< 2 i Samuelit 18 >

1 Davidi kaloi në revistë njerëzit që ishin me të dhe caktoi mbi ta komandantë të mijëshëve dhe të qindshëve.
大衛數點跟隨他的人,立千夫長、百夫長率領他們。
2 Pastaj Davidi nisi përpara një të tretën e njerëzve të tij nën komandën e Joabit, një të tretën nën komandën e Abishait birit të Tserujahut, vëlla i Joabit, dhe një të tretën nën komandën e Itait të Gathit. Pastaj mbreti i tha popullit: “Dua të vij edhe unë me ju!”.
大衛打發軍兵出戰,分為三隊:一隊在約押手下,一隊在洗魯雅的兒子、約押兄弟亞比篩手下,一隊在迦特人以太手下。大衛對軍兵說:「我必與你們一同出戰。」
3 Por populli u përgjigj: “Ti nuk duhet të vish, sepse po të na vënë përpara, nuk do të na jepnin rëndësi; edhe po të vdiste gjysma jonë, nuk do të na jepnin rëndësi; por ti vlen sa dhjetë mijë nga ne; është më mirë të rrish gati të na ndihmosh nga qyteti”.
軍兵卻說:「你不可出戰。若是我們逃跑,敵人必不介意;我們陣亡一半,敵人也不介意。因為你一人強似我們萬人,你不如在城裏預備幫助我們。」
4 Mbreti iu përgjigj me këto fjalë: “Do të bëj atë që ju duket më mirë”. Kështu mbreti mbeti pranë portës së qytetit, ndërsa tërë populli dilte në formacion nga njëqind dhe nga një mijë veta.
王向他們說:「你們以為怎樣好,我就怎樣行。」於是王站在城門旁,軍兵或百或千地挨次出去了。
5 Mbreti u dha këtë urdhër Joabit, Abishait dhe Itait: “Për hirin tim, silluni me kujdes me të riun Absalom!”. Tërë populli e dëgjoi kur mbreti e dha këtë urdhër të gjithë komandantëve lidhur me Absalomin.
王囑咐約押、亞比篩、以太說:「你們要為我的緣故寬待那少年人押沙龍。」王為押沙龍囑咐眾將的話,兵都聽見了。
6 Kështu ushtria doli në fushë kundër Izraelit dhe beteja u zhvillua në pyllin e Efraimit.
兵就出到田野迎着以色列人,在以法蓮樹林裏交戰。
7 Populli i Izraelit u mund atje nga shërbëtorët e Davidit; dhe në atë vend masakra qe e madhe; atë ditë ranë njëzet mijë njerëz.
以色列人敗在大衛的僕人面前;那日陣亡的甚多,共有二萬人。
8 Beteja u shtri në të gjithë krahinën; dhe pylli gllabëroi më tepër njerëz nga sa kishte gllabëruar shpata.
因為在那裏四面打仗,死於樹林的比死於刀劍的更多。
9 Pastaj Absalomi u ndesh me njerëzit e Davidit. Absalomi i kishte hipur një mushke, e cila u fut poshtë degëve të dendura të një lisi të madh dhe koka e Absalomit mbeti e kapur në lis, dhe ai mbeti
押沙龍偶然遇見大衛的僕人。押沙龍騎着騾子,從大橡樹密枝底下經過,他的頭髮被樹枝繞住,就懸掛起來,所騎的騾子便離他去了。
10 Një njeri e pa këtë gjë dhe lajmëroi Joabin, duke thënë: “E pashë Absalomin të varur në një lis”.
有個人看見,就告訴約押說:「我看見押沙龍掛在橡樹上了。」
11 Atëherë Joabi iu përgjigj njeriut që e kishte informuar: “Ja, ti e pe? Po pse nuk e shtrive menjëherë të vdekur në tokë? Unë do të të kisha dhënë dhjetë sikla argjendi dhe një brez”.
約押對報信的人說:「你既看見他,為甚麼不將他打死落在地上呢?你若打死他,我就賞你十舍客勒銀子,一條帶子。」
12 Por ai njeri i tha Joabit: “Edhe sikur të më jepnin në dorë një mijë sikla argjendi, unë nuk do ta shtrija dorën kundër birit të mbretit, sepse ne e kemi dëgjuar urdhrin që mbreti të ka dhënë ty, Abishait dhe Itait, duke thënë: “Kini kujdes të mos i bëni asnjë të keqe të riut Absalom”.
那人對約押說:「我就是得你一千舍客勒銀子,我也不敢伸手害王的兒子;因為我們聽見王囑咐你和亞比篩並以太說:『你們要謹慎,不可害那少年人押沙龍。』
13 Në fakt do të kisha vepruar në mënyrë jo të ndershme kundër vetë jetës sime, sepse asgjë nuk i mbahet e fshehur mbretit; edhe ti vetë do të ishe kundër meje”.
我若妄為害了他的性命,就是你自己也必與我為敵(原來,無論何事都瞞不過王。)」
14 Atëherë Joabi tha: “Nuk dua të humb kohën me ty në këtë mënyrë”. Kështu mori në dorë tri shtiza dhe i futi në zemrën e Absalomit, që ishte akoma gjallë në pjesën e dendur të lisit.
約押說:「我不能與你留連。」約押手拿三杆短槍,趁押沙龍在橡樹上還活着,就刺透他的心。
15 Pastaj dhjetë shqyrtarë të rinj të Joabit e rrethuan Absalomin, e goditën akoma dhe e mbaruan.
給約押拿兵器的十個少年人圍繞押沙龍,將他殺死。
16 Atëherë Joabi urdhëroi që ti binin borisë, populli nuk e ndoqi më Izraelin sepse nuk e lejoi Joabi.
約押吹角,攔阻眾人,他們就回來,不再追趕以色列人。
17 Pas kësaj e morën Absalomin, e hodhën në një gropë të madhe në pyll dhe hodhën mbi të një sasi të madhe gurësh; pastaj tërë Izraelitët ikën, secili në çadrën e vet.
他們將押沙龍丟在林中一個大坑裏,上頭堆起一大堆石頭。以色列眾人都逃跑,各回各家去了。
18 Absalomi, sa qe gjallë, i kishte ngritur vetes një monumet në Luginën e Mbretit, sepse thoshte: “Unë nuk kam djalë që të ruajë kujtimin e emrit tim”. Kështu i dha emrin e tij këtij monumenti, që edhe sot quhet “monumenti i Absalomit”.
押沙龍活着的時候,在王谷立了一根石柱,因他說:「我沒有兒子為我留名。」他就以自己的名稱那石柱叫押沙龍柱,直到今日。
19 Ahimatsi, bir i Tsadokut, i tha Joabit: “Lermë të shkoj me vrap dhe t’i çoj mbretit lajmin që Zoti i siguroi drejtësi kundër armiqve të tij”.
撒督的兒子亞希瑪斯說:「容我跑去,將耶和華向仇敵給王報仇的信息報與王知。」
20 Joabi iu përgjigj: “Ti nuk do ta çosh lajmin sot; do ta çosh një ditë tjetër; nuk do ta çosh lajmin sot, sepse biri i mbretit ka vdekur”.
約押對他說:「你今日不可去報信,改日可以報信;因為今日王的兒子死了,所以你不可去報信。」
21 Pastaj Joabi i tha Etiopasit: “Shko dhe tregoja mbretit atë që ke parë”. Etiopasi u përul para Joabit dhe iku me vrap.
約押對古示人說:「你去將你所看見的告訴王。」古示人在約押面前下拜,就跑去了。
22 Ahimatsi, bir i Tsadokut, i tha prapë Joabit: “Sido që të ndodhë, të lutem, më lejo të fugoj prapa Etiopasit”. Joabi i tha: “Po pse dëshiron të fugosh, biri im? Sidoqoftë nuk do të kesh asnjë shpërblim për lajmin që çon”.
撒督的兒子亞希瑪斯又對約押說:「無論怎樣,求你容我隨着古示人跑去。」約押說:「我兒,你報這信息,既不得賞賜,何必要跑去呢?」
23 Dhe tjetri tha: “Sido që të ndodhë, dua të vrapoj”. Joabi i tha: “Vrapo!”. Atëherë Ahimatsi filloi të vrapojë nëpër rrugën e fushës dhe e kaloi Etiopasin.
他又說:「無論怎樣,我要跑去。」約押說:「你跑去吧!」亞希瑪斯就從平原往前跑,跑過古示人去了。
24 Davidi ishte ulur midis dy profetëve; roja hipi në çatinë e portës pranë mureve; ngriti sytë dhe shikoi, dhe ja, një njeri vraponte krejt vetëm.
大衛正坐在城甕裏。守望的人上城門樓的頂上,舉目觀看,見有一個人獨自跑來。
25 Roja bërtiti dhe njoftoi mbretin. Mbreti tha: “Në rast se është vetëm, sjell lajme”. Dhe ai po afrohej gjithnjë e më tepër.
守望的人就大聲告訴王。王說:「他若獨自來,必是報口信的。」那人跑得漸漸近了。
26 Pastaj roja pa një njeri tjetër që vraponte dhe i thirri rojes së portës: “Ja një tjetër njeri që vrapon vetëm!”. Mbreti tha: “Edhe ky sjell lajme”.
守望的人又見一人跑來,就對守城門的人說:「又有一人獨自跑來。」王說:「這也必是報信的。」
27 Roja shtoi: “Mënyra e të vrapuarit të të parit më duket si ajo e Ahimatsit, e birit të Tsadokut!”. Mbreti tha: “Éshtë një njeri i mirë dhe vjen me lajme të bukura”.
守望的人說:「我看前頭人的跑法,好像撒督的兒子亞希瑪斯的跑法一樣。」王說:「他是個好人,必是報好信息。」
28 Ahimatsi i bërtiti mbretit dhe tha: “Paqe!”. Pastaj u shtri përpara mbretit me fytyrën për tokë dhe tha: “I bekuar qoftë Zoti, Perëndia yt, që ka lënë në pushtetin tënd njerëzit që kishin ngritur duart kundër mbretit, zotërisë tim!”.
亞希瑪斯向王呼叫說:「平安了!」就在王面前臉伏於地叩拜,說:「耶和華-你的上帝是應當稱頌的,因他已將那舉手攻擊我主我王的人交給王了。」
29 Mbreti tha: “A është mirë i riu Absalom?”. Ahimatsi u përgjigj: “Kur Joabi dërgoi shërbëtorin e mbretit dhe mua, shërbëtorin tënd, pashë një rrëmujë të madhe, por nuk e di përse bëhej fjalë”.
王問說:「少年人押沙龍平安不平安?」亞希瑪斯回答說:「約押打發王的僕人,那時僕人聽見眾民大聲喧嘩,卻不知道是甚麼事。」
30 Mbreti i tha: “Kthehu dhe qëndro këtu”. Dhe ai u kthye dhe mbeti aty.
王說:「你退去,站在旁邊。」他就退去,站在旁邊。
31 Pikërisht në atë çast arriti Etiopasi, i cili tha: “Lajme të mira, o mbret, o imzot. Zoti të ka siguruar sot drejtësi, duke të çliruar nga duart e të gjithë atyre që kishin ngritur krye kundër teje”.
古示人也來到,說:「有信息報給我主我王!耶和華今日向一切興起攻擊你的人給你報仇了。」
32 Mbreti i tha Etiopasit: “A është mirë i riu Absalom?”. Etiopasi u përgjigj: “Armiqtë e mbretit, zotërisë tim, dhe tërë ata që ngriheshin kundër teje për të të bërë të keqe qofshin si ai i ri!”.
王問古示人說:「少年人押沙龍平安不平安?」古示人回答說:「願我主我王的仇敵,和一切興起要殺害你的人,都與那少年人一樣。」
33 Atëherë mbreti, duke u dridhur i tëri, u ngjit në dhomën që ishte mbi portën dhe qau; dhe thoshte: “O biri im Absalom; biri im, biri im Absalom! Të kisha vdekur unë në vendin tënd, o Absalom, biri im, biri im!”.
王就心裏傷慟,上城門樓去哀哭,一面走一面說:「我兒押沙龍啊!我兒,我兒押沙龍啊!我恨不得替你死,押沙龍啊,我兒!我兒!」

< 2 i Samuelit 18 >