< 1 i Samuelit 20 >

1 Davidi iku nga Najothi i Ramahut, shkoi te Jonathani dhe i tha: “Çfarë kam bërë? Cili është faji im dhe cili është mëkati im kundër atit tënd, që ai kërkon jetën time?”.
大衛從拉瑪的拿約逃跑,來到約拿單那裏,對他說:「我做了甚麼?有甚麼罪孽呢?在你父親面前犯了甚麼罪,他竟尋索我的性命呢?」
2 Jonathani iu përgjegj: “Mos ndodhtë kurrë! Ti nuk ke për të vdekur; ja im atë nuk bën asnjë veprim të madh apo të vogël pa ma njoftuar mua. Pse im atë të ma fshihte këtë gjë? Nuk është e mundur”.
約拿單回答說:「斷然不是!你必不致死。我父做事,無論大小,沒有不叫我知道的。怎麼獨有這事隱瞞我呢?決不如此。」
3 Davidi u betua përsëri dhe tha: “Yt atë e di me siguri që unë gëzoj hirin tënd dhe do të ketë thënë: “Jonathani të mos e dijë këtë, që të mos hidhërohet”. Por siç është e vërtetë që Zoti jeton, dhe që rron shpirti yt, mua nuk më ndan nga vdekja veçse një hap”.
大衛又起誓說:「你父親準知我在你眼前蒙恩。他心裏說,不如不叫約拿單知道,恐怕他愁煩。我指着永生的耶和華,又敢在你面前起誓,我離死不過一步。」
4 Jonathani i tha Davidit: “Çfarëdo gjë që të më kërkosh, unë do ta bëj për ty”.
約拿單對大衛說:「你心裏所求的,我必為你成就。」
5 Davidi iu përgjegj Jonathanit: “Ja, nesër fillon hëna e re dhe unë duhet të ulem në tryezë me mbretin, por të më lër të shkoj dhe unë do të fshihem në fshatrat deri në mbrëmjen e ditë së tretë.
大衛對約拿單說:「明日是初一,我當與王同席,求你容我去藏在田野,直到第三日晚上。
6 Në qoftë se atit tënd i bie në sy mungesa ime, ti do t’i thuash: “Davidi më është lutur me insistim të hidhet për pak kohë deri në Betlem, në qytetin e tij, sepse aty kremtohet flijimi për tërë familjen e tij”.
你父親若見我不在席上,你就說:『大衛切求我許他回本城伯利恆去,因為他全家在那裏獻年祭。』
7 Në qoftë se thotë: “Mirë”, shërbëtori yt ka për të shpëtuar. Por në rast se zemërohet, dije se ka vendosur të ma bëjë të keqen.
你父親若說好,僕人就平安了;他若發怒,你就知道他決意要害我。
8 Tregohu, pra, i mëshirshëm me shërbëtorin tënd, sepse e ke bërë të lidhet në një besëlidhje të Zotit me ty; por në rast se kam ndonjë faj, vritmë ti. Pse duhet të më çosh tek ati yt?”.
求你施恩與僕人,因你在耶和華面前曾與僕人結盟。我若有罪,不如你自己殺我,何必將我交給你父親呢?」
9 Jonathani tha “Larg qoftë ky mendim! Po ta dija që im atë ka vendosur të ta bëjë të keqen, nuk do të ta tregoja ty?”.
約拿單說:「斷無此事!我若知道我父親決意害你,我豈不告訴你呢?」
10 Davidi i tha Jonathanit: “Kush do të më njoftojë në se yt atë të përgjigjet rëndë?”.
大衛對約拿單說:「你父親若用厲言回答你,誰來告訴我呢?」
11 Jonathani i tha Davidit: “Eja, të dalim ndër fusha!”. Kështu që të dy dolën jashtë, në fushë.
約拿單對大衛說:「你我且往田野去。」二人就往田野去了。
12 Atëherë Jonathani i tha Davidit: “Paça dëshmitar Zotin, Perëndinë e Izraelit! Nesër ose pasnesër, në këtë orë, do të hetoj qëllimet e atit tim, për të parë në se ai e shikon me sy të mirë Davidin, dhe po të mos dërgoj njeri të të njoftojë,
約拿單對大衛說:「願耶和華-以色列的上帝為證。明日約在這時候,或第三日,我探我父親的意思,若向你有好意,我豈不打發人告訴你嗎?
13 Zoti le t’i bëjë këtë gjë Jonathanit, madje edhe më keq. Në qoftë se përkundrazi im atë ka ndërmend të të bëjë një të keqe, unë do të të njoftoj dhe do të lë të shkosh me qëllim që ti të shkosh në paqe; dhe Zoti qoftë me ty, ashtu siç ka qenë me atin tim!
我父親若有意害你,我不告訴你使你平平安安地走,願耶和華重重地降罰與我。願耶和華與你同在,如同從前與我父親同在一樣。
14 Deri sa të jem gjallë, a nuk do të përdorësh ndaj meje mirësinë e Zotit, me qëllim që mos vritem?”.
你要照耶和華的慈愛恩待我,不但我活着的時候免我死亡,
15 Por nuk do të heqësh dorë kurrë të përdorësh mirësinë ndaj shtëpisë sime, as atëherë kur Zoti të ketë shfarosur nga faqja e dheut tërë armiqtë e Davidit”.
就是我死後,耶和華從地上剪除你仇敵的時候,你也永不可向我家絕了恩惠。」
16 Kështu Jonathani lidhi një besëlidhje me shtëpinë e Davidit, duke thënë: “Zoti t’u kërkojë llogari armiqve të Davidit për gjakun!”.
於是約拿單與大衛家結盟,說:「願耶和華藉大衛的仇敵追討背約的罪。」
17 Për hir të dashurisë që kishte për të, Jonathani e vuri përsëri Davidin të betohet, sepse ai e donte si shpirtin e vet.
約拿單因愛大衛如同愛自己的性命,就使他再起誓。
18 Pastaj Jonathani i tha: “Nesër fillon hëna e re dhe mungesa jote do të bjerë në sy, sepse vendi yt do të mbetet bosh.
約拿單對他說:「明日是初一,你的座位空設,人必理會你不在那裏。
19 Do të lësh të kalojmë tri ditë, pastaj do të zbresësh me të shpejtë dhe do të shkosh në vendin ku u fshehe ditën e ngjarjes, dhe do të rrish pranë gurit të Ezelit.
你等三日,就要速速下去,到你從前遇事所藏的地方,在以色磐石那裏等候。
20 Unë do të hedh tri shigjeta përbri gurit sikur të gjuaja në shenjë.
我要向磐石旁邊射三箭,如同射箭靶一樣。
21 Pastaj do të dërgoj një djalosh, duke i thënë: “Shko të kërkosh shtigjeta”. Në rast se i them djaloshit: “Shiko, shigjetat janë nga ana jote, prandaj merri!” atëherë eja sepse, ashtu si Zoti jeton, punët të ecin mbarë ty dhe nuk ka asnjë rrezik.
我要打發童子,說:『去把箭找來。』我若對童子說:『箭在後頭,把箭拿來』,你就可以回來;我指着永生的耶和華起誓,你必平安無事。
22 Në qoftë se përkundrazi i them djaloshit: “Shiko, shigjetat janë matanë teje”, atëherë shko, sepse Zoti të bën të ikësh.
我若對童子說:『箭在前頭』,你就要去,因為是耶和華打發你去的。
23 Sa për gjërat për të cilat kemi folur midis nesh, ja, Zoti qoftë dëshmitar midis teje dhe meje për gjithnjë”.
至於你我今日所說的話,有耶和華在你我中間為證,直到永遠。」
24 Kështu Davidi u fsheh nëpër ara; kur filloi hëna e re, mbreti u ul për të ngrënë.
大衛就去藏在田野。到了初一日,王坐席要吃飯。
25 Mbreti u ul në karrigen e tij, si herët e tjera, në karrigen pranë murit; Jonathani u ul përballë tij. Abneri u ul pranë Saulit, por vendi i Davidit mbeti bosh.
王照常坐在靠牆的位上,約拿單侍立,押尼珥坐在掃羅旁邊,大衛的座位空設。
26 Megjithatë Sauli nuk tha asgjë atë ditë, sepse mendonte: “Do t’i ketë ndodhur diçka; nuk do të jetë i pastër; me siguri ai nuk është i pastër”.
然而這日掃羅沒有說甚麼,他想大衛遇事,偶染不潔,他必定是不潔。
27 Por të nesërmen, ditën e dytë të hënës së re, vendi i Davidit ishte akoma bosh. Atëherë Sauli i tha Jonathanit, birit të tij: “Pse biri i Isait nuk erdhi për të ngrënë as dje, as sot?”.
初二日大衛的座位還空設。掃羅問他兒子約拿單說:「耶西的兒子為何昨日、今日沒有來吃飯呢?」
28 Jonathani iu përgjegj Saulit: “Davidi më kërkoi me insistim ta lë të shkojë në Betlem;
約拿單回答掃羅說:「大衛切求我容他往伯利恆去。
29 dhe tha: “Të lutem lermë të shkoj, sepse kemi në qytet një flijim në familje, dhe vëllai im më ka detyruar të marr pjesë në të; tani, pra, po të gëzoj hirin tënd, të lutem, lermë të hidhem shpejt për të parë vëllezërit e mi”. Për këtë arësye nuk erdhi në tryezën e mbretit”.
他說:『求你容我去,因為我家在城裏有獻祭的事;我長兄吩咐我去。如今我若在你眼前蒙恩,求你容我去見我的弟兄』;所以大衛沒有赴王的席。」
30 Atëherë zemërimi i Saulit u ndez kundër Jonathanit dhe i tha: “O bir i çoroditur dhe rebel, vallë nuk e di unë që ti mban anën e birit të Isait, për turpin tënd dhe për turpin e lakuriqësisë të nënës sate?
掃羅向約拿單發怒,對他說:「你這頑梗背逆之婦人所生的,我豈不知道你喜悅耶西的兒子,自取羞辱,以致你母親露體蒙羞嗎?
31 Sepse për deri sa biri i Isait do të jetojë mbi tokë, nuk do të ketë qëndrueshmëri as për ty, as për mbretërinë tënde. Prandaj dërgo ta marrin dhe sille tek unë, sepse ai duhet të vdesë.
耶西的兒子若在世間活着,你和你的國位必站立不住。現在你要打發人去,將他捉拿交給我;他是該死的。」
32 Jonathani iu përgjegj Saulit, atit të tij duke i thënë: “Pse duhet të vdesë? Çfarë ka bërë?”.
約拿單對父親掃羅說:「他為甚麼該死呢?他做了甚麼呢?」
33 Atëherë Sauli e vërtiti ushtën kundër tij për ta vrarë. Jonathani e kuptoi që vrasja e Davidit ishte diçka e vendosur nga ana e të atit.
掃羅向約拿單掄槍要刺他,約拿單就知道他父親決意要殺大衛。
34 Kështu Jonathani u ngrit i zemëruar nga tryeza dhe nuk hëngri gjë as ditën e dytë të hënës së re, mbasi ishte i hidhëruar për Davidin, sepse i ati e kishte trajtuar në mënyrë të turpshme.
於是約拿單氣忿忿地從席上起來,在這初二日沒有吃飯。他因見父親羞辱大衛,就為大衛愁煩。
35 Të nesërmen në mëngjes, Jonathani doli në fushë në vendin e caktuar me Davidin, duke pasur me vete një djalosh.
次日早晨,約拿單按着與大衛約會的時候出到田野,有一個童子跟隨。
36 Ai i tha djaloshit: “Vrapo të më sjellësh shigjetat që unë gjuaj”. Ndërsa djaloshi vraponte, ai hodhi një shigjetë që kaloi përtej tij.
約拿單對童子說:「你跑去,把我所射的箭找來。」童子跑去,約拿單就把箭射在童子前頭。
37 Kur djaloshi arriti në vendin ku ndodhej shigjeta që Jonathani kishte hedhur, Jonathani i bërtiti nga prapa: “Shigjeta, vallë ka rënë matanë teje?”.
童子到了約拿單落箭之地,約拿單呼叫童子說:「箭不是在你前頭嗎?」
38 Pastaj Jonathani i bërtiti akoma djaloshit: “Vepro shpejt, mbaro punë, mos u ndal!”. Kështu djaloshi i Jonathanit mblodhi shigjetat dhe u kthye tek i zoti.
約拿單又呼叫童子說:「速速地去,不要遲延!」童子就拾起箭來,回到主人那裏。
39 Por djaloshi nuk e dinte asgjë; vetëm Jonathani dhe Davidi e dinin si qëndronte çështja.
童子卻不知道這是甚麼意思,只有約拿單和大衛知道。
40 Pastaj Jonathani ia dha armët e tij djaloshit dhe i tha: “Nisu, çoji në qytet”.
約拿單將弓箭交給童子,吩咐說:「你拿到城裏去。」
41 Me t’u nisur djaloshi, Davidi u ngrit nga krahu jugor, ra përmbys tri herë me fytyrë për tokë; pastaj të dy puthen me njeri tjetrin dhe qanë bashkë; por Davidi qau më tepër.
童子一去,大衛就從磐石的南邊出來,俯伏在地,拜了三拜;二人親嘴,彼此哭泣,大衛哭得更慟。
42 Pastaj Jonathani i tha Davidit: “Shko në paqe, tani që ne të dy jemi betuar në emër të Zotit; Zoti le të jetë përgjithmonë dëshmitar midis meje dhe teje dhe ndërmjet pasardhësve të tu dhe pasardhësve të mi”. Pastaj Davidi u ngrit dhe iku; dhe Jonathani u kthye në qytet.
約拿單對大衛說:「我們二人曾指着耶和華的名起誓說:『願耶和華在你我中間,並你我後裔中間為證,直到永遠。』如今你平平安安地去吧!」大衛就起身走了;約拿單也回城裏去了。

< 1 i Samuelit 20 >