< 2 i Mbretërve 10 >

1 Ashabi kishte në Samari shtatëdhjetë bij. Jehu shkroi letra dhe ua dërgoi në Samari krerëve të qytetit, pleqve dhe tutorëve të bijve të Ashabit; në to thoshte:
亚哈有七十个儿子在撒马利亚。耶户写信送到撒马利亚,通知耶斯列的首领,就是长老和教养亚哈众子的人,说:
2 “Sa t’ju arrijë kjo letër, me qenë se keni me vete bijtë e zotit suaj dhe keni qerre dhe kuaj, një qytet të fortifikuar dhe armë,
“你们那里既有你们主人的众子和车马、器械、坚固城,
3 zgjidhni birin më të mirë dhe më të përshtatshëm të zotit suaj, vendoseni mbi fronin e atit të tij dhe luftoni për shtëpinë e zotit suaj”.
接了这信,就可以在你们主人的众子中选择一个贤能合宜的,使他坐他父亲的位,你们也可以为你们主人的家争战。”
4 Por ata patën shumë frikë dhe thanë: “Ja, dy mbretër nuk mundën ta përballojnë; si mund ta përballojmë ne?”.
他们却甚惧怕,彼此说:“二王在他面前尚且站立不住,我们怎能站得住呢?”
5 Prandaj prefekti i pallatit, qeveritari i qytetit, pleqtë dhe tutorët e bijve të Ashabit dërguan t’i thonë Jehut: “Ne jemi shërbëtorët e tu dhe do të bëjmë të gjitha ato që do të na urdhërosh; nuk do të zgjedhim asnjë mbret; bëj atë që të duket më e mirë”.
家宰、邑宰,和长老,并教养众子的人,打发人去见耶户,说:“我们是你的仆人,凡你所吩咐我们的都必遵行,我们不立谁作王,你看怎样好就怎样行。”
6 Atëherë ai u shkroi një letër të dytë, në të cilën thoshte: “Në rast se mbani anën time dhe doni t’i bindeni zërit tim, merrni kokat e atyre njerëzve, të bijve të zotit suaj dhe ejani tek unë në Jezreel, nesër në këtë orë”. Bijtë e mbretit, gjithsej shtatëdhjetë, rrinin me fisnikët e qytetit, që i edukonin.
耶户又给他们写信说:“你们若归顺我,听从我的话,明日这时候,要将你们主人众子的首级带到耶斯列来见我。”那时王的儿子七十人都住在教养他们那城中的尊贵人家里。
7 Me të marrë letrën, ata morën bijtë e mbretit dhe i therën të shtatëdhjetët; pastaj i vunë në shporta kokat e tyre dhe ia çuan Jehut në Jezreel.
信一到,他们就把王的七十个儿子杀了,将首级装在筐里,送到在耶斯列的耶户那里。
8 Kështu erdhi një lajmëtar për t’i njoftuar ngjarjen dhe i tha: “Kanë sjellë kokat e bijve të mbretit”. Jehu u përgjigj: “Vendosini në dy grumbuj në hyrje të portës deri nesër në mëngjes”.
有使者来告诉耶户说:“他们将王众子的首级送来了。”耶户说:“将首级在城门口堆作两堆,搁到明日。”
9 Të nesërmen ai doli dhe, duke qëndruar në këmbë, i tha tërë popullit: “Ju jeni të drejtë; ja, unë kam komplotuar kundër zotërisë sime dhe e kam vrarë; po kush i ka vrarë tërë këta?
次日早晨,耶户出来,站着对众民说:“你们都是公义的,我背叛我主人,将他杀了;这些人却是谁杀的呢?
10 Pranoni, pra, që nuk ka rënë për tokë asnjë nga fjalët e Zotit që ky ka shqiptuar kundër shtëpisë të Ashabit; Zoti në të vërtetë ka kryer atë që kishte thënë me anë të shërbëtorit të tij Elia”.
由此可知,耶和华指着亚哈家所说的话一句没有落空,因为耶和华借他仆人以利亚所说的话都成就了。”
11 Kështu Jehu bëri që të vdesin tërë ata që kishin mbetur nga shtëpia e Ashabit në Jezreel, tërë të mëdhenjtë, miqtë dhe priftërinjtë e tij, pa lënë asnjë prej tyre.
凡亚哈家在耶斯列所剩下的人和他的大臣、密友、祭司,耶户尽都杀了,没有留下一个。
12 Pastaj u ngrit dhe shkoi në Samari. Gjatë rrugës, me të arritur në Beth-Eked,
耶户起身往撒马利亚去。在路上、牧人剪羊毛之处,
13 Jehu takoi vëllezërit e Ashaziahut, mbretit të Judës, dhe tha: “Kush jeni?”. Ata u përgjigjën: “Jemi vëllezërit e Ashaziahut dhe po zbresim për të përshëndetur bijtë e mbretit dhe bijtë e mbretëreshës”.
遇见犹大王亚哈谢的弟兄,问他们说:“你们是谁?”回答说:“我们是亚哈谢的弟兄,现在下去要问王和太后的众子安。”
14 Atëherë ai urdhëroi: “Kapini të gjallë!”. Kështu i zunë të gjallë dhe i therën pranë pusit të Beth-Ekedit, gjithsej dyzet e dy veta; nuk kursyen as edhe një.
耶户吩咐说:“活捉他们!”跟从的人就活捉了他们,将他们杀在剪羊毛之处的坑边,共四十二人,没有留下一个。
15 U nis që andej dhe gjeti Jehonadabin, birin e Rekabit, që iu kishte dalë para; e përshëndeti dhe i tha: “A është zemra jote e drejtë ashtu siç është imja ndaj teje?”. Jehonadabi u përgjigj: “Éshtë”.
耶户从那里前行,恰遇利甲的儿子约拿达来迎接他,耶户问他安,对他说:“你诚心待我像我诚心待你吗?”约拿达回答说:“是。”耶户说:“若是这样,你向我伸手”,他就伸手;耶户拉他上车。
16 “Eja me mua dhe do të shohësh zellin tim për Zotin!”. Pastaj e mori me vete në qerren e tij.
耶户说:“你和我同去,看我为耶和华怎样热心”;于是请他坐在车上,
17 Me të arritur në Samari, vrau tërë ata që kishin mbetur nga shtëpia e Ashabit në Samari, deri në shkatërimin e plotë të saj, sipas fjalës që Zoti i kishte thënë Elias.
到了撒马利亚,就把撒马利亚的亚哈家剩下的人都杀了,直到灭尽,正如耶和华对以利亚所说的。
18 Pastaj Jehu mblodhi tërë popullin dhe i tha: “Ashabi i ka shërbyer pak Baalit, por Jehu do t’i shërbejë shumë më tepër.
耶户招聚众民,对他们说:“亚哈事奉巴力还冷淡,耶户却更热心。
19 Tani thirri pranë meje tërë profetët e Baalit, tërë shërbëtorët dhe priftërinjtë e tij; të mos mungojë asnjë prej tyre, sepse duhet t’i bëj një flijim të madh Baalit; ai që do të mungojë, nuk do mbetet i gjallë”. Por Jehu vepronte me mashtrim për të shkatërruar adhuruesit e Baalit.
现在我要给巴力献大祭。应当叫巴力的众先知和一切拜巴力的人,并巴力的众祭司,都到我这里来,不可缺少一个;凡不来的必不得活。”耶户这样行,是用诡计要杀尽拜巴力的人。
20 Pastaj Jehu urdhëroi: “Shpallni një festë solemne për nder të Baalit!”. Festa u shpall.
耶户说:“要为巴力宣告严肃会!”于是宣告了。
21 Pastaj Jehu dërgoi lajmëtarë nëpër gjithë Izraelin; kështu tërë adhuruesit e Baalit erdhën dhe nuk mungoi asnjë prej tyre; hynë në tempullin e Baalit dhe tempulli u mbush plot nga një anë në anën tjetër.
耶户差人走遍以色列地;凡拜巴力的人都来齐了,没有一个不来的。他们进了巴力庙,巴力庙中从前边直到后边都满了人。
22 Jehu i tha rojtarit të rrobave: “Nxirri jashtë rrobat për të gjithë adhuruesit e Baalit”. Kështu ai i nxori rrobat për ta.
耶户吩咐掌管礼服的人说:“拿出礼服来,给一切拜巴力的人穿。”他就拿出礼服来给了他们。
23 Atëherë Jehu, bashkë me Jehonadabin, birin e Rekabit, hyri në tempullin e Baalit dhe u tha adhuruesve të Baalit: “Kërkoni mirë dhe shikoni që këtu të mos ketë asnjë shërbëtor të Zotit, por vetëm adhurues të Baalit”.
耶户和利甲的儿子约拿达进了巴力庙,对拜巴力的人说:“你们察看察看,在你们这里不可有耶和华的仆人,只可容留拜巴力的人。”
24 Kështu ata hynë për të ofruar flijime dhe olokauste. Jehu kishte vënë jashtë tempullit tetëdhjetë burra, të cilëve u kishte thënë: “Në rast se dikush lë të ikë një njeri të vetëm nga njerëzit që kam lënë në duart tuaja, do ta paguajë me jetën e tij jetën e atij që ka ikur”.
耶户和约拿达进去,献平安祭和燔祭。 耶户先安派八十人在庙外,吩咐说:“我将这些人交在你们手中,若有一人脱逃,谁放的必叫他偿命!”
25 Kështu, sa mbaroi oferta e olokaustit, Jehu u dha këtë urdhër rojeve dhe kapitenëve: “Hyni, vritni dhe mos lini që asnjë t’ju ikë!”. Prandaj ata i kaluan në majë të shpatës, pastaj rojet dhe kapitenët i hodhën jashtë dhe depërtuan në pjesën e brendshme të tempullit të Baalit;
耶户献完了燔祭,就出来吩咐护卫兵和众军长说:“你们进去杀他们,不容一人出来!”护卫兵和军长就用刀杀他们,将尸首抛出去,便到巴力庙的城去了,
26 pastaj çuan jashtë shtyllat e shenjta të tempullit të Baalit dhe i dogjën.
将巴力庙中的柱像都拿出来烧了;
27 Pastaj shkatërruan statujën e Baalit dhe shembën tempullin e tij, duke e katansdisur në një vend ku grumbullohen plehrat e kështu mbetet edhe sot e kësaj dite.
毁坏了巴力柱像,拆毁了巴力庙作为厕所,直到今日。
28 Kështu Jehu bëri që të zhduket Baali nga Izraeli;
这样,耶户在以色列中灭了巴力。
29 megjithatë ai nuk u tërhoq nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilët e kishte bërë të kryente mëkate Izraelin, domethënë nga viçat e artë që ishin në Bethel dhe në Dan.
只是耶户不离开尼八的儿子耶罗波安使以色列人陷在罪里的那罪,就是拜伯特利和但的金牛犊。
30 Prandaj Zoti i tha Jehut: “Me qenë se ke vepruar mirë, duke bërë atë që është e drejtë në sytë e mi, dhe i ke bërë shtëpisë së Ashabit të gjitha atë që kisha në zemër, bijtë e tu do të ulen mbi fronin e Izraelit deri në brezin e katërt”.
耶和华对耶户说:“因你办好我眼中看为正的事,照我的心意待亚哈家,你的子孙必接续你坐以色列的国位,直到四代。”
31 Por Jehu nuk u kujdesua të ndiqte me gjithë zemër ligjin e Zotit, Perëndisë së Izraelit; në fakt ai nuk u largua nga mëkatet e Jeroboamit, me të cilat e kishte bërë Izraelin të mëkatonte.
只是耶户不尽心遵守耶和华—以色列 神的律法,不离开耶罗波安使以色列人陷在罪里的那罪。
32 Në atë kohë Zoti filloi t’i presë disa pjesë të Izraelit; në fakt Hazaeli i mundi Izraelitët gjatë gjithë kufirit të tyre:
在那些日子,耶和华才割裂以色列国,使哈薛攻击以色列的境界,
33 nga Jordani drejt lindjes, pushtoi tërë vendin e Galaadit, Gaditët, Rubenitët dhe Manasitët; nga Aroeri, që është afër përroit të Amonit, deri në Galaad dhe Bashan.
乃是约旦河东、基列全地,从靠近亚嫩谷边的亚罗珥起,就是基列和巴珊的迦得人、吕便人、玛拿西人之地。
34 Pjesa tjetër e bëmave të Jehut, tërë ato që bëri dhe të gjitha trimëritë e tij a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
耶户其余的事,凡他所行的和他的勇力都写在以色列诸王记上。
35 Pastaj Jehun e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe e varrosën në Samari. Në vend të tij mbretëroi i biri Jehoahazi.
耶户与他列祖同睡,葬在撒马利亚;他儿子约哈斯接续他作王。
36 Jehu mbretëroi mbi Izraelin në Samari njëzet e tetë vjet.
耶户在撒马利亚作以色列王二十八年。

< 2 i Mbretërve 10 >