tua dhe kështu unë do të di çfarë duhet të bëj me ty””.
少主向梅瑟說:「你告訴以色列子民:你們是個執拗的百姓,我若與你同行,只一會兒,我必把你消滅。現在你把裝飾品卸下,看我要怎樣待你。」
6 Kështu bijtë e Izraelit i hoqën stolitë e tyre, që nga nisja e tyre nga mali Horeb e tutje.
以色列子民從離開曷勒布山,就卸去了裝飾品。會幕
7 Pastaj Moisiu mori çadrën dhe e ngriti jashtë kampit, larg tij dhe e quajti tenda e mbledhjes; kushdo që kërkonte Zotin, dilte drejt çadrës së mbledhjes, që ndodhej jashtë kampit.
梅瑟往往將那帳幕支搭在營外,離營遠些;他稱此帳幕為「會幕。」凡求問天主的,要到營外的帳幕那裏。
8 Kur Moisiu dilte për të shkuar në çadër, tërë populli ngrihej, dhe secili rrinte më këmbë në hyrje të çadrës së vet dhe ndiqte me sy Moisiun, deri sa ai të hynte në çadër.
每當梅瑟往會幕那裏去的時候,眾百姓都起來,每人站在自己帳幕門口,觀望梅瑟直到他進入會幕。
9 Dhe kur Moisiu hynte në tendë, shtylla e resë zbriste dhe ndalej në hyrje të saj, dhe Zoti fliste me Moisiun.
當梅瑟進入會幕的時候,雲柱降下,停在會幕門口,上主便向梅瑟談話。
10 Tërë populli e shihte shtyllën e resë së ndaluar në hyrjen e çadrës; kështu tërë populli ngrihej dhe secili përkulej në hyrje të çadrës së vet.
眾百姓一見雲柱停止在會幕門口,百姓就起來,俯伏在自己的帳幕門口。
11 Kështu Zoti fliste me Moisiun ballë për ballë, ashtu si një njeri flet me mikun e tij; pastaj Moisiu kthehej në kamp. Por Jozueu, biri i Nunit, zbatuesi i tij i ri, nuk largohej nga çadra.
上主同梅瑟面對面地談話,就如人同朋友談話一樣。梅瑟回營以後,他的侍從,一個年輕人,即農的兒子若蘇厄總不離開會幕。梅瑟求見天主的榮耀
12 Pastaj Moisiu i tha Zotit: “Pa shiko, ti më thua: “Bëj që ky popull të ngjitet”. Por ti nuk më ke thënë cilin do të dërgosh me mua. Megjithatë ke thënë: “Unë të njoh personalisht dhe ke gjetur hir në sytë e mi”.
梅瑟對上主說:「看,你吩咐了我,叫我引領這百姓,但沒有告訴我,你派誰與我同去。你還說過:提名選了你,你在我眼中得了寵。
13 Prandaj tani, që më ke me sy të mirë, më bëj të njohura rrugët e tua, që të kem mundësi të të njoh dhe të fitoj hir në sytë e tu. Merr parasysh gjithashtu se ky komb është populli yt”.
如果我真在你眼中得寵,求你把你的道路指示給我,叫我認識你,好在你眼中得寵。也請記得這民族是你的百姓。」
14 Zoti u përgjigj: “Prania ime do të shkojë me ty, dhe unë do të të jap pushim”.
上主回答說:「我必親自去,使你獲得安所。」
15 Atëherë Moisiu i tha: “Në qoftë se prania jote nuk vjen me mua, mos na nis që këtej.
梅瑟上主說:「你若不親自去,也別叫我們從這裏上去。
16 Si do të mund të njihet tani që unë dhe populli yt, kemi gjetur hir në sytë e tu? Ndofta kjo ndodh sepse ti vjen me ne? Kështu unë dhe populli yt do të dallohemi nga tërë popujt që jetojnë mbi faqen e dheut”.
人怎樣知道我和你的百姓在你眼中得寵,豈不是因你與我們同行,而我和你的百姓有別於地面上所以的人民﹖」
17 Zoti i tha Moisiut: “Do ta bëj edhe këtë gjë që ke kërkuar, sepse ti ke gjetur hir në sytë e mi dhe të njoh personalisht”.
上主回答說:「連你所求的事,我也要作,因為你在我眼中得了寵,我提名選了你。」
18 Atëherë Moisiu tha: “Tregomë lavdinë tënde!”.
梅瑟又說:「求你把你的榮耀顯示給我。」
19 Zoti iu përgjigj: “Unë do të bëj që të kalojë para teje gjithë mirësia ime dhe do të shpall emrin e Zotit para teje. Do të fal atë që do të fal dhe do të mëshiroj atë që do të mëshiroj”.
上主答說:「當我在你前呼喊「雅威」名號時,我要使我的一切美善在你面前經過。我要恩待的就恩待,要憐憫的就憐憫。」
20 Dhe tha akoma: “Ti nuk mund të shikosh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë”.
又說:「我的面容你決不能看見,因為人見了我,就不能再活了。」
21 Pastaj Zoti tha: “Ja një vend afër meje; ti do të rrish mbi shkëmbin;
上主又說:「看,靠近我有個地方,你可站在那塊磐石上。
22 dhe ndërsa do të kalojë lavdia ime, unë do të të vë në një të çarë të shkëmbit dhe do të të mbuloj me dorën time, deri sa të kem kaluar;
當我的榮耀經過時,我把你放在磐石縫裏,用我的手遮掩你,直到我過去。
23 pastaj do ta tërheq dorën dhe ti do të më shikosh nga kurrizi; por fytyra ime nuk mund të shihet”.
當我縮回我的手時,你將看見我的背後,但我的面容,卻無法看見。」

< Eksodi 33 >