< 1 i Samuelit 3 >

1 Samueli i ri i shërbente Zotit në prani të Eliut. Fjala e Zotit ishte e rrallë në ato ditë, dhe nuk kishte ndonjë zbulesë të gjerë.
童子撒母耳在以利面前事奉耶和华。当那些日子,耶和华的言语稀少,不常有默示。
2 Në atë kohë Eli rrinte shtrirë në vendin e tij të zakonshëm (tani shikimi i tij kishte filluar të errësohej dhe ai nuk mund të shikonte).
一日,以利睡卧在自己的地方;他眼目昏花,看不分明。
3 Llampa e Perëndis nuk ishte shuar akoma dhe Samueli ishte shtrirë në tabernakullin e Zotit, ku gjendej edhe arka e Perëndisë.
神的灯在 神耶和华殿内约柜那里,还没有熄灭,撒母耳已经睡了。
4 Atëherë Zoti thirri Samuelin që u përgjegj: “Ja ku jam!”.
耶和华呼唤撒母耳。撒母耳说:“我在这里!”
5 Pastaj vrapoi tek Eli dhe i tha: “Ja ku jam, se ti më thirre”. Ai u përgjegj: “Unë nuk të kam thirrur, shko të flesh”. Kështu ai vajti të flerë.
就跑到以利那里,说:“你呼唤我?我在这里。”以利回答说:“我没有呼唤你,你去睡吧。”他就去睡了。
6 Zoti e thirri përsëri Samuelin. Dhe Samueli u ngrit, shkoi tek Eli dhe i tha: “Ja ku jam, se ti më thirre”. Por ai u përgjegj: “Biri im, unë nuk të kam thirrur; shko të flesh”.
耶和华又呼唤撒母耳。撒母耳起来,到以利那里,说:“你呼唤我?我在这里。”以利回答说:“我的儿,我没有呼唤你,你去睡吧。”
7 (Por Samueli nuk e njihte akoma Zotin, dhe fjala e tij nuk i ishte shfaqur akoma).
那时撒母耳还未认识耶和华,也未得耶和华的默示。
8 Zoti e thirri përsëri për të tretën herë Samuelin. Kështu ai u ngrit, shkoi tek Eli dhe i tha: “Ja ku jam, se ti më thirre”. Atëherë Eli kuptoi që Zoti e thërriste të riun.
耶和华第三次呼唤撒母耳。撒母耳起来,到以利那里,说:“你又呼唤我?我在这里。”以利才明白是耶和华呼唤童子。
9 Prandaj Eli i tha Samuelit: “Shko e bjer dhe, në qoftë se të thërret prapë, do të thuash: “Folë, o Zot, sepse shërbëtori yt të dëgjon””. Kështu Samueli vajti të shtrihet në vendin e tij.
因此以利对撒母耳说:“你仍去睡吧;若再呼唤你,你就说:‘耶和华啊,请说,仆人敬听!’”撒母耳就去,仍睡在原处。
10 Pastaj Zoti erdhi, u vendos aty afër dhe thirri si herët e tjera: “Samuel, Samuel!”. Samueli u përgjegj: “Folë, sepse shërbëtori yt të dëgjon”.
耶和华又来站着,像前三次呼唤说:“撒母耳啊!撒母耳啊!”撒母耳回答说:“请说,仆人敬听!”
11 Atëherë Zoti i tha Samuelit: “Ja, jam duke bërë në Izrael një gjë që do të shungullojë veshët e kujtdo që ka për ta dëgjuar.
耶和华对撒母耳说:“我在以色列中必行一件事,叫听见的人都必耳鸣。
12 Atë ditë unë do të kryej kundër Eliut të gjitha ato që thashë lidhur me shtëpinë e tij, nga fillimi deri në fund.
我指着以利家所说的话,到了时候,我必始终应验在以利身上。
13 Po i deklaroj që jam bërë gati të ndëshkoj shtëpinë e tij për gjithnjë, për shkak të paudhësisë që e karakterizon, sepse bijtë e tij janë bërë të neveritshëm dhe ai nuk i ka frenuar.
我曾告诉他必永远降罚与他的家,因他知道儿子作孽,自招咒诅,却不禁止他们。
14 Prandaj unë i betohem shtëpisë së Elit që paudhësia e shtëpisë së Elit nuk do të shlyhet kurrë me flijime dhe me blatime”.
所以我向以利家起誓说:‘以利家的罪孽,虽献祭奉礼物,永不能得赎去。’”
15 Samueli mbeti i shtrirë deri në mëngjes, pastaj hapi dyert e shtëpisë së Zotit. Ai kishte frikë t’i tregonte Elit vegimin e tij.
撒母耳睡到天亮,就开了耶和华的殿门,不敢将默示告诉以利。
16 Por Eli thirri Samuelin, duke thënë: “Samuel, biri im!”. Ai u përgjegj: “Ja ku jam”.
以利呼唤撒母耳说:“我儿撒母耳啊!”撒母耳回答说:“我在这里!”
17 Ai tha: “Çfarë të tha? Të lutem, mos më fshih asgjë. Perëndia veproftë ashtu me ty, madje edhe më keq, në rast se ti më fsheh diçka nga të gjitha ato që të tha”.
以利说:“耶和华对你说什么,你不要向我隐瞒;你若将 神对你所说的隐瞒一句,愿他重重地降罚与你。”
18 Samueli ia tregoi atëherë të gjitha, pa i fshehur asgjë. Dhe Eli tha: “Ai është Zoti; le të bëjë atë që i pëlqen atij”.
撒母耳就把一切话都告诉了以利,并没有隐瞒。以利说:“这是出于耶和华,愿他凭自己的意旨而行。”
19 Ndërkaq Samueli rritej; dhe Zoti ishte me të dhe nuk la të shkonin kot asnjë nga fjalët e tij.
撒母耳长大了,耶和华与他同在,使他所说的话一句都不落空。
20 Tërë Izraeli, nga Dani deri tek Beer-Sheba, mësoi që Samueli ishte bërë profet i Zotit.
从但到别是巴所有的以色列人都知道耶和华立撒母耳为先知。
21 Zoti vazhdonte t’i shfaqej në Shiloh, sepse në Shiloh Zoti i shfaqej Samuelit me anë të fjalës së vet.
耶和华又在示罗显现;因为耶和华将自己的话默示撒母耳,撒母耳就把这话传遍以色列地。

< 1 i Samuelit 3 >