< Ligji i Përtërirë 34 >

1 Pastaj Moisiu u ngjit nga fusha e Moabit në Malin Nebo, në majën e Pisgahut, që ndodhet në bregun e kundërt të Jerikos. Dhe Zoti i tregoi tërë vendin e Galaadit deri në Dan,
摩西从摩押平原登尼波山,上了那与耶利哥相对的毗斯迦山顶。耶和华把基列全地直到但,
2 tërë Naftalin, vendin e Efraimit dhe të Manasit, tërë vendin e Judës deri në detin perëndimor,
拿弗他利全地,以法莲、玛拿西的地,犹大全地直到西海,
3 Negevin dhe fushën e luginës të Jerikos, qytet i palmave, deri në Tsoar.
南地和棕树城耶利哥的平原,直到琐珥,都指给他看。
4 Zoti tha: “Ky është vendi që u premtova me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, duke u thënë: “Unë do t’ua jap pasardhësve tuaj”. Ti e pe me sytë e tua, por nuk do të hysh në të!”.
耶和华对他说:“这就是我向亚伯拉罕、以撒、雅各起誓应许之地,说:‘我必将这地赐给你的后裔。’现在我使你眼睛看见了,你却不得过到那里去。”
5 Kështu Moisiu, shërbëtori i Zoit, vdiq aty, në vendin e Moabit, simbas fjalës së Zotit.
于是,耶和华的仆人摩西死在摩押地,正如耶和华所说的。
6 Dhe Zoti e varrosi në luginën e vendit të Moabit, përballë Beth-Peorit; dhe askush nuk e ka mësuar deri më sot vendin e varrit të tij.
耶和华将他埋葬在摩押地、伯·毗珥对面的谷中,只是到今日没有人知道他的坟墓。
7 Moisiu ishte njëqind e njëzet vjeç kur vdiq; shikimi i tij nuk ishte dobësuar dhe fuqia e tij nuk i qe mpakur.
摩西死的时候年一百二十岁;眼目没有昏花,精神没有衰败。
8 Bijtë e Izraelit e qanë në fushat e Moabit tridhjetë ditë; pastaj ditët e zisë dhe të vajtimit për Moisiun morën fund.
以色列人在摩押平原为摩西哀哭了三十日,为摩西居丧哀哭的日子就满了。
9 Atëherë Jozueu, bir i Nunit, u mbush me frymën e diturisë, sepse Moisiu kishte vënë duart mbi të; kështu bijtë e Izraelit iu bindën atij dhe vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Moisiun Zoti.
嫩的儿子约书亚;因为摩西曾按手在他头上,就被智慧的灵充满,以色列人便听从他,照着耶和华吩咐摩西的行了。
10 Nuk doli më në Izrael një profet i ngjashëm me Moisiun, me të cilin Zoti fliste sy për sy,
以后以色列中再没有兴起先知像摩西的。他是耶和华面对面所认识的。
11 në të gjitha shenjat dhe mrekullitë që Zoti e dërgoi të bënte në vendin e Egjiptit para Faraonit, para tërë shërbëtorëve të tij dhe tërë vendit të tij,
耶和华打发他在埃及地向法老和他的一切臣仆,并他的全地,行各样神迹奇事,
12 në të gjithë madhështinë e fuqisë dhe në të gjitha gjërat e mëdha dhe të tmerrshme që Moisiu kreu përpara syve të të gjithë Izraelit.
又在以色列众人眼前显大能的手,行一切大而可畏的事。

< Ligji i Përtërirë 34 >