< 2 i Samuelit 16 >

1 Davidi sapo e kishte kaluar majën e malit; kur ja, Tsiba, shërbëtor i Mefiboshethit, i doli përpara me gomarë me samar dhe të ngarkuar me dyqind bukë, njëqind vile rrushi të thatë, njëqind fruta vere dhe një calik me verë.
大卫刚过山顶,见米非波设的仆人洗巴拉着备好了的两匹驴,驴上驮着二百面饼,一百葡萄饼,一百个夏天的果饼,一皮袋酒来迎接他。
2 Mbreti i tha Tsibas: “Ç’ke ndërmënd të bësh me këto gjëra?”. Tsiba iu përgjigj: “Gomarët do t’i shërbejnë shtëpisë së mbretit për të hipur; buka dhe frutat e verës do të përdoren për të ushqyer të rinjtë, dhe vera do të pihet nga ata që do të jenë të lodhur në shkretëtirë”.
王问洗巴说:“你带这些来是什么意思呢?”洗巴说:“驴是给王的家眷骑的;面饼和夏天的果饼是给少年人吃的;酒是给在旷野疲乏人喝的。”
3 Mbreti tha: “Ku është biri i zotërisë tënd?”. Tsiba iu përgjigj mbretit: “Ja, mbeti në Jeruzalem, sepse tha: “Sot shtëpia e Izraelit do të më kthejë mbretërinë e atit tim””.
王问说:“你主人的儿子在哪里呢?”洗巴回答王说:“他仍在耶路撒冷,因他说:‘以色列人今日必将我父的国归还我。’”
4 Atëherë mbreti i tha Tsibas: “Ja, të gjitha ato që janë pronë e Mefiboshethit janë të tua”. Tsiba iu përgjigj: “Unë po bie përmbys para teje. Paça hirin tënd, o mbret, o imzot!”.
王对洗巴说:“凡属米非波设的都归你了。”洗巴说:“我叩拜我主我王,愿我在你眼前蒙恩。”
5 Kur mbreti David arriti në Bahurim, që andej doli një njeri që ishte i fisit të shtëpisë së Saulit, ai quhej Shimei dhe ishte bir i Gerit. Ai po dilte duke shqiptuar mallkime,
大卫王到了巴户琳,见有一个人出来,是扫罗族基拉的儿子,名叫示每。他一面走一面咒骂,
6 dhe hidhte gurë kundër Davidit dhe gjithë shërbëtorëve të mbretit David, ndërsa tërë populli dhe tërë trimat ishin radhitur në të djathtë dhe në të majtë të mbretit.
又拿石头砍大卫王和王的臣仆;众民和勇士都在王的左右。
7 Ndërsa mallkonte, Shimei thoshte: “Shko, pra, shko, njeri gjakatar dhe i kobshëm!
示每咒骂说:“你这流人血的坏人哪,去吧去吧!
8 Zoti ka bërë që mbi kokën tënde të bjerë gjaku i shtëpisë së Saulit, në vend të cilit ti ke mbretëruar; dhe Zoti e ka dhënë mbretërinë në duart e Absalomit, birit tënd; dhe ja, tani je bërë rob i vetë ligësisë sate, sepse je njeri gjakatar”.
你流扫罗全家的血,接续他作王;耶和华把这罪归在你身上,将这国交给你儿子押沙龙。现在你自取其祸,因为你是流人血的人。”
9 Atëherë Abishai, bir i Tserajahut, i tha mbretit: “Pse ky qen i ngordhur duhet të mallkojë mbretin, zotërinë time? Të lutem, më lër të shkoj t’i pres kokën!”.
洗鲁雅的儿子亚比筛对王说:“这死狗岂可咒骂我主我王呢?求你容我过去,割下他的头来。”
10 Por mbreti iu përgjigj: “Ç’kam të bëj unë me ju, bijtë e Tserujahut? Prandaj lëreni të mallkojë, sepse Zoti i ka thënë: “Mallko Davidin!”. Dhe kush mund të thotë: “Pse silleni kështu?”
王说:“洗鲁雅的儿子,我与你们有何关涉呢?他咒骂是因耶和华吩咐他说:‘你要咒骂大卫。’如此,谁敢说你为什么这样行呢?”
11 Pastaj Davidi i tha Abishait dhe tërë shërbëorëve të tij: “Ja, im bir, që ka dalë nga barku im, kërkon të më heqë jetën aq më shumë dhe ky Beniaminit! Lëreni të rrijë dhe të mallkojë, sepse ia ka urdhëruar Zoti.
大卫又对亚比筛和众臣仆说:“我亲生的儿子尚且寻索我的性命,何况这便雅悯人呢?由他咒骂吧!因为这是耶和华吩咐他的。
12 Ndoshta Zoti do ta shohë hidhërimin tim dhe do të më bëjë të mira në vend të mallkimeve që më drejton sot”.
或者耶和华见我遭难,为我今日被这人咒骂,就施恩与我。”
13 Kështu Davidi dhe njerëzit e tij e vazhduan rrugën e tyre; edhe Shimei ecte anës së malit, përballë Davidit, dhe rrugës e mallkonte atë, i hidhte gurë dhe pluhur.
于是大卫和跟随他的人往前行走。示每在大卫对面山坡,一面行走一面咒骂,又拿石头砍他,拿土扬他。
14 Mbreti dhe tërë njerëzit që ishin me të arritën në vendin e caktuar të lodhur, dhe aty e morën veten.
王和跟随他的众人疲疲乏乏地到了一个地方,就在那里歇息歇息。
15 Ndërkohë Absalomi dhe tërë populli, njerëzit e Izraelit, kishin hyrë në Jeruzalem; Ahithofeli ishte me të.
押沙龙和以色列众人来到耶路撒冷;亚希多弗也与他同来。
16 Kur Hushai, Arkiti, miku i Davidit, arriti tek Absalomi, Hushai i tha Absalomit: “Rroftë mbreti! Rroftë mbreti!”.
大卫的朋友亚基人户筛去见押沙龙,对他说:“愿王万岁!愿王万岁!”
17 Absalomi i tha Hushait: “Kjo është dashuria që ke për mikun tënd? Pse nuk shkove me mikun tënd?”.
押沙龙问户筛说:“这是你恩待朋友吗?为什么不与你的朋友同去呢?”
18 Hushai iu përgjigj Absalomit: “Jo, unë do të jem me atë që Zoti, gjithë ky popull dhe tërë njerëzit e Izraelit kanë zgjedhur, dhe do të mbetem me të.
户筛对押沙龙说:“不然,耶和华和这民,并以色列众人所拣选的,我必归顺他,与他同住。
19 A nuk duhet vallë, të vihem në shërbim të birit të tij? Ashtu si i kam shërbyer atit tënd, në të njëjtën mënyrë do të të shërbej edhe ty”.
再者,我当服事谁呢?岂不是前王的儿子吗?我怎样服事你父亲,也必照样服事你。”
20 Atëherë Absalomi i tha Ahithofelit: “Jepni këshillën tuaj! Ç’duhet të bëjmë?”.
押沙龙对亚希多弗说:“你们出个主意,我们怎样行才好?”
21 Ahithofeli iu përgjigj kështu Absalomit: “Hyrë te konkubinat e atit tënd që ai ka lënë për të ruajtur shtëpinë, kështu tërë Izraeli do të mësojë që je bërë i urryer për atin tënd dhe ata që janë me ty do të marrin guxim”.
亚希多弗对押沙龙说:“你父所留下看守宫殿的妃嫔,你可以与她们亲近。以色列众人听见你父亲憎恶你,凡归顺你人的手就更坚强。”
22 Ngritën pastaj një çadër mbi taracën për Absalomin, dhe Absalomi hyri te konkubinat e atit të tij në sytë e tërë Izraelit.
于是人为押沙龙在宫殿的平顶上支搭帐棚;押沙龙在以色列众人眼前,与他父的妃嫔亲近。
23 Në ato ditë, këshilla e dhënë nga Ahithofeli kishte po atë vlerë të atij që kishte konsultuar fjalën e Perëndisë. Këtë vlerë kishte çdo këshillë e Ahithofelit si për Davidin ashtu dhe për Absalomin.
那时亚希多弗所出的主意好像人问 神的话一样;他昔日给大卫,今日给押沙龙所出的主意,都是这样。

< 2 i Samuelit 16 >