< Ligji i Përtërirë 15 >

1 “Në mbarim të çdo shtatë viteve do të bësh faljen e borxheve.
每過七年,應施行豁免。
2 Dhe kjo do të jetë forma e faljes: Çdo huadhënës do të falë atë që i ka dhënë hua të afërmit të tij; nuk do të kërkojë kthimin e saj nga i afërmi dhe nga vëllai i tij, sepse është shpallur falja e borxheve nga Zoti.
豁免的方式是這樣:債主應把借與近人的一切,全部豁免,不應再向近人或兄弟追還,因為已為光榮上主宣佈了豁免。
3 Mund ta kërkosh borxhin nga i huaji; por do t’i falësh vëllait tënd atë që ai të ka marrë hua.
向外邦人可以追還,但你兄弟欠你的應一概豁免。
4 Nuk do të ketë asnjë nevojtar midis jush, sepse Zoti do të të bekojë me të madhe në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep si trashgimi, që ti ta zotërosh,
其實,在你中間不會有窮人,因為在你的天主賜給你作為產業的地上,上主必豐厚地祝福你,
5 por vetëm me kusht që ti t’i bindesh me zell zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke pasur kujdes të zbatosh në praktikë të gjitha këta urdhërimet, që sot të cakton.
只要你聽從上主你天主的話,謹守遵行我今日吩咐你的這一切誡命。
6 Sepse Zoti, Perëndia yt, do të të bekojë siç të ka premtuar; atëherë do t’u japësh hua shumë kombeve, por ti nuk do të kërkosh hua; do të sundosh mbi shumë kombe, por ato nuk do të sundojnë mbi ty.
因為你的天主必照他說的,祝福你:你要借給許多民族,而你卻不需要借貸;你要統治許多民族,但他們卻不會統治你。
7 Në rast se ke ndonjë vëlla nevojtar midis jush, midis ndonjë prej qyteteve që Zoti, Perëndia yt, po të jep, nuk do të fortësosh zemrën dhe nuk do të mbyllësh dorën para vëllait tënd nevojtar;
如果在上主你的天主賜給你的地內的一座城裏,在你中間有了一個窮人,又是你的兄弟,對這窮苦的兄弟,不可心硬,不可袖手旁觀,
8 por do t’i hapësh me zemërgjerësi dorën tënde dhe do t’i japësh hua aq sa i nevojitet për të përballuar nevojat që ka.
應向他伸手,凡他所需要的儘量借給他。
9 Ki kujdes që të mos ketë asnjë mendim të keq në zemrën tënde, i cili të të bëjë të thuash: “Viti i shtatë, viti i familjes, është afër”, dhe ta shikosh me sy të keq vëllanë tënd nevojtar dhe të mos i japësh asgjë; ai do të bërtiste kundër teje para Zotit dhe ti do të mëkatoje.
你應提防,不要心生惡念說:「第七年的豁免年快到了! 」就冷眼對待你窮苦的兄弟,不借給他什麼。如果他呼求上主反對你,你應負罪。
10 Jepi me bujari dhe zemra jote të mos trishtohet kur i jep, sepse pikërisht për këtë Zoti, Perëndia yt, do të të bekojë në çdo punë tënden dhe në çdo gjë që do të të zërë dora.
你應盡量供給他;供給他時,不應傷心,因為為了這事,上主你的天主必在你的一切工作,和你著手所作的一切事上祝福你。
11 Sepse nevojtarët nuk do të mungojnë kurrë në vend, prandaj unë po të jap këtë urdhërim tënd dhe të them: “Hapja me bujari dorën tënde vëllait tënd, të varfërit tënd dhe nevojtarit në vendin tuaj”.
既然在這地上總少不了窮人,為此我吩咐你說:對你地區內困苦貧窮兄弟,你應大方地伸出援助之手。
12 Në rast se një vëlla apo një motër hebre shitet te ti, do të të shërbejë gjashtë vjet; por vitin e shtatë do ta lësh të ikë i lirë.
你的兄弟,無論是希伯來男人,或是希伯來女人,若賣身與你,只應服事你六年,在第七年上,你應使他自由。
13 Dhe kur do ta lësh të ikë i lirë, nuk do ta lësh të shkojë duarbosh;
使他自由時,不可讓他空手離去;
14 do t’i japësh bujarisht dhurata nga kopeja jote, nga lëmi dhe nga hambari yt; do ta bësh pjestar të bekimeve me të cilat Zoti, Perëndia yt, të ka mbushur;
應由你羊群中,打禾場上,榨酒池內,取一些厚厚地酬報他,照上主你的天主祝福你的,分給他。
15 dhe nuk do të harrosh se ke qenë skllav në vendin e Egjiptit dhe se Zoti, Perëndia yt, të ka liruar; prandaj sot të urdhëroj këtë.
應記得你在埃及地也曾做過奴隸,上主你的天主將你贖回。為此我今日特將這事吩咐你。
16 Por në rast se ai të thotë: “Nuk dua të largohem prej teje”, sepse të do ty dhe shtëpinë tënde, sepse ka mbarësi bashkë me ty,
倘若他對你說:「我不願離開你,」因為他愛你和你的家庭,又喜歡同你在一起,
17 atëherë do të marrësh një fëndyell, do t’i shposh veshin kundër portës dhe ai do të jetë skllavi yt për gjithnjë. Po ashtu do të veprosh me skllaven tënde.
你就拿錐子在門上把他耳朵刺透,他便永遠成了你的奴僕;對你的婢女也該這樣做。
18 Nuk duhet të të duket e vështirë ta nisësh të lirë, sepse të ka shërbyer gjashtë vjet me gjysmën e pagës së një argati; dhe Zoti, Perëndia yt, do të bekojë të gjitha veprimet e tua.
使他自由的時候,你不應感到不滿,因為他六年給你服務,應得傭工的雙倍工資,並且上主你的天主也必在你所做的事業上祝福你。
19 Do t’i shenjtërosh Zotit, Perëndisë tënd, tërë pjelljet e para meshkuj të bagëtive të tua të trasha dhe të imta. Nuk do të bësh asnjë punë me pjelljen e parë të lopës sate dhe nuk do të qethësh pjelljen e parë të deles sate.
你的牛羊中所生的,凡是頭胎雄性的,都應祝聖與上主你的天主;你不可使頭胎公牛耕作,也不可剪頭胎公羊的毛。
20 Do t’i hash çdo vit, ti dhe familja jote, përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që Zoti ka zgjedhur.
你和你的家屬,年年在上主所選的地方,在上主你的天主面前,吃這些首生的牲畜。
21 Por në qoftë se kafsha ka ndonjë të metë, në rast se është e çalë, e verbër, apo ka ndonjë të metë tjetër të rëndë, nuk do t’ia flijosh Zotit, Perëndisë tënd;
但如果這牲畜有殘缺、或腿瘸、或瞎眼、或有任何缺點、你不可祭獻給上主你的天主,
22 do ta hash brenda portave të tua; të papastrin dhe të pastrin mund ta hanë njëlloj sikur të ishte një gazelë apo një dre.
可在家裏吃,不潔與潔淨的,人都可以吃,如吃羚羊和鹿一樣;
23 Por nuk do të hash gjakun e tyre; do ta derdhësh në tokë si uji”.
只不可吃牠的血,應將血如水一樣潑在地上。

< Ligji i Përtërirë 15 >