< Eksodi 17 >

1 Pastaj tërë asambleja e bijve të Izraelit u nis nga shkretëtira e Sinit, duke marshuar me etapa sipas urdhrave të Zotit, dhe u vendos në Redifim. Por nuk kishte ujë të pijshëm për popullin.
以色列全会众都遵耶和华的吩咐,按着站口从汛的旷野往前行,在利非订安营。百姓没有水喝,
2 Atëherë populli u grind me Moisiun dhe i tha: “Na jep ujë për të pirë”. Moisiu u përgjigj: “Pse grindeni me mua? Pse tundoni Zotin?”.
所以与摩西争闹,说:“给我们水喝吧!”摩西对他们说:“你们为什么与我争闹?为什么试探耶和华呢?”
3 Atje populli pati etje për ujë dhe murmuriti kundër Moisiut, duke thënë: “Pse na bëre të ikim nga Egjipti që të vdesim nga etja ne, bijtë tanë dhe bagëtia jonë?”.
百姓在那里甚渴,要喝水,就向摩西发怨言,说:“你为什么将我们从埃及领出来,使我们和我们的儿女并牲畜都渴死呢?”
4 Kështu Moisiu i thirri Zotit, duke i thënë: “Çfarë të bëj për këtë popull? Edhe pak dhe ata do të më vrasin me gurë”.
摩西就呼求耶和华说:“我向这百姓怎样行呢?他们几乎要拿石头打死我。”
5 Zoti i tha Moisiut: “Kalo para popullit dhe merr me vete disa pleq nga Izraeli; merr në dorë edhe bastunin me të cilin rrahe lumin, dhe nisu.
耶和华对摩西说:“你手里拿着你先前击打河水的杖,带领以色列的几个长老,从百姓面前走过去。
6 Ja, unë do të rri përpara teje, atje mbi shkëmbin në Horeb; ti do të rrahësh shkëmbin, prej të cilit do të burojë ujë dhe populli do të pijë”. Kështu bëri Moisiu para syve të pleqve të Izraelit.
我必在何烈的磐石那里,站在你面前。你要击打磐石,从磐石里必有水流出来,使百姓可以喝。”摩西就在以色列的长老眼前这样行了。
7 Prandaj e quajti këtë vend Masa dhe Meriba për shkak të grindjeve që pati me bijtë e Izraelit, dhe sepse kishin tunduar Zotin, duke thënë: “A është vallë Zoti në mes nesh, apo jo?”.
他给那地方起名叫玛撒,又叫米利巴;因以色列人争闹,又因他们试探耶和华,说:“耶和华是在我们中间不是?”
8 Atëherë erdhi Amaleku për të luftuar kundër Izraelit në Refidim.
那时,亚玛力人来在利非订,和以色列人争战。
9 Dhe Moisiu i tha Jozueut: “Zgjidh për ne disa burra dhe dil për të luftuar kundër Amalekut; nesër do të jem në majë të kodrës me shkopin e Perëndisë në dorë”.
摩西对约书亚说:“你为我们选出人来,出去和亚玛力人争战。明天我手里要拿着 神的杖,站在山顶上。”
10 Jozueu bëri ashtu siç i kishte thënë Moisiu dhe luftoi kundër Amalekut, ndërsa Moisiu, Aaroni dhe Huri u ngjitën në majë të kodrës.
于是约书亚照着摩西对他所说的话行,和亚玛力人争战。摩西、亚伦,与户珥都上了山顶。
11 Dhe ndodhi që, kur Moisiu ngrinte dorën e tij, Izraeli fitonte; përkundrazi, kur e ulte dorën, fitonte Amaleku.
摩西何时举手,以色列人就得胜,何时垂手,亚玛力人就得胜。
12 Por duart e Moisiut ishin rënduar, kështu që ata morën një gur dhe ia vunë poshtë, ai u ul mbi të ndërsa Aaroni dhe Huri ia mbanin duart, njëri nga një krah, tjetri nga krahu tjetër; kështu duart e tij mbetën të palëvizura deri në perëndimin e diellit.
但摩西的手发沉,他们就搬石头来,放在他以下,他就坐在上面。亚伦与户珥扶着他的手,一个在这边,一个在那边,他的手就稳住,直到日落的时候。
13 Prandaj Jozueu mundi Amalekun dhe njerëzit e tij, duke i prerë me shpata.
约书亚用刀杀了亚玛力王和他的百姓。
14 Pastaj Zoti i tha Moisiut: “Shkruaje këtë ngjarje në një libër, që të mos harrohet kurrë, dhe njofto Jozueun që unë do ta fshij fare kujtimin e Amalekut nën qiellin”.
耶和华对摩西说:“我要将亚玛力的名号从天下全然涂抹了;你要将这话写在书上作纪念,又念给约书亚听。”
15 Moisiu ndërtoi pastaj një altar, të cilit i vuri emrin: “Zoti është flamuri im”; dhe tha:
摩西筑了一座坛,起名叫“耶和华尼西”,
16 “Dora u ngrit kundër fronit të Zotit, dhe Zoti do t’i bëjë luftë Amalekut brez pas brezi”.
又说:“耶和华已经起了誓,必世世代代和亚玛力人争战。”

< Eksodi 17 >