< Veprat e Apostujve 13 >

1 Por në kishën e Antiokisë ishin profetë dhe mësues: Barnaba, Simeoni, i quajtur Niger, Luci nga Kireneas, Manaeni, që ishte rritur bashkë me Herodin tetrark, dhe Sauli.
安提約基雅教會中,有一些先知和教師,其中有巴爾納伯和號稱尼革爾的西滿,有基勒乃人路基約,和與分封侯黑落德同乳的瑪納恒,還有掃祿。
2 Dhe, ndërsa po kryenin shërbesën e Zotit dhe po agjëronin, Fryma e Shenjtë tha: “M’i ndani veç Barnabën dhe Saulin për veprën për të cilën i kam thirrur”.
他們敬禮主和禁食的時候,聖神向他為說:「你們給我選拔出巴爾納伯和掃祿來,去行我叫他們要行的工作。」
3 Atëherë, pasi agjëruan dhe u lutën, vunë duart mbi ta dhe i nisën.
他們遂禁食祈禱,給他們覆了手,派他們走了。
4 Ata, pra, të dërguar nga Fryma e Shenjtë, zbritën në Seleuki dhe që andej lundruan për në Qipro.
二人既被聖神派遣,遂下到色婁基雅,又從那裏乘船往塞浦路斯。
5 Kur arritën në Salaminë, shpallën fjalën e Perëndisë në sinagogat e Judenjve; dhe ata kishin me vete edhe Gjonin si ndihmës.
他們來到撒拉米,就在猶太人的會堂中,宣講天主的聖道;還有若望作助手。
6 Pastaj, mbasi e përshkuan ishullin deri në Pafo, gjetën aty një magjistar, një profet të rremë jude, me emër Bar-Jezus,
他們走遍了全島,直到帕佛,遇見一個猶太人,他是個術士,也是假先知,名叫巴爾耶穌,
7 i cili ishte me prokonsullin Sergj Pal, njeri i zgjuar. Ky thirri pranë vetes Barnabën dhe Saulin dhe kërkoi të dëgjonte fjalën e Perëndisë,
他常同色爾爵保祿總督在一起;總督是個聰明人,他邀請了巴爾納伯和掃祿來,想聽天主的聖道;
8 por Elimas, magjistari (ky në fakt është kuptimi i emrit të tij) u kundërshtoi atyre, duke kërkuar ta largojë prokonsullin nga besimi.
但那術士厄呂瑪──這是他的希臘譯名──卻反對他們,想法顛覆總督的信心。
9 Atëherë Sauli, i quajtur edhe Pal, i mbushur me Frymën e Shenjtë, i nguli sytë mbi të dhe tha:
掃祿,也即是保祿,充滿了聖神,定睛望著他,
10 “O njeri plot me çdo mashtrim dhe çdo farë ligësie, bir i djallit, armik i çdo drejtësie, a nuk do të heqësh dorë nga shtrembërimi i rrugëvë të drejta të Zotit?
說:「你這滿懷各種欺詐和各種奸惡的人,魔鬼的兒子,一切正義的仇敵,你還不停止顛覆天主的正道嗎﹖
11 Tani, pra, ja, dora e Zotit është mbi ty, dhe do të verbohesh dhe nuk do ta shohësh më diellin për një farë kohe”. Menjëherë mbi të ra mjegull dhe terr: dhe ai shkonte rreth e qark duke kërkuar ndonjë që ta mbante për dore.
現今你看,上主的手要臨於你,你要變成一個瞎子,看不見太陽,直到一個時期。」立刻昏黑和幽暗降在他身上,他就回來摸索,找尋領路的人。
12 Atëherë prokonsulli, kur pa çfarë kishte ndodhur, besoi, i mrekulluar nga doktrina e Zotit.
那時,總督看見發生的事就信了,很驚訝主的道理。
13 Dhe Pali dhe shokët e vet hipën në anije nga Pafo dhe arritën nëpër det në Pergë të Panfilisë; por Gjoni u nda prej tyre dhe u kthye në Jeruzalem.
以後,保祿和同他一起的人,從帕佛乘船來到旁非里雅的培爾革;若望卻離開他們,回了耶路撒冷。
14 Por ata, duke vazhduar rrugën nga Perga, arritën në Antioki të Pisidisë; dhe, mbasi hynë në sinagogë ditën e shtunë, u ulën.
他們由培爾革經過各處,到了丕息狄雅的安提約基雅;安息日他們進了會堂坐下。
15 Mbas leximit të ligjit dhe të profetëve, krerët e sinagogës dërguan atyre për t’u thënë: “Vëllezër, në qoftë se keni ndonjë fjalë këshilluese për popullin, ia thoni”.
在朗誦法律和先知之後,會堂長派人問他們說:「仁人弟兄,你們若有什麼勸勉民眾的話,請說罷!」
16 Atëherë Pali u ngrit dhe, mbasi bëri shenjë me dorë, tha: “Izraelitë dhe ju që druani Perëndinë, dëgjoni!
保祿就站起來,打手勢說:「諸位以色列人和敬畏天主的人,請聽!
17 Perëndia e këtij populli të Izraelit i zgjodhi etërit tanë, dhe e bëri të madh popullin gjatë qëndrimit në vendin e Egjiptit; pastaj, me krahë të fuqishëm, e nxori që andej.
以色列民族的天主,揀選了我們的祖先。當這百姓寄居埃及時,天主就舉揚了他們,以大能的手臂從那裏領他們出來。
18 Dhe për afro dyzet vjet i duroi në shkretëtirë.
大約四十年的工夫在曠野中容忍了他們。
19 Pastaj shkatërroi shtatë kombe në vendin e Kanaanit dhe ua shpërndau atyre në trashëgimi vendin e tyre.
滅了在客納罕地方的七個民族以後,就把那地方分給他們作為基業,
20 Dhe pastaj, për afro katërqind e pesëdhjetë vjet, u dha Gjyqtarë deri te profeti Samuel.
約有四百五十年。此後,又給他們立了民長,直到撒慕爾先知時代。
21 Më pas ata kërkuan një mbret; dhe Perëndia u dha atyre Saulin, birin e Kisit, një burrë nga fisi i Beniaminit, për dyzet vjet.
從那時起,他們要求一位君王,天主就給他們立了本雅明族人克士的兒子撒烏耳,為王四十年;
22 Pastaj Perëndia e hoqi dhe u ngjalli atyre si mbret Davidin, për të cilin dha dëshmi duke thënë: “Kam gjetur Davidin, birin e Jeseut, njeri sipas zemrës sime, i cili do të zbatojë të gjitha vullnetet e mia”.
把他撤職以後,給他們立了達味為君王,天主為他作證說:我找到了葉瑟的兒子達味,他是一個合我心意的人,他要履行我的一切旨意。
23 Prej farës së këtij Perëndia, sipas premtimit të vet, i ka ngjallur Izraelit Shpëtimtarin Jezus.
天主按照恩許,從他的後裔中給以色列興起了一位救主耶穌。
24 Para ardhjes së tij, Gjoni predikoi një pagëzim pendimi për gjithë popullin e Izraelit.
若翰在他來臨以前,先向全以色列民宣講了悔改的洗禮。
25 Dhe, kur Gjoni po e përfundonte misionin e tij, tha: “Cili pandehni se jam unë? Unë nuk jam Krishti; por ja, pas meje vjen një, të cilit unë nuk jam i denjë t’i zgjidh sandalet e këmbëve”.
及至若翰將完成自己的任務時,說道:我不是你們所猜想的那位,但是,看,他在我以後要來,我不配解他腳上的鞋。
26 Vëllezër, bij të pasardhësve të Abrahamit, dhe ata prej jush që druajnë Perëndinë, juve ju është dërguar fjala e këtij shpëtimi.
諸位仁人弟兄,亞巴郎的子孫和你們敬畏天主的人! 這救恩之道正是給我們賜下的,
27 Sepse banorët e Jeruzalemit dhe krerët e tyre, duke mos e njohur Këtëjezus, duke e dënuar, kanë përmbushur fjalët e profetëve që lexohen çdo të shtunë.
因為耶路撒冷的居民和他們的首領不認識他,也不明白每安息日所誦讀的先知的預言,就判決了他,而應驗了這些預言。
28 Dhe, ndonëse nuk i gjetën asnjë faj që të meritonte vdekjen, i kërkuan Pilatit që ai të vritet.
他們本來找不到一條死罪,卻要求比拉多處死了他。
29 Dhe mbasi u kryen të gjitha gjërat që janë shkruar për të, atë e zbritën nga druri dhe e vunë në varr.
論他所記載的都成就了以後,就把他從木架上卸下,放在墳墓裏,
30 Por Perëndia e ringjalli prej të vdekurve;
天主卻使他從死者中復活起來,
31 dhe ai u pa për shumë ditë nga ata që ishin ngjitur me të nga Galilea në Jeruzalem, të cilët tani janë dëshmitarë të tij para popullit.
他多日顯現給同他一起,從加里肋亞往耶路撒冷去的人;這些人就是現今在百姓前給他作證的人。
32 Dhe ne po ju shpallim lajmin e mirë të premtimit që u qe bërë etërve,
我們現今也給你們報告喜訊:就是那向祖先所應許的恩許,
33 duke ju thënë se Perëndia e ka përmbushur për ne, bij të tyre, duke ringjallur Jezusin, ashtu si dhe është shkruar në psalmin e dytë: “Ti je Biri im, sot më linde”.
天主已給我們作他們子孫的完成了,叫耶穌復活了,就如在第二篇聖詠上所記載的:『你是我的兒子,我今日生了你。』
34 Dhe mbasi e ka ringjallur prej të vdekurve për të mos e kthyer në kalbje, ai ka thënë kështu: “Unë do t’ju jap premtimet e sigurta të bëra Davidit”.
論到天主使他從死者中復活了,使他不再歸於腐朽,曾這樣說過:『我要賜給你們許與達味的聖善忠實。』
35 Për këtë ai thotë edhe në një psalm tjetër: “Ti nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë kalbje”.
為此,又在另一處說:『你決不讓你的聖者見到腐朽。』
36 Sepse Davidi, mbasi zbatoi këshillën e Perëndisë në brezin e tij, vdiq dhe u bashkua me etërit e vet dhe pa kalbje,
達味固然在自己活著時,奉行了天主的旨意,但是他死了,也歸到了自己祖先那裏,且見到了腐朽;
37 por ai, që e ka ringjallur Perëndia, nuk ka parë kalbje.
但天主從死者中所復活的那位,卻沒有見到腐朽。
38 Le ta dini, pra, o vëllezër, se nëpërmjet tij ju është shpallur falja e mëkateve,
所以,諸位仁人弟兄,你們必須知道:就是藉著這耶穌給你們宣佈了赦罪之恩;凡在一切你們憑梅瑟法律不能成義的事上,
39 dhe se, me anë të tij, ai që beson është shfajësuar nga të gjitha gjërat, që nuk mund të shfajsohej me anë të ligjit të Moisiut.
憑著他,凡信的人都可成義。
40 Kini kujdes, pra, që të mos ju ndodhë ajo që është thënë në profetët:
所以,你們要小心,不要叫先知書上說的話來到你們身上:『
41 “Shikoni, o përbuzës, mrekullohuni dhe do të treteni, sepse unë po kryej një vepër në ditët tuaja, një vepër, të cilën ju nuk do ta besonit, po t’jua tregonte dikush””.
藐視的人哪!你們要看,要驚訝,要消逝!因為在你們的日子,我作了一件事,即使有人告訴你們,你們也必不信那件事。』
42 Dhe kur Judenjtë dolën nga sinagoga, johebrenjtë u lutën që të shtunën e ardhshme t’u flisnin përsëri për këto gjëra.
他們出去的時候,眾人要求下一個安息日再給他們講這些事。
43 Dhe, mbasi u shpërnda mbledhja, shumë nga Judenjtë dhe nga prozelitët e perëndishëm i ndiqnin Palin dhe Barnabën, të cilët, duke u folur atyre, i bindën të ngulmojnë në hir të Perëndisë.
會眾散去以後,有許多猶太人和歸依猶太教的虔誠人,隨從了保祿和巴爾納伯,二人同他們談話,勸他們務要堅持天主的恩寵。
44 Të shtunën tjetër gati gjithë qyteti u mblodh për të dëgjuar fjalën e Perëndisë.
下一個安息日,全城的人幾乎都聚集了來,要聽天主的聖道。
45 Por Judenjtë, duke parë turmën, u mbushën me smirë dhe u kundërviheshin thënieve të Palit, duke kundërshtuar dhe duke blasfemuar.
猶太人一看見這麼眾多的人,就滿心嫉妒,反對保祿所講的,且加以辱罵。
46 Atëherë Pali dhe Barnaba, duke folur lirisht, thanë: “Ishte e nevojshme që fjala e Perëndisë t’ju shpallej ju më së pari; por, ngaqë ju e hidhni poshtë dhe nuk e çmoni veten të denjë për jetën e përjetshme, ja, ne po u drejtohemi johebrenjve. (aiōnios g166)
保祿和巴爾納伯卻放膽地說:「天主的聖道本來先應講給你們聽,但因你們拒而不受,並斷定自己不配得永生,看,我們就要轉向外邦人, (aiōnios g166)
47 Sepse kështu na ka urdhëruar Zoti: “Unë të vura si dritë të johebrenjve, që ti ta çosh shpëtimin deri në skajin e dheut””.
因為主如此命我們說:『我已立你作為外邦人的光明,使你成為他們的救恩,直到地極。』
48 Johebrenjtë, kur dëgjuan, u gëzuan dhe lëvdonin fjalën e Zotit; dhe të gjithë sa ishin të paracaktuar për jetën e pasosur besuan. (aiōnios g166)
外邦人聽了,都很喜歡,讚美主的聖道;那些被預定獲得永生的人,就都信了。 (aiōnios g166)
49 Dhe fjala e Zotit përhapej në mbarë atë vend.
主的聖道遂傳遍了那地方。
50 Por Judenjtë i nxitën disa gra të perëndishme të shtresës së lartë, si dhe parinë e qytetit, dhe ngjallën një përndjekje kundër Palit dhe Barnabës dhe i dëbuan jashtë kufijve të tyre.
猶太人卻挑唆敬畏天主的尊貴婦人和城中的要人,發動迫害保祿和巴爾納伯,把他們驅逐出境。
51 Atëherë ata, mbasi shkundën pluhurin e këmbëve të tyre kundër tyre, shkuan në Ikon.
二人就把腳上的塵土向他們拂下,往依科尼雍去了。
52 Dhe dishepujt ishin mbushur me gëzim dhe me Frymën e Shenjtë.
門徒都充滿喜樂和聖神。

< Veprat e Apostujve 13 >