< Ligji i Përtërirë 20 >

1 “Kur të shkosh në luftë kundër armiqve të tu dhe të shikosh kuaj, qerre dhe njerëz në një numër më të madh se ato që ke ti, mos ki frikë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, që të bëri të ngjitesh nga vendi i Egjiptit, është me ty.
When you go out to battle against your enemies, and see horses, chariots, and a people more numerous than you, you shall not be afraid of them; for Yahweh your God, who brought you up out of the land of Egypt, is with you.
2 Kështu, në çastin kur do të jeni duke filluar betejën, prifti do të dalë përpara dhe do t’i flasë popullit
It shall be, when you draw near to the battle, that the priest shall approach and speak to the people,
3 dhe do t’i thotë: “Dëgjo, Izrael! Sot jeni gatitur për t’u ndeshur me armiqtë tuaj; zemra juaj të mos ju ligështohet; mos kini frikë, mos e humbni dhe mos u trembni para tyre,
and shall tell them, “Hear, Israel, you draw near today to battle against your enemies. Don’t let your heart faint! Don’t be afraid, nor tremble, neither be scared of them;
4 sepse Zoti, Perëndia juaj, është ai që ecën me ju për të luftuar për ju kundër armiqve tuaj dhe për t’ju shpëtuar”.
for Yahweh your God is he who goes with you, to fight for you against your enemies, to save you.”
5 Pastaj oficerët do t’i flasin popullit, duke thënë: “A ka njeri që ka ndërtuar një shtëpi të re dhe ende nuk e ka përuruar? Le të shkojë dhe të kthehet në shtëpinë e tij, që të mos vdesë gjatë betejës dhe një tjetër të përurojë shtëpinë e tij.
The officers shall speak to the people, saying, “What man is there who has built a new house, and has not dedicated it? Let him go and return to his house, lest he die in the battle, and another man dedicate it.
6 A ka njeri të ketë mbjellë një vresht dhe të mos ketë shijuar akoma frutet e tij? Le të shkojë e të kthehet në shtëpi të tij, që të mos vdesë gjatë betejës dhe një tjetër të gëzojë frytet e tij.
What man is there who has planted a vineyard, and has not used its fruit? Let him go and return to his house, lest he die in the battle, and another man use its fruit.
7 A ka njeri që është fejuar me një femër dhe nuk e ka marrë akoma me vete? Le të shkojë dhe të kthehet në shtëpi të tij, që të mos vdesë në betejë dhe një tjetër ta marrë atë”.
What man is there who has pledged to be married to a wife, and has not taken her? Let him go and return to his house, lest he die in the battle, and another man take her.”
8 Pastaj oficerët do t’i flasin akoma popullit, duke i thënë: “A ka ndonjë që ka frikë dhe të cilit i mungon guximi? Le të shkojë dhe të kthehet në shtëpi të tij, që guximi i vëllezërve të tij të mos mehet ashtu si i ndodhi atij”.
The officers shall speak further to the people, and they shall say, “What man is there who is fearful and faint-hearted? Let him go and return to his house, lest his brother’s heart melt as his heart.”
9 Kur oficerët të kenë mbaruar së foluri popullit, do të caktojnë komandantët e trupave të popullit.
It shall be, when the officers have finished speaking to the people, that they shall appoint captains of armies at the head of the people.
10 Kur t’i afrohesh një qyteti për ta sulmuar, do t’i ofrosh së pari paqen.
When you draw near to a city to fight against it, then proclaim peace to it.
11 Në qoftë se pranon ofertën tënde të paqes dhe t’i hap dyert e tij, tërë populli që ndodhet aty ka për të paguar haraçin dhe do të të shërbejë.
It shall be, if it gives you answer of peace and opens to you, then it shall be that all the people who are found therein shall become forced laborers to you, and shall serve you.
12 Por në rast se nuk do të bëjë paqe me ty dhe kërkon luftë kundër teje, atëherë ti do ta rrethosh.
If it will make no peace with you, but will make war against you, then you shall besiege it.
13 Kur më vonë Zoti, Perëndia yt, do të ta japë në dorë, do të vrasësh me shpatë tërë meshkujt e tij;
When Yahweh your God delivers it into your hand, you shall strike every male of it with the edge of the sword;
14 por gratë, fëmijët, bagëtinë dhe të gjitha ato që ndodhen në qytetet, tërë prenë e tij, do t’i marrësh si plaçkën tënde; dhe do të hash plaçkën e armiqve të tu që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë.
but the women, the little ones, the livestock, and all that is in the city, even all its plunder, you shall take for plunder for yourself. You may use the plunder of your enemies, which Yahweh your God has given you.
15 Kështu do të veprosh në të gjitha qytetet që janë shumë larg nga ti dhe që nuk janë qytete të këtyre kombeve.
Thus you shall do to all the cities which are very far off from you, which are not of the cities of these nations.
16 Por nga qytetet e këtyre popujve që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, nuk ke për të lënë asgjë që merr frymë;
But of the cities of these peoples that Yahweh your God gives you for an inheritance, you shall save alive nothing that breathes;
17 por do të vendosësh shfarosjen e plotë të tyre, domethënë të Hitejve, të Amorejve, të Kananejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, ashtu si të ka urdhëruar Zoti, Perëndia yt,
but you shall utterly destroy them: the Hittite, the Amorite, the Canaanite, the Perizzite, the Hivite, and the Jebusite, as Yahweh your God has commanded you;
18 me qëllim që ata të mos ju mësojnë të imitoni tërë ndyrësirat që bëjnë për perënditë e tyre, dhe ju të mos mëkatoni kundër Zotit, Perëndisë tuaj.
that they not teach you to follow all their abominations, which they have done for their gods; so would you sin against Yahweh your God.
19 Kur të rrethosh një qytet për një kohë të gjatë, duke luftuar kundër tij, për ta shtënë në dorë, nuk do të shkatërrosh drurët frutorë me goditje të sëpatës, do të hash frutat e tyre dhe nuk do t’i rrëzosh; sepse vallë druri i fushës a është njeri që ti ta përdorësh në rrethimin?
When you shall besiege a city a long time, in making war against it to take it, you shall not destroy its trees by wielding an ax against them; for you may eat of them. You shall not cut them down, for is the tree of the field man, that it should be besieged by you?
20 Por mund të shkatërrosh dhe të rrëzosh gjithë drurët që ti e di që nuk janë frutorë, për të ndërtuar vepra rrethimi kundër qytetit që të lufton, deri sa ai të bjerë”.
Only the trees that you know are not trees for food, you shall destroy and cut them down. You shall build bulwarks against the city that makes war with you, until it falls.

< Ligji i Përtërirë 20 >