< Predikuesi 2 >

1 Unë thashë në zemrën time: “Eja tani, dua të të vë në provë me gëzimin, dhe ti do të gëzosh ëndjen”. Por ja, edhe kjo është kotësi.
我心里说:“来吧,我以喜乐试试你,你好享福!”谁知,这也是虚空。
2 Për të qeshurit kam thënë: “Éshtë një marrëzi, dhe për gëzimin: “Kujt i shërben?”.
我指嬉笑说:“这是狂妄。”论喜乐说:“有何功效呢?”
3 Kërkova në zemrën time si ta kënaq trupin tim me verë, duke e nxitur njëkohësisht zemrën time drejt diturisë dhe t’i qepet marrëzisë, deri sa të shoh cila është e mira që bijtë e njerëzve do të duhej të bënin nën qiell tërë ditët e jetës së tyre.
我心里察究,如何用酒使我肉体舒畅,我心却仍以智慧引导我;又如何持住愚昧,等我看明世人,在天下一生当行何事为美。
4 Kështu kreva punime të mëdha për vete; ndërtova shtëpi, mbolla vreshta,
我为自己动大工程,建造房屋,栽种葡萄园,
5 bëra kopshte dhe parqe, duke mbjellë drurë frutorë të çdo lloji;
修造园囿,在其中栽种各样果木树;
6 ndërtova pellgje për ujin me të cilat të mund të vadis pyllin që të rriten drurët.
挖造水池,用以浇灌嫩小的树木。
7 Bleva shërbëtorë dhe shërbëtore dhe u bëra me shërbëtorë që lindën në shtëpi; pata pasuri të mëdha në kope me bagëti të trashë dhe të imët më tepër se ata që kishin qenë para meje në Jeruzalem.
我买了仆婢,也有生在家中的仆婢;又有许多牛群羊群,胜过以前在耶路撒冷众人所有的。
8 Grumbullova për vete edhe argjend, ar dhe pasuritë e mbretërve dhe të krahinave; gjeta këngëtarë dhe këngëtare, kënaqësitë e bijve të njerëzve, dhe vegla muzikore të çdo lloji.
我又为自己积蓄金银和君王的财宝,并各省的财宝;又得唱歌的男女和世人所喜爱的物,并许多的妃嫔。
9 Kështu u bëra i madh dhe u begatova më tepër se ata që kishin qenë para meje në Jeruzalem; edhe dituria më mbeti mua.
这样,我就日见昌盛,胜过以前在耶路撒冷的众人。我的智慧仍然存留。
10 Tërë ato që sytë e mi dëshironin, nuk ua mohova atyre; nuk i refuzova zemrës sime asnjë qejf, sepse zemra ime kënaqej me çdo punë timen; dhe ky ka qenë shpërblimi për çdo punë të bërë nga unë.
凡我眼所求的,我没有留下不给它的;我心所乐的,我没有禁止不享受的;因我的心为我一切所劳碌的快乐,这就是我从劳碌中所得的分。
11 Pastaj u ktheva të shikoj tërë veprat që kishin bërë duart e mia dhe mundin tim për t’i kryer; dhe ja, të gjitha ishin kotësi dhe një kërkim për të kapur erën; nuk kishte asnjë përfitim nën diell.
后来,我察看我手所经营的一切事和我劳碌所成的功。谁知都是虚空,都是捕风;在日光之下毫无益处。
12 Atëherë u ktheva të rrah me mend diturinë, marrëzinë dhe budallallëkun. “Çfarë do të bëjë njeriu që do të zërë vendin e mbretit, në mos atë që është bërë?”.
我转念观看智慧、狂妄,和愚昧。在王以后而来的人还能做什么呢?也不过行早先所行的就是了。
13 Pastaj kuptova që dituria ka një epërsi mbi budallallëkun, ashtu si drita ka një epërsi mbi errësirën.
我便看出智慧胜过愚昧,如同光明胜过黑暗。
14 I urti i ka sytë në kokë, kurse budallai ecën në errësirë; por kuptova gjithashtu që të dyve u është rezervuar i njëjti fat.
智慧人的眼目光明,愚昧人在黑暗里行。我却看明有一件事,这两等人都必遇见。
15 Kështu thashë në zemrën time: “Po ai fat që i takon budallait më takon edhe mua”. Ç’përfitim ke se ke qenë më i urtë?”. Prandaj thashë në zemrën time: “Edhe kjo është kotësi”.
我就心里说:“愚昧人所遇见的,我也必遇见,我为何更有智慧呢?”我心里说,这也是虚空。
16 Nuk mbetet në fakt asnjë kujtim jetëgjatë si i njeriut të urtë ashtu edhe i njeriut budalla, sepse në ditët e ardhme gjithçka do të harrohet. Dhe ashtu si vdes budallai, në të njëjtën mënyrë vdes i urti.
智慧人和愚昧人一样,永远无人记念,因为日后都被忘记;可叹智慧人死亡,与愚昧人无异。
17 Prandaj fillova të urrej jetën, sepse të gjitha ato që bëhen nën diell më janë bërë të neveritshme, sepse të gjitha janë kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.
我所以恨恶生命;因为在日光之下所行的事我都以为烦恼,都是虚空,都是捕风。
18 Kështu kam urryer çdo mundim që kam kryer nën diell, sepse duhet t’i lë të gjitha atij që do të vijë pas meje.
我恨恶一切的劳碌,就是我在日光之下的劳碌,因为我得来的必留给我以后的人。
19 Dhe kush e di në se do të jetë i urtë ose budalla? Sidoqoftë ai do të jetë zot i gjithë punës që kam kryer me mund dhe për të cilën kam përdorur diturinë nën diell. Edhe kjo është kotësi.
那人是智慧是愚昧,谁能知道?他竟要管理我劳碌所得的,就是我在日光之下用智慧所得的。这也是虚空。
20 Kështu arrita të dëshpërohem në zemrën time për gjithë mundin që kam bërë nën diell.
故此,我转想我在日光之下所劳碌的一切工作,心便绝望。
21 Sepse këtu ka një njeri që ka punuar me dituri, me zgjuarësi dhe me sukses, por që duhet t’ia lërë trashëgiminë e tij një tjetri, që nuk është munduar fare! Edhe kjo është një kotësi dhe një e keqe e madhe.
因为有人用智慧、知识、灵巧所劳碌得来的,却要留给未曾劳碌的人为分。这也是虚空,也是大患。
22 Çfarë i mbetet në të vërtetë njeriut për tërë mundin e tij dhe për shqetësimin e zemrës së tij, me të cilën është munduar nën diell?
人在日光之下劳碌累心,在他一切的劳碌上得着什么呢?
23 Tërë ditët e tij nuk janë veçse dhembje dhe puna e tij është e rëndë. Zemra e tij nuk pushon as natën. Edhe kjo është kotësi.
因为他日日忧虑,他的劳苦成为愁烦,连夜间心也不安。这也是虚空。
24 Për njeriun nuk ka gjë më të mirë se sa të hajë e të pijë dhe të gëzohet në mundin e tij; por kam vënë re se edhe kjo vjen nga dora e Perëndisë.
人莫强如吃喝,且在劳碌中享福,我看这也是出于 神的手。
25 Kush mund të hajë ose të gëzohet më shumë se unë?
论到吃用、享福,谁能胜过我呢?
26 Sepse Perëndia i jep njeriut që i pëlqen dituri, njohje dhe gëzim; por mëkatarit i ngarkon detyrën të mbledhë dhe të grumbullojë, për t’ia lënë pastaj të gjitha atij që pëlqehet nga sytë e Perëndisë. Edhe kjo është kotësi dhe përpjekje për të kapur erën.
神喜悦谁,就给谁智慧、知识,和喜乐;惟有罪人, 神使他劳苦,叫他将所收聚的、所堆积的归给 神所喜悦的人。这也是虚空,也是捕风。

< Predikuesi 2 >