< 2 i Samuelit 14 >

1 Joabi, bir i Tserujahut, vuri re që zemra e mbretit ishte e shqetësuar për Absalomin.
洗魯雅的兒子約押,知道王心裏想念押沙龍,
2 Kështu Joabi dërgoi dikë në Tekoa dhe solli që andej një grua të urtë, së cilës i tha: “Bëj sikur mban zi dhe vish një palë rroba zije; mos u lyej me vaj, por sillu si një grua që qan prej kohe një të vdekur.
就打發人往提哥亞去,從那裏叫了一個聰明的婦人來,對她說:「請你假裝居喪的,穿上孝衣,不要用膏抹身,要裝作為死者許久悲哀的婦人;
3 Shko pra te mbreti dhe foli në këtë mënyrë”. Dhe Joabi e mësoi se ç’duhej të thoshte.
進去見王,對王如此如此說。」於是約押將當說的話教導了婦人。
4 Gruaja e Tekoas shkoi të flasë me mbretin, u hodh me fytyrën për tokë, u përul dhe tha: “Ndihmomë, o mbret!”.
提哥亞婦人到王面前,伏地叩拜,說:「王啊,求你拯救!」
5 Mbreti i tha: “Çfarë ke?”. Ajo u përgjigj: “Mjerësisht jam e ve dhe burri më ka vdekur.
王問她說:「你有甚麼事呢?」回答說:「婢女實在是寡婦,我丈夫死了。
6 Shërbëtorja jote kishte dy djem, por këta patën një grindje midis tyre në arë, dhe, me qenë se nuk kishte njeri t’i ndante, njeri gioditi tjetrin dhe e vrau.
我有兩個兒子,一日在田間爭鬥,沒有人解勸,這個就打死那個。
7 Tani tërë farë e fis është ngritur kundër shërbëtores sate, duke thënë: “Na dorëzo atë që vrau vëllanë, që ta bëjmë të vdesë për jetën e vëllait që ai ka vrarë dhe për të shfarosur edhe trashëgimtarin”. Në këtë mënyrë do të shuhet e vetmja urë zjarri që më ka mbetur dhe nuk kanë për t’i lënë burrit tim as emër as pasardhës mbi faqen e dheut”.
現在全家的人都起來攻擊婢女,說:『你將那打死兄弟的交出來,我們好治死他,償他打死兄弟的命,滅絕那承受家業的。』這樣,他們要將我剩下的炭火滅盡,不與我丈夫留名留後在世上。」
8 Mbreti i tha gruas: “Shko në shtëpinë tënde; unë do të jap urdhrat për çështjen tënde”.
王對婦人說:「你回家去吧!我必為你下令。」
9 Gruaja e Tekoas i tha mbretit: “O mbret, zotëria ime, faji të bjerë mbi mua dhe mbi shtëpinë e atit tim, por mbreti dhe froni i tij të jenë të pafaj”.
提哥亞婦人又對王說:「我主我王,願這罪歸我和我父家,與王和王的位無干。」
10 Mbreti tha: “Në qoftë se dikush të thotë diçka, sille tek unë dhe ke për të parë që nuk do të të bjerë më në qafë”.
王說:「凡難為你的,你就帶他到我這裏來,他必不再攪擾你。」
11 Atëherë ajo tha: “Të mos e harrojë mbreti, të lutem, Zotin, Perëndinë tënd, në mënyrë që hakmarrësi i gjakut të mos vazhdojë të shkatërrojë dhe biri im të mos shfaroset”. Ai u përgjigj: “Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, birit tënd, nuk do t’i bjerë në tokë asnjë qime floku!”.
婦人說:「願王記念耶和華-你的上帝,不許報血仇的人施行滅絕,恐怕他們滅絕我的兒子。」王說:「我指着永生的耶和華起誓:你的兒子連一根頭髮也不致落在地上。」
12 Atëherë gruaja i tha: “Lejoje shërbëtoren tënde t’i thotë akoma një fjalë mbretit!”. Ai u përgjigj: “Thuaje, pra”.
婦人說:「求我主我王容婢女再說一句話。」王說:「你說吧!」
13 Gruaja ia rifilloi: “Pse ke menduar një gjë të tillë kundër popullit të Perëndisë? Duke folur në këtë mënyrë në fakt mbreti është deri diku fajtor, sepse mbreti nuk e kthen atë që është në mërgim.
婦人說:「王為何也起意要害上帝的民呢?王不使那逃亡的人回來,王的這話就是自證己錯了!
14 Ne duhet të vdesim dhe jemi si ujët që derdhet mbi tokë, që nuk mund të mblidhet; por Perëndia nuk të heq jetën, por gjen mënyrën që ai që është në mërgim të mos qëndrojë larg tij.
我們都是必死的,如同水潑在地上,不能收回。上帝並不奪取人的性命,乃設法使逃亡的人不致成為趕出、回不來的。
15 Dhe tani kam ardhur të flas për këtë gjë me mbretin, me zotërinë time, sepse populli më ka trembur; dhe shërbëtorja jote ka thënë: “Dua të flas me mbretin; ndofta mbreti do të bëjë atë që shërbëtorja e tij do t’i thotë.
我來將這話告訴我主我王,是因百姓使我懼怕。婢女想,不如將這話告訴王,或者王成就婢女所求的。
16 Mbreti do të dëgjojë shërbëtoren e tij dhe do ta çlirojë nga duart e atye që duan të më heqin mua dhe birin tim nga trashëgimia e Perëndisë”.
人要將我和我兒子從上帝的地業上一同除滅,王必應允救我脫離他的手。
17 Shërbëtorja jote thoshte: “Oh, fjala e mbretit, e tim zoti, më ngushëlloftë, sepse mbreti, zotëria ime, është si një engjëll i Perëndisë që di të dallojë të mirën dhe të keqen”. Zoti, Perëndia yt, qoftë me ty”.
婢女又想,我主我王的話必安慰我;因為我主我王能辨別是非,如同上帝的使者一樣。惟願耶和華-你的上帝與你同在!」
18 Mbreti u përgjigj dhe i tha gruas: “Të lutem, mos më fshih asgjë nga ato që do të pyes. Gruaja i tha: “Le të flasë mbreti, Zotëria ime”.
王對婦人說:「我要問你一句話,你一點不要瞞我。」婦人說:「願我主我王說。」
19 Atëherë mbreti tha: “A nuk është ndoshta dora e Joabit me ty në tërë këtë çështje?”. Gruaja u përgjigj: “Ashtu siç është e vërtetë që ti rron, o mbret, zotëria im, çështja është pak a shumë ashtu siç e ka thënë mbreti, zotëria im; ka qenë në fakt shërbëtori yt Joabi ai që ka dhënë këto urdhëra dhe ka vënë tërë këto fjalë në gojën e shërbëtores sate.
王說:「你這些話莫非是約押的主意嗎?」婦人說:「我敢在我主我王面前起誓:王的話正對,不偏左右,是王的僕人約押吩咐我的,這些話是他教導我的。
20 Shërbëtori yt Joab e bëri këtë gjë për të sjellë një ndryshim në gjendjen e tanishme; por zotëria ime ka po atë dituri të një engjëlli të Perëndisë për të kuptuar tërë ato që ndodhin mbi dhe”.
王的僕人約押如此行,為要挽回這事。我主的智慧卻如上帝使者的智慧,能知世上一切事。」
21 Atëherë mbreti i tha Joabit: “Ja, do të bëj pikërisht këtë. Shko, pra, dhe bëj që të kthehet i riu Absalom.
王對約押說:「我應允你這事。你可以去,把那少年人押沙龍帶回來。」
22 Atëherë Joabi u shtri me fytyrën për tokë, u përul dhe e bekoi mbretin. Pastaj Joabi tha: “Sot shërbëtori yt kupton se ka gjetur hirin tënd, o mbret, o imzot, sepse mbreti bëri atë që shërbëtori kishte kërkuar”.
約押就面伏於地叩拜,祝謝於王,又說:「王既應允僕人所求的,僕人今日知道在我主我王眼前蒙恩了。」
23 Kështu Joabi u ngrit dhe shkoi në Geshur, dhe e solli Absalomin në Jeruzalem.
於是約押起身往基述去,將押沙龍帶回耶路撒冷。
24 Por mbreti tha: “Të mblidhet në shtëpinë e tij dhe të mos e shohë fytyrën time!”. Kështu Absalomi u tërhoq në shtëpinë e tij dhe nuk e pa fytyrën e mbretit.
王說:「使他回自己家裏去,不要見我的面。」押沙龍就回自己家裏去,沒有見王的面。
25 Në të gjithë Izraelin nuk kishte njeri që ta lavdëronin më tepër për bukuri se sa Absalomit; nga tabanët e këmbëve deri në majën e kokës nuk kishte asnjë të metë tek ai.
以色列全地之中,無人像押沙龍那樣俊美,得人的稱讚,從腳底到頭頂毫無瑕疵。
26 Kur priste flokët (dhe këtë e bënte çdo vit sepse flokët i rëndonin shumë), ai i peshonte flokët e kokës së tij; ato peshonin dyqind sikla simbas masave të caktuara nga mbreti.
他的頭髮甚重,每到年底剪髮一次;所剪下來的,按王的平稱一稱,重二百舍客勒。
27 Absalomit i lindën tre djem dhe një vajzë e quajtur Tamara, që ishte e hijshme.
押沙龍生了三個兒子,一個女兒。女兒名叫她瑪,是個容貌俊美的女子。
28 Absalomi banoi dy vjet në Jeruzalem, pa e parë fytyrën e mbretit.
押沙龍住在耶路撒冷足有二年,沒有見王的面。
29 Pastaj Absalomi thirri Joabin për ta dërguar te mbreti, por ai nuk deshi të vinte; e dërgoi ta thërriste një herë të dytë, por ai nuk deshi të vinte.
押沙龍打發人去叫約押來,要託他去見王,約押卻不肯來。第二次打發人去叫他,他仍不肯來。
30 Atëherë Absalomi u tha shërbëtorëve të tij: “Ja, ara e Joabit është pranë arës sime dhe aty ka elb; shkoni t’i vini zjarrin!”. Kështu shërbëtorët e Absalomit i vunë zjarrin arës.
所以押沙龍對僕人說:「你們看,約押有一塊田,與我的田相近,其中有大麥,你們去放火燒了。」押沙龍的僕人就去放火燒了那田。
31 Atëherë Joabi u ngrit, shkoi në shtëpinë e Absalomit dhe i tha: “Pse shërbëtorët e tu i vunë zjarrin arës sime?”.
於是約押起來,到了押沙龍家裏,問他說:「你的僕人為何放火燒了我的田呢?」
32 Absalomi iu përgjigj Joabit: “Unë të kisha dërguar fjalë: “Eja këtu, që të kem mundësi të të dërgoj te mbreti për t’i thënë: Pse jam kthyer nga Geshuri? Do të kishte qenë më mirë për mua të kisha mbetur atje”. Tani më lejo të shoh fytyrën e mbretit. Në rast se tek unë ka ndonjë paudhësi, ai të shkaktojë vdekjen time”.
押沙龍回答約押說:「我打發人去請你來,好託你去見王,替我說:『我為何從基述回來呢?不如仍在那裏。』現在要許我見王的面;我若有罪,任憑王殺我就是了。」
33 Joabi shkoi atëherë te mbreti dhe ia tregoi çështjen. Ky thirri Absalomin që shkoi te mbreti dhe ra përmbys me fytyrën për tokë përpara tij; dhe mbreti e puthi Absalomin.
於是約押去見王,將這話奏告王,王便叫押沙龍來。押沙龍來見王,在王面前俯伏於地,王就與押沙龍親嘴。

< 2 i Samuelit 14 >