< 2 i Mbretërve 9 >

1 Atëherë profeti Eliseu thirri një nga dishepujt e profetëve dhe i tha: “Ngjesh brezin, merr me vete këtë enë të vogël me vaj dhe shko në Ramoth të Galaadit.
先知以利沙叫了一個先知門徒來,吩咐他說:「你束上腰,手拿這瓶膏油往基列的拉末去。
2 Kur të arrish aty, kërko të takosh Jehun, birin e Jozafatit, që është bir i Nimshit; hyrë në dhomë, merre nga mesi i vëllezërve të tij dhe çoje në një dhomë të veçantë.
到了那裏,要尋找寧示的孫子、約沙法的兒子耶戶,使他從同僚中起來,帶他進嚴密的屋子,
3 Do të marrësh pastaj enën e vogël me vaj dhë do ta derdhësh mbi kokën e tij, duke thënë: Kështu thotë Zoti: “Unë të vajos mbret të Izraelit”. Pastaj hape portën dhe mbathja pa humbur kohë”.
將瓶裏的膏油倒在他頭上,說:『耶和華如此說:我膏你作以色列王。』說完了,就開門逃跑,不要遲延。」
4 Atëherë i riu, shërbëtori i profetit, u nis për në Ramoth të Galaadit.
於是那少年先知往基列的拉末去了。
5 Kur arriti aty, i gjeti kapitenët e ushtarët të ulur bashkë dhe tha: “Kam një kumtesë për ty, o kapiten”. Jehu e pyeti: “Për cilin prej nesh?”. Ai u përgjigj: “Për ty, kapiten”.
到了那裏,看見眾軍長都坐着,就說:「將軍哪,我有話對你說。」耶戶說:「我們眾人裏,你要對哪一個說呢?」回答說:「將軍哪,我要對你說。」
6 Atëherë u ngrit dhe hyri në shtëpi; i riu i derdhi vajin mbi kryet, duke i thënë: “Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: “Unë të vajos mbret të popullit të Zotit, të Izraelit.
耶戶就起來,進了屋子,少年人將膏油倒在他頭上,對他說:「耶和華-以色列的上帝如此說:『我膏你作耶和華民以色列的王。
7 Ti do të godasësh shtëpinë e Ashabit, zotit sate, kështu do të marr hak për gjakun që kanë derdhur profetët, shërbëtorë të mi, dhe për gjakun e tërë shërbëtorëve të Zotit, që është derdhur nga dora e Jezebelit.
你要擊殺你主人亞哈的全家,我好在耶洗別身上伸我僕人眾先知和耶和華一切僕人流血的冤。
8 Tërë shtëpia e Ashabit do të shuhet dhe unë do të shfaros nga kjo shtëpi tërë meshkujt, skllevër apo të lirë, që janë në Izrael.
亞哈全家必都滅亡,凡屬亞哈的男丁,無論是困住的、自由的,我必從以色列中剪除,
9 Kështu do ta katandis shtëpinë e Ashabit si shtëpinë e Joreboamit, birit të Nebatit, dhe si atë të Baashas, birit të Ahijahut.
使亞哈的家像尼八兒子耶羅波安的家,又像亞希雅兒子巴沙的家。
10 Qentë do të hanë Jezebelin në fushën e Jezreelit, dhe nuk do të ketë njeri që ta varrosë””. Pastaj i riu hapi portën dhe iku me vrap.
耶洗別必在耶斯列田裏被狗所吃,無人葬埋。』」說完了,少年人就開門逃跑了。
11 Kur Jehu doli nga shërbëtorët e zotit të tij, një nga këta e pyeti: “A shkon çdo gjë mirë? Pse ai i marrë erdhi te ty?”. Ai u përgjigj: “Ju e njihni njeriun dhe fjalët e tij!”.
耶戶出來,回到他主人的臣僕那裏,有一人問他說:「平安嗎?這狂妄的人來見你有甚麼事呢?」回答說:「你們認得那人,也知道他說甚麼。」
12 Por ata thanë: “S’është e vërtetë! Na e thuaj, pra!”. Jehu u përgjigj: “Ai më tha kështu e ashtu, duke deklaruar: Kështu thotë Zoti: “Unë të vajos mbret të Izraelit””.
他們說:「這是假話,你據實地告訴我們。」回答說:「他如此如此對我說。他說:『耶和華如此說:我膏你作以色列王。』」
13 Atëherë ata shpejtuan të merrnin secili mantelin e tij dhe ta shtrijnë poshtë tij në po ato shkallëza; pastaj i ranë borisë dhe thanë: “Jehu është mbret!”.
他們就急忙各將自己的衣服鋪在上層臺階,使耶戶坐在其上;他們吹角,說:「耶戶作王了!」
14 Kështu Jehu, bir i Josafatit, që ishte i biri i Nimshit, kurdisi një komplot kundër Joramit. (Por Jorami, me tërë Izraelin, ishte duke mbrojtur Ramothin e Galaadit kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë;
這樣,寧示的孫子、約沙法的兒子耶戶背叛約蘭。先是約蘭和以色列眾人因為亞蘭王哈薛的緣故,把守基列的拉末;
15 pastaj mbreti Joram ishte kthyer nga Jezreeli për të shpëtuar plagët që i kishin shkaktuar Sirët ndërsa luftonte kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë). Jehu tha: “Në rast se mendoni në të njëjtën mënyrë, asnjeri të mos dalë nga qyteti për të njoftuar Jezreelin”.
但約蘭王回到耶斯列,醫治與亞蘭王哈薛打仗所受的傷。耶戶說:「若合你們的意思,就不容人逃出城往耶斯列報信去。」
16 Pastaj Jehu hipi mbi një qerre dhe u nis për në Jezreel, sepse aty ndodhej i sëmurë Jorami, dhe Ashaziahu, mbret i Judës, kishte zbritur për të vizituar Joramin.
於是耶戶坐車往耶斯列去,因為約蘭病臥在那裏。猶大王亞哈謝已經下去看望他。
17 Roja që rrinte mbi kullën e Jezreelit vuri re ushtrinë e madhe të Jehut që vinte dhe tha: “Shoh një grumbull të madh!”. Jorami urdhëroi: “Merr një kalorës dhe çoje t’i takojë për t’i pyetur: “A sillni paqen?””.
有一個守望的人站在耶斯列的樓上,看見耶戶帶着一群人來,就說:「我看見一群人。」約蘭說:「打發一個騎馬的去迎接他們,問說:平安不平安?」
18 Atëherë një njeri i hipur mbi kalë u doli përpara dhe u tha: “Kështu pyet mbreti: “A sillni paqe?””. Jehu u përgjigj: “Ç’të hyn në punë paqja? Kalo prapa dhe ndiqmë”. Roja njoftoi duke thënë: “Lajmëtari arriti tek ata, por nuk po kthehet”.
騎馬的就去迎接耶戶,說:「王問說,平安不平安?」耶戶說:「平安不平安與你何干?你轉在我後頭吧!」守望的人又說:「使者到了他們那裏,卻不回來。」
19 Atëherë Jorami dërgoi një kalorës të dytë, i cili me të arritur tek ata, tha: “Kështu pyet mbreti: “A sillni paqen?”. Jehu u përgjigj: “Ç’të hyn në punë paqja? Kalo prapa dhe ndiqmë”.
王又打發一個騎馬的去。這人到了他們那裏,說:「王問說,平安不平安?」耶戶說:「平安不平安與你何干?你轉在我後頭吧!」
20 Roja njoftoi duke thënë: “Lajmëtari ka arritur tek ata, por nuk po kthehet. Mënyra e të ngarit të qerres është ajo e Jehut, birit të Nimshit, sepse e nget si i çmëndur”.
守望的人又說:「他到了他們那裏,也不回來;車趕得甚猛,像寧示的孫子耶戶的趕法。」
21 Atëherë Jorami tha: “Përgatitni qerren!”. Kështu i përgatitën qerren. Pastaj Jorami, mbret i Izraelit dhe Ashaziahu, mbret i Judës, dolën secili me qerren e vet për t’i dalë përpara Jehut dhe e gjetën në fushën e Nabothit të Jezreelit.
約蘭吩咐說:「套車!」人就給他套車。以色列王約蘭和猶大王亞哈謝各坐自己的車出去迎接耶戶,在耶斯列人拿伯的田那裏遇見他。
22 Kur Jorami pa Jehun, i tha: “A sjell paqen, Jehu?”. Jehu u përgjigj: “Ç’paqe mund të ketë deri sa vazhdojnë kurvëritë e nënës sate Jezebel dhe magjitë e shumta të saj?”.
約蘭見耶戶就說:「耶戶啊,平安嗎?」耶戶說:「你母親耶洗別的淫行邪術這樣多,焉能平安呢?」
23 Atëherë Jorami e ktheu drejtimin e qerres dhe iku me vrap duke i thënë Ashaziahut: “Tradhëti, Ashaziah!”.
約蘭就轉車逃跑,對亞哈謝說:「亞哈謝啊,反了!」
24 Por Jehu e ndau harkun me të gjithë forcën e tij dhe e goditi Joramin midis shpatullave; shigjeta i shpoi zemrën dhe ai u plandos në qerren e tij.
耶戶開滿了弓,射中約蘭的脊背,箭從心窩穿出,約蘭就仆倒在車上。
25 Pastaj Jehu i tha Bidkarit, ndihmësit të tij: “Merre dhe hidhe në kampin e Nabothit të Jezreelit sepse më kujtohet, kur ti dhe unë shkonim me kalë bashkë me suitën e Ashabit, atit të tij, Zoti shqiptoi kundër tij këtë orakulli:
耶戶對他的軍長畢甲說:「你把他拋在耶斯列人拿伯的田間。你當追想,你我一同坐車跟隨他父亞哈的時候,耶和華對亞哈所說的預言,
26 “Dje me siguri pashë gjakun e Nabothit dhe gjakun e bijve të tij”, thotë Zoti, “dhe unë do të të shpërblej në po këtë fushë”, thotë Zoti! Kape, pra, dhe hidhe në fushë, sipas fjalës së Zotit”.
說:『我昨日看見拿伯的血和他眾子的血,我必在這塊田上報應你。』這是耶和華說的,現在你要照着耶和華的話,把他拋在這田間。」
27 Duke parë këtë, Ashaziahu, mbret i Judës, iku me vrap nëpër rrugën e shtëpisë me kopsht, por Jehu, iu ndjek prapa dhe tha: “Bjerini, edhe atij me qerre”. Dhe e gjuajtën në të përpjetën e Gurit, që është afër Ibleamit. Por ai iku në Megido, ku vdiq.
猶大王亞哈謝見這光景,就從園亭之路逃跑。耶戶追趕他,說:「把這人也殺在車上。」到了靠近以伯蓮的姑珥坡上擊傷了他。他逃到米吉多,就死在那裏。
28 Atëherë shërbëtorët e tij e çuan mbi një qerre në Jeruzalem dhe e varrosën në varrin e tij bashkë me etërit e tij, në qytetin e Davidit.
他的臣僕用車將他的屍首送到耶路撒冷,葬在大衛城他自己的墳墓裏,與他列祖同葬。
29 Ashaziahu kishte filluar të mbretëronte mbi Judë, vitin e dymbëdhjetë të Joramit, birit të Ashabit.
亞哈謝登基作猶大王的時候,是在亞哈的兒子約蘭第十一年。
30 Kur Jehu arriti në Jezreel, Jezebeli e mori vesh. Atëherë filloi të zbukurojë sytë, rregulloi flokët e doli në dritare për të parë.
耶戶到了耶斯列;耶洗別聽見就擦粉、梳頭,從窗戶裏往外觀看。
31 Ndërsa Jehu po hynte në portë, ajo i tha: “A sjell paqen, Zimri, vrasës i zotit sate?”.
耶戶進門的時候,耶洗別說:「殺主人的心利啊,平安嗎?」
32 Jehu ngriti sytë nga dritarja dhe tha: “Kush është me mua? Kush?”. Dy ose tre eunikë dolën në dritare duke shikuar nga ai.
耶戶抬頭向窗戶觀看,說:「誰順從我?」有兩三個太監從窗戶往外看他。
33 Ai tha: “Hidheni poshtë!”. Ata e hodhën poshtë, dhe pak gjak i saj ra mbi murin dhe mbi kuajt; dhe Jehu kaloi mbi të.
耶戶說:「把她扔下來!」他們就把她扔下來。她的血濺在牆上和馬上;於是把她踐踏了。
34 Pastaj hyri brenda, hëngri dhe piu; në fund tha: “Shkoni të shihni atë grua të mallkuar dhe varroseni, sepse është bijë mbreti”.
耶戶進去,吃了喝了,吩咐說:「你們把這被咒詛的婦人葬埋了,因為她是王的女兒。」
35 Shkuan, pra, ta varrosin, por gjetën prej saj vetëm kafkën, këmbët dhe pëllëmbët e duarve.
他們就去葬埋她,只尋得她的頭骨和腳,並手掌。
36 U kthyen t’i tregonin gjendjen Jehut, që tha: “Kjo është fjala e Zotit e shqiptuar me anë të shërbëtorit të tij Elia, Tishbitit, kur tha: “Qentë kanë për të ngrënë mishin e Jezebelit në fushën e Jezreelit;
他們回去告訴耶戶,耶戶說:「這正應驗耶和華藉他僕人提斯比人以利亞所說的話,說:『在耶斯列田間,狗必吃耶洗別的肉;
37 kufoma e Jezebelit do të jetë në fushën e Jezreelit si pleh në sipërfaqen e tokës; kështu nuk do të mundin të thonë: Këtu prehet Jezebeli””.
耶洗別的屍首必在耶斯列田間如同糞土,甚至人不能說這是耶洗別。』」

< 2 i Mbretërve 9 >