< Amosi 7 >

1 Ja ç’më bëri të shoh Zoti, Zoti: ai formonte karkaleca kur fillonte të rritej bari i dytë; dhe ja, bari i dytë vinte mbas korrjes së mbretit.
IL Signore Iddio mi fece vedere una cotal [visione: ] Ecco, egli formava delle locuste, in sul principio dello spuntar del guaime; ed ecco del guaime, dopo le segature del re.
2 Kur ato mbaruan së ngrëni barin e tokës, unë thashë: “Zot, Zot, oh, na fal, pra. Si mund të rezistojë Jakobi, duke qenë se është i vogël?”.
E come quelle finivano di mangiar l'erba della terra, io dissi: Deh! Signore Iddio, perdona; quale [è] Giacobbe, ch'egli possa risorgere? conciossiachè egli [sia già tanto] piccolo.
3 Zoti u pendua për këtë: “Kjo nuk ka për të ndodhur”, tha Zoti.
Il Signore si pentì di ciò. [Questo] non avverrà, disse il Signore.
4 Ja ç’më bëri të shoh Zoti, Zoti: Zoti, Zoti shpalli se do mbronte çështjen e tij me zjarr; dhe zjarri gllabëroi humnerën e madhe dhe gllabëroi një pjesë të vendit.
[Poi] il Signore Iddio mi fece vedere una cotal [visione: ] Ecco, il Signore bandiva di [voler] contendere col fuoco; e [il fuoco] consumò il grande abisso; consumò anche una parte [del paese].
5 Atëherë unë i thashë: “Zoti, Zoti, oh, jepi fund, pra. Si mund të rezistojë Jakobi, duke qenë se është i vogël?”.
Ed io dissi: Deh! Signore Iddio, resta; quale [è] Giacobbe, ch'egli possa risorgere? conciossiachè egli [sia già tanto] piccolo.
6 Zoti u pendua për këtë: “As kjo nuk ka për të ndodhur”, tha Zoti, Zoti.
Il Signore si pentì di ciò. Ancora questo non avverrà, disse il Signore.
7 Ja ç’më bëri të shoh: Zoti rrinte drejt mbi një mur të ndërtuar me plumbçe dhe me një plumbçe në dorë.
[Poi] egli mi fece vedere una cotal [visione: ] Ecco, il Signore stava sopra un muro, [fatto] all'archipenzolo; ed avea in mano un archipenzolo.
8 Zoti më tha: “Amos, çfarë shikon?”. Unë iu përgjigja: “Një plumbçe”. Atëherë Zoti tha: “Ja, unë po vendos një plumbçe në mes të popullit tim të Izraelit; nuk do ta fal më gjatë.
E il Signore mi disse: Che vedi, Amos? Ed io dissi: Un archipenzolo. E il Signore disse: Ecco, io pongo l'archipenzolo per mezzo il mio popolo Israele; io non glielo passerò più.
9 Vendet e larta të Isakut do të prishen dhe shenjtëroret e Izraelit do të shkatërrohen; unë do të ngrihem me shpatë kundër shtëpisë së Jeroboamit”.
E gli alti luoghi d'Isacco saranno distrutti, e i santuarii d'Israele saranno deserti; ed io mi leverò con la spada contro alla casa di Geroboamo.
10 Atëherë Amatsiahu, prifti i Bethelit, i çoi fjalë Jeroboamit, mbretit të Izraelit: “Amosi komploton kundër teje në mes të shtëpisë së Izraelit; vendi nuk është në gjendje të durojë tërë fjalët e tij.
ALLORA Amasia, sacerdote di Betel, mandò a dire a Geroboamo, re d'Israele: Amos ha fatta congiura contro a te, in mezzo della casa d'Israele; il paese non potrà portare tutte le sue parole.
11 Në fakt Amosi ka thënë kështu: “Jeroboami do të vdesë nga shpata dhe Izraeli do të internohet me siguri larg vendit të tij””.
Perciocchè, così ha detto Amos: Geroboamo morrà per la spada, e Israele sarà del tutto menato in cattività d'in su la sua terra.
12 Amatsiahu i tha Amosit: “Shikues, shko, ik në vendin e Judës; atje ke për të ngrënë bukë dhe atje do të profetizosh;
Poi Amasia disse ad Amos: Veggente, va', fuggitene nel paese di Giuda; e quivi mangia del pane, e quivi profetizza.
13 por mos profetizo më në Bethel, sepse është shenjtërorja e mbretit dhe selia mbretërore”.
E non profetizzar più in Betel; perciocchè è il santuario del re, ed una stanza reale.
14 Atëherë Amosi u përgjigj dhe i tha Amatsiahut: “Unë nuk isha profet as bir profeti, por isha bari dhe rrisja fiq egjipti.
Ma Amos rispose, e disse ad Amasia: Io non [era] profeta, nè figliuol di profeta; anzi [era] mandriale, e andava cogliendo de' sicomori;
15 Zoti më mori pas kopesë dhe Zoti më tha: “Shko, profetizoi popullit tim të Izraelit”.
e il Signore mi prese di dietro alla greggia, e mi disse: Va', profetizza al mio popolo Israele.
16 Prandaj tani dëgjo fjalën e Zotit: Ti po thua: “Mos profetizo kundër Izraelit dhe mos fol më kundër shtëpisë së Isakut”.
Ora dunque, ascolta la parola del Signore. Tu dici: Non profetizzar contro ad Israele, e non istillar sopra la casa d'Isacco.
17 Prandaj kështu flet Zoti: “Gruaja jote do të kurvërohet në qytet, bijtë dhe bijat e tu do të vriten nga shpata dhe vendi yt do të ndahet me litar; ti do të vdesësh në tokë të papastër dhe Izraeli patjetër do të internohet larg vendit të tij””.
Perciò, così ha detto il Signore: La tua moglie fornicherà nella città, e i tuoi figliuoli, e le tue figliuole caderanno per la spada; e la tua terra sarà spartita con la cordicella, e tu morrai in terra immonda, e Israele sarà del tutto menato in cattività, d'in su la sua terra.

< Amosi 7 >