< Eksodi 23 >

1 “Nuk do të hapësh asnjë fjalë të rreme dhe nuk do t’i japësh asnjë ndihmë të pabesit për t’u bërë dëshmitar i anshëm.
「不可隨夥佈散謠言;不可與惡人連手妄作見證。
2 Nuk do të shkosh pas shumicës për të bërë të keqen; dhe nuk do të dëshmosh në një çështje gjyqësore duke u radhitur nga ana e shumicës për të prishur drejtësinë.
不可隨眾行惡;不可在爭訟的事上隨眾偏行,作見證屈枉正直;
3 Nuk do të favorizosh as të varfrin në gjyqin e tij.
也不可在爭訟的事上偏護窮人。
4 Në rast se takon kaun e armikut tënd ose gomarin e tij që ka humbur rrugën, do t’ia kthesh atij.
「若遇見你仇敵的牛或驢失迷了路,總要牽回來交給他。
5 Në rast se sheh gomarin e atij që të urren të shtrirë për tokë nën barrën, ruhu se e braktis, por ndihmo të zotin ta zgjidhë.
若看見恨你人的驢壓臥在重馱之下,不可走開,務要和驢主一同抬開重馱。
6 Mos shkel të drejtën e të varfrit tënd në gjyqin e tij.
「不可在窮人爭訟的事上屈枉正直。
7 Shmangu nga çdo pavërtetësi; mos vrit të pafajshmin dhe të drejtin, sepse unë nuk do ta fal të ligun.
當遠離虛假的事。不可殺無辜和有義的人,因我必不以惡人為義。
8 Mos prano asnjë dhuratë, sepse dhurata verbon atë që sheh dhe prapëson fjalët e njerëzve të drejtë.
不可受賄賂;因為賄賂能叫明眼人變瞎了,又能顛倒義人的話。
9 Mos shtyp të huajin, sepse ju e njihni shpirtin e të huajit, sepse keni qenë të huaj në vendin e Egjiptit.
「不可欺壓寄居的;因為你們在埃及地作過寄居的,知道寄居的心。」
10 Gjashtë vjet me radhë do të mbjellësh tokën tënde dhe do të korrësh frytet e saj;
「六年你要耕種田地,收藏土產,
11 por vitin e shtatë do ta lësh të pushojë dhe ajo do të mbetet djerr, me qëllim që ta gëzojnë të varfrit e popullit tënd; dhe gjëja e fshatit do të hajë atë që kanë për të lënë ata. Po ashtu do të veprosh me vreshtin tënd dhe ullinjtë e tu.
只是第七年要叫地歇息,不耕不種,使你民中的窮人有吃的;他們所剩下的,野獸可以吃。你的葡萄園和橄欖園也要照樣辦理。
12 Gjashtë ditë do të bësh punën tënde por ditën e shtatë do të pushosh, me qëllim që kau yt dhe gomari yt të mund të pushojnë, dhe biri i shërbëtores sate dhe i huaji të mund ta marrin veten.
「六日你要做工,第七日要安息,使牛、驢可以歇息,並使你婢女的兒子和寄居的都可以舒暢。
13 Do t’u kushtoni kujdes tërë gjërave që ju kam thënë dhe nuk do ta shqiptoni emrin e perëndive të tjerë; të mos dëgjohet të dalë nga goja juaj.
「凡我對你們說的話,你們要謹守。別神的名,你不可提,也不可從你口中傳說。」
14 Tri herë në vit do të më kremtosh një festë.
「一年三次,你要向我守節。
15 Do të kremtosh festën e të ndormëve. Shtatë ditë do të hash bukë pa maja, siç të kam urdhëruar, në kohën e caktuar në muajin e Abibit, sepse në atë muaj ti dole nga Egjipti; dhe askush nuk do të paraqitet para meje duarbosh.
你要守除酵節,照我所吩咐你的,在亞筆月內所定的日期,吃無酵餅七天。誰也不可空手朝見我,因為你是這月出了埃及。
16 Do të kremtosh edhe festën e korrjes, të prodhimit të hershëm të punës sate, të asaj që ke mbjellë në ara; si dhe festën e të vjelave, në fund të vitit, kur do të mbledhësh nga arat frytet e punës sate.
又要守收割節,所收的是你田間所種、勞碌得來初熟之物。並在年底收藏,要守收藏節。
17 Tri herë në vit tërë meshkujt do të paraqiten para Perëndisë, Zotit.
一切的男丁要一年三次朝見主耶和華。
18 Nuk do të ofrosh gjakun e flisë sime bashkë me bukën e mbrujtur; dhe yndyra e flive të festës sime nuk do të teprojë deri në mëngjes.
「不可將我祭牲的血和有酵的餅一同獻上;也不可將我節上祭牲的脂油留到早晨。
19 Do të çosh në shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, të parat fruta të tokës. Nuk do ta ziesh kecin me qumështin e nënës së tij.
「地裏首先初熟之物要送到耶和華-你上帝的殿。 「不可用山羊羔母的奶煮山羊羔。」
20 Ja, pra, unë po dërgoj një Engjëll para teje që të të ruajë gjatë rrugës, dhe të të futë në vendin që kam përgatitur.
「看哪,我差遣使者在你前面,在路上保護你,領你到我所預備的地方去。
21 Ki kujdes para tij dhe bindju zërit të tij; mos ngri krye kundër tij, sepse ai nuk do t’i falë shkeljet tuaja, sepse emri im gjendet në të.
他是奉我名來的;你們要在他面前謹慎,聽從他的話,不可惹 他,因為他必不赦免你們的過犯。
22 Por në qoftë se i bindesh plotësisht zërit të tij dhe bën të gjitha ato që do të them, unë do të jem armiku i armiqve të tu dhe kundërshtari i kundërshtarëve të tu;
「你若實在聽從他的話,照着我一切所說的去行,我就向你的仇敵作仇敵,向你的敵人作敵人。
23 sepse Engjëlli im do të shkojë para teje dhe do të të futë në vendin e Amorejve, të Hitejve, të Perezejve, të Kananejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, dhe unë do t’i shfaros ata.
「我的使者要在你前面行,領你到亞摩利人、赫人、比利洗人、迦南人、希未人、耶布斯人那裏去,我必將他們剪除。
24 Nuk do përkulesh para perëndive të tyre, dhe nuk do t’u shërbesh. Nuk do të bësh atë që bëjnë ato; por do t’i shkatërrosh plotësisht dhe do të thyesh shtyllat e tyre.
你不可跪拜他們的神,不可事奉他,也不可效法他們的行為,卻要把神像盡行拆毀,打碎他們的柱像。
25 Shërbejini Zotit, Perëndisë tuaj, ai do të bekojë bukën tënde dhe ujin tënd; dhe unë do të largoj sëmundjen nga ti.
你們要事奉耶和華-你們的上帝,他必賜福與你的糧與你的水,也必從你們中間除去疾病。
26 Në vendin tënd nuk do të ketë asnjë grua që të dështojë, asnjë grua shterpë. Unë do ta plotësoj numrin e ditëve të tua.
你境內必沒有墜胎的,不生產的。我要使你滿了你年日的數目。
27 Unë do të dërgoj para teje tmerrin tim dhe do t’i jap dërmën çdo populli pranë të cilit do të arrish, do të bëj që të gjithë armiqtë e tu të të kthejnë kurrizin.
凡你所到的地方,我要使那裏的眾民在你面前驚駭,擾亂,又要使你一切仇敵轉背逃跑。
28 Dhe do të dërgoj para teje grerëza, që do t’i përzënë Hivejtë, Kananejtë dhe Hitejtë para syve të tu.
我要打發黃蜂飛在你前面,把希未人、迦南人、赫人攆出去。
29 Nuk do t’i përzë ata para teje brenda një viti, me qëllim që vendi të mos kthehet në një shkrerëtirë dhe kafshët e fushave të mos shumëzohen kundër teje.
我不在一年之內將他們從你面前攆出去,恐怕地成為荒涼,野地的獸多起來害你。
30 Do t’i përzë para teje pak e nga pak, në mënyrë që ti të rritesh në numër dhe të shtiesh në dorë vendin.
我要漸漸地將他們從你面前攆出去,等到你的人數加多,承受那地為業。
31 Dhe unë do t’i caktoj kufijtë e tu nga Deti i Kuq në detin e Filistejve dhe nga shkretëtira deri te Lumi; sepse unë do të lë në duart e tua banorët e vendit dhe ti do t’i dëbosh para syve të tu.
我要定你的境界,從紅海直到非利士海,又從曠野直到大河。我要將那地的居民交在你手中,你要將他們從你面前攆出去。
32 Nuk do të lidhësh asnjë aleancë me ta, as edhe me perënditë e tyre.
不可和他們並他們的神立約。
33 Ata nuk do të banojnë në vendin tënd, që të mos të bëjnë të mëkatosh kundër meje: ti do t’u shërbeje perëndive të tyre, dhe kjo do të ishte një lak”.
他們不可住在你的地上,恐怕他們使你得罪我。你若事奉他們的神,這必成為你的網羅。」

< Eksodi 23 >