< 2 i Samuelit 15 >

1 Mbas kësaj Absalomi gjeti një karrocë, disa kuaj dhe pesëdhjetë njerëz që të vraponin para tij.
此後,押沙龍為自己預備車馬,又派五十人在他前頭奔走。
2 Absalomi ngrihej herët në mëngjes dhe rrinte anës rrugës që të çonte te porta e qytetit. Kështu, në qoftë se dikush kishte ndonjë gjyq dhe shkonte te mbreti për të siguruar drejtësi, Absalomi e thërriste dhe i thoshte: “Nga cili qytet je?”. Tjetri i përgjigjej: “Shërbëtori yt është nga filan fis i Izraelit”.
押沙龍常常早晨起來,站在城門的道旁,凡有爭訟要去求王判斷的,押沙龍就叫他過來,問他說:「你是哪一城的人?」回答說:「僕人是以色列某支派的人。」
3 Atëherë Absalomi i thoshte: “Shif, argumentat e tua janë të mira dhe të drejta, por nuk ka njeri nga ana mbretit që të të dëgjojë”.
押沙龍對他說:「你的事有情有理,無奈王沒有委人聽你伸訴。」
4 Pastaj Absalomi shtonte: “Sikur të më bënin mua gjyqtar të vendit, kushdo që të kishte një proçes apo një çështje do të vinte tek unë dhe unë do t’i siguroja drejtësi”.
押沙龍又說:「恨不得我作國中的士師!凡有爭訟求審判的到我這裏來,我必秉公判斷。」
5 Kur dikush afrohej për të rënë përmbys përpara tij, ai shtrinte dorën, e merrte dhe e puthte.
若有人近前來要拜押沙龍,押沙龍就伸手拉住他,與他親嘴。
6 Absalomi sillej kështu me të gjithë ata të Izraelit që vinin te mbreti për të kërkuar drejtësi; në këtë mënyrë Absalomi fitoi zemrën e njerëzve të Izraelit.
以色列人中,凡去見王求判斷的,押沙龍都是如此待他們。這樣,押沙龍暗中得了以色列人的心。
7 Ndodhi që, pas katër vjetve, Absalomi i tha mbretit: “Të lutem, lermë të shkoj në Hebron për të përmbushur një kusht që kam lidhur me Zotin.
滿了四十年,押沙龍對王說:「求你准我往希伯崙去,還我向耶和華所許的願。
8 Sepse gjatë qëndrimit të tij në Geshur të Sirisë, shërbëtori yt ka lidhur një kusht duke thënë: “Në rast se Zoti më kthen në Jeruzalem, unë do t’i shërbejë Zotit!”.
因為僕人住在亞蘭的基述,曾許願說:『耶和華若使我再回耶路撒冷,我必事奉他。』」
9 Mbreti i tha: “Shko në paqe!”. Atëherë ai u ngrit dhe vajti në Hebron.
王說:「你平平安安地去吧!」押沙龍就起身,往希伯崙去了。
10 Pastaj Absalomi dërgoi emisarë ndër të gjitha fiset e Izraelit për të thënë: “Kur të dëgjoni tingullin e borisë, do të thoni: “Absalomi u shpall mbret në Hebron”.
押沙龍打發探子走遍以色列各支派,說:「你們一聽見角聲就說:『押沙龍在希伯崙作王了!』」
11 Me Absalomin u nisën nga Jeruzalemi dyqind njerëz si të ftuar; ata shkuan pa të keq, pa ditur gjë.
押沙龍在耶路撒冷請了二百人與他同去,都是誠誠實實去的,並不知道其中的真情。
12 Absalomi, ndërsa ofronte flijimet, dërgoi të thërrasë nga qyteti i tij Gjiloh Ahithofelin, Gilonitin, këshilltarin e Davidit. Kështu komloti bëhej më i fortë, sepse populli shtohej rreth Absalomit.
押沙龍獻祭的時候,打發人去將大衛的謀士、基羅人亞希多弗從他本城請了來。於是叛逆的勢派甚大;因為隨從押沙龍的人民,日漸增多。
13 Pastaj arriti te Davidi një lajmëtar për të thënë: “Zemra e njerëzve të Izraelit ndjek Absalomin”.
有人報告大衛說:「以色列人的心都歸向押沙龍了!」
14 Atëherë Davidi u tha gjithë shërbëtorëve të tij që ishin me të në Jeruzalem: “Çohuni dhe t’ia mbathim; përndryshe asnjeri prej nesh nuk ka për të shpëtuar nga duart e Absalomit. Nxitoni të ikni, që të mos na kapë në befasi dhe të bjerë mbi ne shkatërrimi, dhe të mos godasë qytetin me majën e shpatës”.
大衛就對耶路撒冷跟隨他的臣僕說:「我們要起來逃走,不然都不能躲避押沙龍了;要速速地去,恐怕他忽然來到,加害於我們,用刀殺盡合城的人。」
15 Shërbëtorët e mbretit i thanë: “Ja, shërbëtorët e tu janë gati të bëjnë gjithçka që i pëlqen mbretit, zotërisë tonë”.
王的臣僕對王說:「我主我王所定的,僕人都願遵行。」
16 Kështu mbreti u nis, i ndjekur nga tërë shtëpia e tij, por la dhjetë konkubina për të ruajtur pallatin.
於是王帶着全家的人出去了,但留下十個妃嬪看守宮殿。
17 Mbreti u nis, i ndjekur nga tërë populli, që u ndal te shtëpia e fundit.
王出去,眾民都跟隨他,到伯墨哈,就住下了。
18 Tërë shërbëtorët e mbretit kalonin përpara dhe pranë tij; tërë Kerethejtë, tërë Pelethejtë dhe tërë Gitejtë, gjithsej gjashtëqind veta që e kishin ndjekur nga Gathi, ecnin para mbretit.
王的臣僕都在他面前過去。基利提人、比利提人,就是從迦特跟隨王來的六百人,也都在他面前過去。
19 Atëherë mbreti i tha Itait nga Gathi: “Pse vjen edhe ti me ne? Kthehu dhe rri me mbretin, sepse ti je i huaj dhe për më tepër i mërguar nga atdheu yt.
王對迦特人以太說:「你是外邦逃來的人,為甚麼與我們同去呢?你可以回去與新王同住,或者回你本地去吧!
20 Ti ke arritur vetëm dje dhe sot do të të duhej të endesh sa andej e këtej, kur unë vetë nuk e di se ku po shkoj? Kthehu prapa dhe kthe me vëllezërit e tu në mirësi dhe në besnikëri”.
你來的日子不多,我今日怎好叫你與我們一同飄流、沒有一定的住處呢?你不如帶你的弟兄回去吧!願耶和華用慈愛誠實待你。」
21 Por Itai iu përgjigj mbretit duke thënë: “Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron dhe që jeton mbreti, zotëria im, në çdo vend që të jetë mbreti, zotëria im, për të vdekur ose për të jetuar, aty do të jetë edhe shërbëtori yt”.
以太對王說:「我指着永生的耶和華起誓,又敢在王面前起誓:無論生死,王在哪裏,僕人也必在那裏。」
22 Atëherë Davidi i tha Itait: “Shko përpara dhe vazhdo”. Kështu Itai, Giteu, shkoi tutje me gjithë njerëzit e tij dhe tërë fëmijët që ishin me të.
大衛對以太說:「你前去過河吧!」於是迦特人以太帶着跟隨他的人和所有的婦人孩子,就都過去了。
23 Tërë banorët e vendit qanin me zë të lartë, ndërsa tërë populli kalonte. Mbreti kapërceu përruan e Kidronit dhe tërë populli kaloi në drejtim të shkretëtirës.
本地的人都放聲大哭。眾民盡都過去,王也過了汲淪溪;眾民往曠野去了。
24 Dhe ja po vinte edhe Tsadoku me tërë Levitët, të cilët mbanin arkën e besëlidhjes së Perëndisë Ata e vendosën arkën e Perëndisë dhe Abiathari ofroi flijime, deri sa tërë populli mbaroi daljen nga qyteti.
撒督和抬上帝約櫃的利未人也一同來了,將上帝的約櫃放下。亞比亞他上來,等着眾民從城裏出來過去。
25 Pastaj mbreti i tha Tsadokut: “Çoje në qytet arkën e Perëndisë! Po të kem gjetur hirin e Zotit, ai do të më kthejë dhe do të bëjë që ta shoh përsëri qytetin bashkë me banesën e tij.
王對撒督說:「你將上帝的約櫃抬回城去。我若在耶和華眼前蒙恩,他必使我回來,再見約櫃和他的居所。
26 Por në rast se thotë: “Nuk të pëlqej”, ja ku jam, le të më bëjë atë që i pëlqen”.
倘若他說:『我不喜悅你』,看哪,我在這裏,願他憑自己的意旨待我!」
27 Mbreti i tha akoma priftit Tsadok: “A nuk je ti shikues? Kthehu në paqe në qytet me dy bijtë tuaj: Ahimaatsin, birin tënd, dhe me Jonathain, birin e Abiatharit.
王又對祭司撒督說:「你不是先見嗎?你可以安然回城;你兒子亞希瑪斯和亞比亞他的兒子約拿單都可以與你同去。
28 Shikoni, unë do të pres në fushat e shkretëtirës, deri sa të më vijë nga ana juaj ndonjë fjalë për të më njoftuar”.
我在曠野的渡口那裏等你們報信給我。」
29 Kështu Tsadoku dhe Abiathari e çuan përsëri në Jeruzalem arkën e Perëndisë dhe qëndruan aty.
於是撒督和亞比亞他將上帝的約櫃抬回耶路撒冷,他們就住在那裏。
30 Davidi mori të përpjetën e malit të Ullinjve dhe, duke u ngjitur, qante; ecte kokëmbuluar dhe këmbëzbathur. Dhe tërë njerëzit që ishin me të ishin kokëmbuluar dhe qanin duke u ngjitur.
大衛蒙頭赤腳上橄欖山,一面上一面哭。跟隨他的人也都蒙頭哭着上去;
31 Dikush erdhi t’i thotë Davidit: “Ahithofeli figuron me Absalomin në mes të komplotistëve”. Davidi tha: “O Zot, të lutem, bëji të kota këshillat e Ahithofelit!”.
有人告訴大衛說:「亞希多弗也在叛黨之中,隨從押沙龍。」大衛禱告說:「耶和華啊,求你使亞希多弗的計謀變為愚拙!」
32 Kur Davidi arriti në majë të malit; ku adhuroi Perëndinë, ja që doli përpara Hushai, Arkiti, me rroba të grisura dhe kokën të mbuluar me dhe.
大衛到了山頂、敬拜上帝的地方,見亞基人戶篩,衣服撕裂,頭蒙灰塵來迎接他。
33 Davidi i tha: “Po të jetë se vazhdon rrugën me mua, do të më bëhesh barrë;
大衛對他說:「你若與我同去,必累贅我;
34 por në rast se kthehesh në qytet dhe i thua Absalomit: “Unë do të jem shërbëtori yt, o mbret; ashtu si kam qenë shërbëtor i atit tënd në të kaluarën, kështu do të jem shërbëtori yt”; ti do ta bësh të kotë në favorin tim këshillën e Ahithofelit.
你若回城去,對押沙龍說:『王啊,我願作你的僕人;我向來作你父親的僕人,現在我也照樣作你的僕人。』這樣,你就可以為我破壞亞希多弗的計謀。
35 Nuk do të kesh atje pranë teje priftërinjtë Tsadok dhe Abiathar? Të gjitha ato që do të dëgjosh që të thuhen nga ana e shtëpisë së mbretit, do t’ua bësh të njohura priftërinjve Tsadok dhe Abiathar.
祭司撒督和亞比亞他豈不都在那裏嗎?你在王宮裏聽見甚麼,就要告訴祭司撒督和亞比亞他。
36 Ja, ata kanë atje me vete dy bijtë e tyre, Ahimats, birin e Tsadokut, dhe Jonathanin, birin e Abiatharit; me anë të tyre do të më njoftoni të gjitha ato që do të dëgjoni”.
撒督的兒子亞希瑪斯,亞比亞他的兒子約拿單,也都在那裏。凡你們所聽見的可以託這二人來報告我。」
37 Kështu Hushai, miku i Davidit, u kthye në qytet dhe Absalomi hyri në Jeruzalem.
於是,大衛的朋友戶篩進了城;押沙龍也進了耶路撒冷。

< 2 i Samuelit 15 >