< Danieli 12 >

1 “Në atë kohë do të dalë Mikaeli, princi i madh, mbrojtësi i bijve të popullit tënd; dhe do të jetë një kohë me ankthe, ashtu si nuk ka pasur kurrë që kur se ekzistojnë kombet e deri në atë kohë.
那時保佑你國家子民的偉大護守天使彌額爾必要起來;那將是一個災難的時期,是自開國以來,直到那時從未有過的;那時,你的人民,凡是名錄在那書上的,都必得救。
2 Shumë nga ata që flenë në pluhurin e tokës do të zgjohen, disa në një jetë të përjetshme, të tjerë në turpin dhe në poshtërsi të përjetshme.
許多長眠於塵土中的人,要醒起來:有的要入於永生,有的要永遠蒙羞受辱。
3 Ata që kanë dituri do të shkëlqejnë si shkëlqimi i kupës qiellore dhe ata që do të kenë çuar shumë në drejtësi, do të shkëlqejnë si yjet përjetë.
賢明之士要發光有如穹蒼的光輝;那些引導多人歸於正義的人,要永遠發光如同星辰。
4 Por ti, Daniel, mbaji të fshehura këto fjalë dhe vulose librin deri në kohën e mbarimit; shumë njerëz do ta shfletojnë dhe dituria do të shtohet”.
至於你,達尼爾! 你要隱藏這些話,密封這部書,直到末期;將有許多人要探討,因而智識必要增長。
5 Pastaj unë, Danieli, shikova, dhe ja, dy të tjerë më këmbë, njeri mbi këtë breg të lumit, dhe tjetri mbi bregun tjetër të lumit.
那時我達尼爾觀望:看見另有兩位天使,一位站在河岸這邊,一位站在河岸那邊。
6 Një nga ata i tha burrit të veshur me rroba liri, që qëndronte mbi ujërat e lumit: “Kur do kryhen këto mrekulli?”.
我就問那身穿細麻衣,站在河水上的人說:「幾時這些奇事纔會實現呢﹖」
7 Unë dëgjova atëherë burrin e veshur me rroba liri që qëndronte mbi ujërat e lumit, i cili, ngriti dorën e djathtë dhe dorën e majtë drejt qiellit, u betua për atë që jeton përjtë se kjo do të jetë për një kohë, për disa kohëra dhe për gjysmën e një kohë; kur forca e popullit të shenjtë do të thyhet plotësisht, tërë këto gjëra do të kryhen.
我聽見那身穿細麻衣,站在河水上的人向天舉起左手及右手,指著永生者起誓說:「的確,這事必須經過一段時期,另兩段時期和半段時期:直到摧殘聖民的勢力終止時,這一切事纔要實現。」
8 Unë dëgjova, por nuk kuptova, prandaj pyeta: “Imzot, cili do të jetë fundi i këtyre gjërave?”.
我聽了以後,仍不明白,便問說:「我主! 這些事的結局究竟怎樣﹖」
9 Ai u përgjigj: “Shko, Daniel, sepse këto fjalë janë të fshehura dhe të vulosura deri kohën e mbarimit.
他回答說:「達尼爾,你去罷! 因為這些事隱藏密封,直到末期。
10 Shumë njerëz do të pastrohen, do të zbardhen dhe do të përsosen; por të pabesët do të veprojnë me pabesi dhe asnjë nga të pabesët nuk do të kuptojë, por do të kuptojnë njerëzit e ditur.
將有許多人要使自己純潔清白,並受鍛鍊,而惡人卻要更加作惡;凡作惡的人不能明白,惟有賢明之士纔能明白。
11 Nga koha që do të ndalohet flijimi i përditshëm dhe do të ngrihet neveria që shkakton shkretimin do të kalojnë njëmijë e dyqind e nëntëdhjetë ditë.
自從廢棄日常祭,設立那招致荒涼的可憎之物的時候起,必要經歷一千二百九十天。
12 Lum ai që pret dhe arrin në njëmijë e treqind e tridhjetë e pesë ditë.
凡能守候直到一千三百三十五天的,是有福的。
13 Por ti shko drejt mbarimit tënd; do të prehesh dhe pastaj do të ngrihesh përsëri për të marrë pjesën tënde të trashëgimisë në mbarim të ditëve”.
你應去等候末期,好好安息罷! 到末日,你要起來接受你的福分。」

< Danieli 12 >