< 1 i Samuelit 4 >

1 Fjala e Samuelit i drejtohej tërë Izraelit. Izraeli doli të luftojë kundër Filistejve dhe ngriti kampin e tij pranë Eben-Ezerit, ndërsa Filistejtë u vendosën pranë Afekut.
以色列人出去与非利士人打仗,安营在以便以谢;非利士人安营在亚弗。
2 Pastaj Filistejtë u renditën për betejë kundër Izraelit; filloi një betejë e madhe, por Izraeli u mund nga Filistejtë, të cilët vranë në fushën e betejës rreth katër mijë veta.
非利士人向以色列人摆阵。两军交战的时候,以色列人败在非利士人面前;非利士人在战场上杀了他们的军兵约有四千人。
3 Kur populli u kthye në kamp, pleqtë e Izraelit thanë: “Pse Zoti na mundi sot përpara Filistejve? Të shkojmë të marrim në Shiloh arkën e besëlidhjes së Zotit, në mënyrë që të ndodhet në mes nesh dhe të na shpëtojë nga duart e armiqve tanë!”.
百姓回到营里,以色列的长老说:“耶和华今日为何使我们败在非利士人面前呢?我们不如将耶和华的约柜从示罗抬到我们这里来,好在我们中间救我们脱离敌人的手。”
4 Kështu populli dërgoi në Shiloh njerëz që të merrnin që andej arkën e besëlidhjes së Zotit të ushtërive, që ulët midis kerubinëve; dhe dy bijtër e Elit, Hofni dhe Finehasi, ishin aty me arkën e besëlidhjes së Perëndisë.
于是百姓打发人到示罗,从那里将坐在二基路伯上万军之耶和华的约柜抬来。以利的两个儿子何弗尼、非尼哈与 神的约柜同来。
5 Kur arka e besëlidhjes së Zotit hyri në kamp, i gjithë Izraeli shpërtheu në një britmë gëzimi aq të fuqishme sa vetë toka e drodh.
耶和华的约柜到了营中,以色列众人就大声欢呼,地便震动。
6 Filistejtë, duke dëgjuar buçimën e asaj britme, thanë: “Çfarë kuptimi ka buçima e kësaj britme të madhe në kampin e Hebrenjve?”. Pastaj mësuan që arka e Zotit kishte arritur në kamp.
非利士人听见欢呼的声音,就说:“在希伯来人营里大声欢呼,是什么缘故呢?”随后就知道耶和华的约柜到了营中。
7 Kështu Filistejtë u trembën, sepse thonin: “Perëndia erdhi në kamp”. Dhe thirrën: “Mjerë ne! Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë.
非利士人就惧怕起来,说:“有神到了他们营中”;又说:“我们有祸了!向来不曾有这样的事。
8 Mjerë ne! Kush do të na shpëtojë nga duart e këtyre perëndive të fuqishme? Këto janë perënditë që i goditën Egjiptasit me lloj lloj plagësh në shkretëtirë.
我们有祸了!谁能救我们脱离这些大能之神的手呢?从前在旷野用各样灾殃击打埃及人的,就是这些神。
9 Qëndroni të fortë dhe silluni si burra, o Filistej, që të mos bëheni skllevër të Hebrenjve, ashtu si ata qenë skllevërit tuaj. Silluni si burra dhe luftoni!”.
非利士人哪,你们要刚强,要作大丈夫,免得作希伯来人的奴仆,如同他们作你们的奴仆一样。你们要作大丈夫,与他们争战。”
10 Kështu Filistejtë luftuan dhe Izraeli u mund; dhe gjithkush vrapoi te çadra e vet. Masakra qe me të vërtetë e madhe; Izraeli humbi tridhjetë mijë këmbësorë.
非利士人和以色列人打仗,以色列人败了,各向各家奔逃,被杀的人甚多,以色列的步兵仆倒了三万。
11 Edhe arka e Perëndisë u morr dhe dy djemtë e Elit, Hofni dhe Finehasi, vdiqën.
神的约柜被掳去,以利的两个儿子何弗尼、非尼哈也都被杀了。
12 Një njeri i Beniaminit vrapoi nga fusha e betejës dhe arriti po atë ditë në Shiloh, me rroba të grisura dhe kokën të mbuluar me dhe.
当日,有一个便雅悯人从阵上逃跑,衣服撕裂,头蒙灰尘,来到示罗。
13 Kur arriti, ja, Eli ishte ulur mbi ndenjësen e tij në anë të rrugës, duke shikuar, sepse zemra e tij dridhej për arkën e Perëndisë. Sapo ai njeri hyri në qytet dhe njoftoi për atë që kishte ndodhur, një britmë u ngrit nga tërë qyteti.
到了的时候,以利正在道旁坐在自己的位上观望,为 神的约柜心里担忧。那人进城报信,合城的人就都呼喊起来。
14 Kur dëgjoi zhurmën e britmave, Eli tha: “Ç’kuptim ka zhurma e kësaj rrëmuje?”. Pastaj ai njeri erdhi me të shpejtë për t’i treguar Elit atë që kishte ndodhur.
以利听见呼喊的声音就问说:“这喧嚷是什么缘故呢?”那人急忙来报信给以利。
15 Eli ishte nëntëdhjetë e tetë vjeç; shikimi i tij qe errësuar aq sa që ai nuk shikonte më.
那时以利九十八岁了,眼目发直,不能看见。
16 Njeriu i tha Elit: “Jam ai që ka ardhur nga fusha e betejës. Sot kam ikur me vrap nga fusha e betejës”. Eli tha: “Si vajtën punët, biri im?”.
那人对以利说:“我是从阵上来的,今日我从阵上逃回。”以利说:“我儿,事情怎样?”
17 Atëherë lajmëtari u përgjegj dhe tha: “Iezraeli ia mbathi përpara Filistejve dhe u bë një masakër e madhe në popull; edhe dy djemtë e tu, Hofni dhe Finehasi, vdiqën, dhe arka e Perëndisë u morr”.
报信的回答说:“以色列人在非利士人面前逃跑,民中被杀的甚多!你的两个儿子何弗尼、非尼哈也都死了,并且 神的约柜被掳去。”
18 Sa u zu në gojë arka e Perëndisë, Eli ra nga ndenjësja prapa, përbri derës, theu qafën dhe vdiq, sepse ishte plak dhe i rënduar. Qe gjyqtar i Izraelit dyzet vjet me radhë.
他一提 神的约柜,以利就从他的位上往后跌倒,在门旁折断颈项而死;因为他年纪老迈,身体沉重。以利作以色列的士师四十年。
19 E reja e tij, gruaja e Finehasit, ishte me barrë dhe në prag të lindjes; kur dëgjoi lajmin që arka e Perëndisë ishte kapur dhe vjehrri i saj dhe i shoqi kishin vdekur, u kërrus dhe lindi, sepse e zunë dhimbjet.
以利的儿妇、非尼哈的妻怀孕将到产期,她听见 神的约柜被掳去,公公和丈夫都死了,就猛然疼痛,曲身生产;
20 Në çastin kur ishte duke vdekur, gratë që kujdeseshin për të i thanë: “Mos u tremb, sepse ke lindur një djalë”. Por ajo nuk u përgjegj dhe nuk u kushtoi vëmëndje fjalëve të tyre,
将要死的时候,旁边站着的妇人们对她说:“不要怕!你生了男孩子了。”她却不回答,也不放在心上。
21 por ia vuri emrin Ikabod fëmijës, duke thënë: “Lavdia u largua nga Izraeli”, sepse arka e Perëndisë ishte marr për shkak të vjehrrit të saj dhe të burrit të saj.
她给孩子起名叫以迦博,说:“荣耀离开以色列了!”这是因 神的约柜被掳去,又因她公公和丈夫都死了。
22 Ajo tha: “Lavdia është larguar nga Izraeli, sepse arka e Perëndisë është marr”.
她又说:“荣耀离开以色列,因为 神的约柜被掳去了。”

< 1 i Samuelit 4 >