< Eksodi 32 >

1 Por populli, duke parë që Moisiu po vononte të zbriste nga mali, u mblodh rreth Aaronit dhe i tha: “Hajt tani, na bëj një perëndi të shkojë para nesh, sepse sa për Moisiun, njeriun që na nxori nga vendi i Egjiptit, nuk dimë çfarë i ka ndodhur”.
百姓见摩西迟延不下山,就大家聚集到亚伦那里,对他说:“起来!为我们做神像,可以在我们前面引路;因为领我们出埃及地的那个摩西,我们不知道他遭了什么事。”
2 Aaroni iu përgjigj atyre: “Hiqni unazat prej ari që janë në veshët e grave tuaja, të bijve tuaj, dhe të bijave tuaja dhe m’i sillni mua”.
亚伦对他们说:“你们去摘下你们妻子、儿女耳上的金环,拿来给我。”
3 Kështu tërë populli hoqi unazat prej ari që kishin në veshët dhe ia çoi Aaronit,
百姓就都摘下他们耳上的金环,拿来给亚伦。
4 i cili i mori nga duart e tyre dhe, mbasi i modeloi me daltë, bëri një viç prej metali të shkrirë. Atëherë ata thanë: “O Izrael, ky është perëndia yt që të nxori nga vendi i Egjiptit!”.
亚伦从他们手里接过来,铸了一只牛犊,用雕刻的器具做成。他们就说:“以色列啊,这是领你出埃及地的神。”
5 Kur Aaroni pa këtë, ngriti një altar përpara tij dhe vuri kasnecë që thanë: “Nesër do të jetë festë për nder të Zotit!”.
亚伦看见,就在牛犊面前筑坛,且宣告说:“明日要向耶和华守节。”
6 Të nesërmen ata u ngritën herët, ofruan olokauste dhe çuan fli falënderimi; populli u ul për të ngrënë e për të pirë, pastaj u ngrit për të dëfryer.
次日清早,百姓起来献燔祭和平安祭,就坐下吃喝,起来玩耍。
7 Atëherë Zoti i tha Moisiut: “Tani shko, zbrit, sepse populli yt, që ti nxore nga vendi i Egjiptit, është korruptuar;
耶和华吩咐摩西说:“下去吧,因为你的百姓,就是你从埃及地领出来的,已经败坏了。
8 u larguan shpejt, janë përdalë nga rruga që unë e kisha urdhëruar të ndiqte; bëri një viç prej metali të shkrirë, u përkul para tij, i ofroi flijime dhe tha: “O Izrael, kjo është perëndia jote që të nxori nga vendi i Egjiptit””.
他们快快偏离了我所吩咐的道,为自己铸了一只牛犊,向它下拜献祭,说:‘以色列啊,这就是领你出埃及地的神。’”
9 Zoti i tha akoma Moisiut: “E pashë këtë popull, dhe ja, është një popull me qafë të fortë.
耶和华对摩西说:“我看这百姓真是硬着颈项的百姓。
10 Më lër, pra, të veproj, në mënyrë që zemërimi im të ndizet kundër tyre dhe t’i konsumoj; por nga ti do të bëj një komb të madh”.
你且由着我,我要向他们发烈怒,将他们灭绝,使你的后裔成为大国。”
11 Atëherë Moisiu e luti Zotin, Perëndinë e tij, dhe i tha: “Pse, o Zot, zemërimi yt duhet të ndizet kundër popullit tënd që e nxore nga vendi i Egjiptit me fuqi të madhe dhe me dorë të fortë?
摩西便恳求耶和华—他的 神说:“耶和华啊,你为什么向你的百姓发烈怒呢?这百姓是你用大力和大能的手从埃及地领出来的。
12 Pse duhet që Egjiptasit të thonë: “Ai i nxori për t’ju bërë të keq, që të vriten mbi malet dhe për t’i shfarosur nga faqja e dheut”? Hiq dorë nga zemërimi yt i zjarrtë dhe nga qëllimi yt për t’i bërë keq popullit tënd.
为什么使埃及人议论说‘他领他们出去,是要降祸与他们,把他们杀在山中,将他们从地上除灭’?求你转意,不发你的烈怒,后悔,不降祸与你的百姓。
13 Kujto Abrahamin, Isakun dhe Izraelin, shërbëtorë të tu, të cilëve u je betuar mbi veten tënde, duke u thënë atyre: “Unë do të shumëzoj pasardhësit tuaj si yjet e qiellit dhe do t’u jap pasardhësve tuaj tërë atë vend për të cilin të fola, dhe ata do ta zotërojnë përjetë””.
求你记念你的仆人亚伯拉罕、以撒、以色列。你曾指着自己起誓说:‘我必使你们的后裔像天上的星那样多,并且我所应许的这全地,必给你们的后裔,他们要永远承受为业。’”
14 Kështu Zoti ndryshoi mendim lidhur me të keqen që kishte thënë se do t’i bënte popullit të tij.
于是耶和华后悔,不把所说的祸降与他的百姓。
15 Atëherë Moisiu u kthye dhe zbriti nga mali me dy pllakat e dëshmisë në duar, pllaka të shkruara nga të dy anët, si përpara ashtu edhe prapa.
摩西转身下山,手里拿着两块法版。这版是两面写的,这面那面都有字,
16 Pllakat ishin vepër e Perëndisë dhe shkrimi i tyre ishte shkrimi i Perëndisë, i gdhendur mbi pllakat.
是 神的工作,字是 神写的,刻在版上。
17 Por Jozueu, duke dëgjuar britmën e popullit që bërtiste, i tha Moisiut: “Ka një zhurmë lufte në kamp”.
约书亚一听见百姓呼喊的声音,就对摩西说:“在营里有争战的声音。”
18 Por ai u përgjigj: “Kjo nuk është as një britmë fitoreje, as një britmë humbjeje; britma që unë dëgjoj është e njerëzve që këndojnë”.
摩西说:“这不是人打胜仗的声音,也不是人打败仗的声音;我所听见的乃是人歌唱的声音。”
19 Si iu afrua kampit, pa viçin dhe vallet; atëherë Moisiu u ndez nga zemërimi dhe ai i hodhi pllakat nga duart e tij dhe i theu në këmbët e malit.
摩西挨近营前就看见牛犊,又看见人跳舞,便发烈怒,把两块版扔在山下摔碎了,
20 Pastaj mori viçin që ata kishin bërë, e dogji në zjarr dhe e bëri pluhur; pastaj e përhapi pluhurin në ujë dhe ia dha për të pirë bijve të Izraelit.
又将他们所铸的牛犊用火焚烧,磨得粉碎,撒在水面上,叫以色列人喝。
21 Pastaj Moisiu i tha Aaronit: “Çfarë të ka bërë ky popull, të cilin e ke ngarkuar me një mëkat kaq të madh?”.
摩西对亚伦说:“这百姓向你做了什么?你竟使他们陷在大罪里!”
22 Aaroni u përgjigj: “Zemërimi i zotërisë sime të mos ndizet, ti vetë e njeh këtë popull dhe e di që ai është i prirur ndaj së keqes.
亚伦说:“求我主不要发烈怒。这百姓专于作恶,是你知道的。
23 Ata më kanë thënë: “Na bëj një perëndi që të shkojë para nesh, sepse Moisiut, njeriut që na nxori nga vendi i Egjiptit, nuk dimë se çfarë i ka ndodhur”.
他们对我说:‘你为我们做神像,可以在我们前面引路;因为领我们出埃及地的那个摩西,我们不知道他遭了什么事。’
24 Atëherë unë u thashë atyre: “Kush ka ar të mos e mbajë me vete”. Kështu ata ma dhanë mua dhe unë e hodha në zjarr, dhe na doli ky viç”.
我对他们说:‘凡有金环的可以摘下来’,他们就给了我。我把金环扔在火中,这牛犊便出来了。”
25 Kur Moisiu pa që populli ishte pa fre (dhe Aaroni e kishte lënë të shfrenohej duke e ekspozuar në turpin e armiqve të tij),
摩西见百姓放肆(亚伦纵容他们,使他们在仇敌中间被讥刺),
26 u ndal në hyrje të kampit dhe tha: “Kushdo që është me Zotin, le të vijë tek unë!”. Dhe të gjithë bijtë e Levit u mblodhën pranë tij.
就站在营门中,说:“凡属耶和华的,都要到我这里来!”于是利未的子孙都到他那里聚集。
27 Dhe ai u tha atyre: “Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: “Secili prej jush të vërë shpatën në krahun e tij; kaloni dhe rikaloni nga një hyrje e kampit në tjetrën, secili të vrasë vëllanë e tij, mikun e tij, fqinjin e tij!””.
他对他们说:“耶和华—以色列的 神这样说:‘你们各人把刀跨在腰间,在营中往来,从这门到那门,各人杀他的弟兄与同伴并邻舍。’”
28 Bijtë e Levit bënë ashtu siç u kishte thënë Moisiu, dhe atë ditë ranë rreth tre mijë njerëz.
利未的子孙照摩西的话行了。那一天百姓中被杀的约有三千。
29 Pastaj Moisiu tha: “Shenjtërohuni sot Zotit, që ai t’ju japë një bekim, sepse secili prej jush ka qënë kundër birit të tij dhe vëllait të tij”.
摩西说:“今天你们要自洁,归耶和华为圣,各人攻击他的儿子和弟兄,使耶和华赐福与你们。”
30 Të nesërmen Moisiu i tha popullit: “Ju keni bërë një mëkat të madh; por tani unë do të ngjitem tek Zoti; ndofta do të mund të bëj shlyerjen për mëkatin tuaj”.
到了第二天,摩西对百姓说:“你们犯了大罪。我如今要上耶和华那里去,或者可以为你们赎罪。”
31 Moisiu u kthye, pra, te Zoti dhe tha: “Medet, ky popull ka kryer një mëkat të madh dhe ka bërë për vete një perëndi prej ari.
摩西回到耶和华那里,说:“唉!这百姓犯了大罪,为自己做了金像。
32 Megjithatë tani, të lutem, falua mëkatin e tyre; përndryshe, më fshi nga libri yt që ke shkruar!”.
倘或你肯赦免他们的罪......不然,求你从你所写的册上涂抹我的名。”
33 Por Zoti iu përgjegj Moisiut: “Atë që ka bërë mëkat kundër meje, atë do ta fshij nga libri im!
耶和华对摩西说:“谁得罪我,我就从我的册上涂抹谁的名。
34 Tani shko, çoje popullin ku të kam thënë. Ja, Engjëlli im do të shkoj para teje, por ditën që do të vij për t’i dënuar, do t’i dënoj për mëkatin e tyre”.
现在你去领这百姓,往我所告诉你的地方去,我的使者必在你前面引路;只是到我追讨的日子,我必追讨他们的罪。”
35 Kështu Zoti goditi popullin, sepse kishte bërë viçin që Aaroni kishte modeluar.
耶和华杀百姓的缘故是因他们同亚伦做了牛犊。

< Eksodi 32 >