< 1 i Samuelit 14 >

1 Një ditë ndodhi që Jonathani, bir i Saulit, i tha shqyrtarit të tij të ri: “Eja, shkojmë drejt pozicioneve të Filistejve, që ndodhen në anën tjetër”. Por nuk i tha asgjë të atit.
有一日,扫罗的儿子约拿单对拿他兵器的少年人说:“我们不如过到那边,到非利士人的防营那里去。”但他没有告诉父亲。
2 Sauli rrinte atëherë në skajin e Gibeahut nën shegën që është në Migron, dhe njerëzit që ishin me të arrinin në rreth gjashtë qind veta.
扫罗在基比亚的尽边,坐在米矶 的石榴树下,跟随他的约有六百人。
3 Ahijahu, bir i Ahitubit, vëllai i Ikabodit, birit të Finehasit, birit të Elit, prift i Zotit, në Shiloh kishte veshur efodin. Por populli nuk e dinte që Jonathani kishte ikur.
在那里有亚希突的儿子亚希亚,穿着以弗得。(亚希突是以迦博的哥哥,非尼哈的儿子,以利的孙子。以利从前在示罗作耶和华的祭司。)约拿单去了,百姓却不知道。
4 Ndërmjet kalimeve nëpër të cilat Jonathani kërkonte të arrinte në pozicionin e Filistejve, kishte një shkëmb që ngrihej nga një anë dhe një shkëmb që ngrihej nga ana tjetër; njëri quhej Botsets dhe tjetri Seneh.
约拿单要从隘口过到非利士防营那里去。这隘口两边各有一个山峰:一名播薛,一名西尼;
5 Njeri nga shkëmbinjtë ngrihej në veri, përballë Mikmashit dhe tjetri në jug, përballë Gibeahut.
一峰向北,与密抹相对,一峰向南,与迦巴相对。
6 Jonathani i tha shqyrtarit të ri: “Eja, shkojmë drejt pozicioneve të këtyre të parrethprerëve; ndofta Zoti ka për të vepruar në favorin tonë, sepse asgjë nuk e pengon Zotin të sigurojë shpëtimin me shumë ose me pak njerëz”.
约拿单对拿兵器的少年人说:“我们不如过到未受割礼人的防营那里去,或者耶和华为我们施展能力;因为耶和华使人得胜,不在乎人多人少。”
7 Shqyrtari i tij iu përgjegj: “Bëj ç’ke për zemër; shko përpara; jam gati të shkoj me ty ku ta dëshirojë zemra jote”.
拿兵器的对他说:“随你的心意行吧。你可以上去,我必跟随你,与你同心。”
8 Atëherë Jonathani tha: “Ja, ne do të shkojmë drejt atyre njerëzve dhe do t’i bëjmë që të na shohin.
约拿单说:“我们要过到那些人那里去,使他们看见我们。
9 Po të na thonë: “Ndaluni deri sa t’ju arrijmë”, ne do të qëndrojmë në vend dhe nuk do të shkojmë tek ata;
他们若对我们说:‘你们站住,等我们到你们那里去’,我们就站住,不上他们那里去。
10 por në rast se na thonë: “Ejani te ne”, ne do të shkojmë, sepse Zoti i ka dhënë në duart tona; dhe kjo do të na shërbejë si shenjë”.
他们若说:‘你们上到我们这里来’,这话就是我们的证据;我们便上去,因为耶和华将他们交在我们手里了。”
11 Kështu të dy u panë nga garnizoni i Filistejve; dhe Filistejtë thanë: “Ja Hebrenjtë që po dalin nga shpellat ku ishin fshehur!”.
二人就使非利士的防兵看见。非利士人说:“希伯来人从所藏的洞穴里出来了!”
12 Pastaj njerëzit e garnizonit iu kthyen Jonathanit dhe shqyrtarit të tij dhe thanë: “Ejani te ne se kemi diçka për t’ju thënë”. Atëherë Jonathani i tha shqyrtarit të tij: “Eja pas meje, sepse Zoti i ka dhënë në duart e Izraelit”.
防兵对约拿单和拿兵器的人说:“你们上到这里来,我们有一件事指示你们。”约拿单就对拿兵器的人说:“你跟随我上去,因为耶和华将他们交在以色列人手里了。”
13 Jonathani u ngjit duke u kacavarur me duar dhe me këmbë, i ndjekur nga shqyrtari i tij. Filistejtë binin përpara Jonathanit, dhe shqyrtari pas tij i vriste.
约拿单就爬上去,拿兵器的人跟随他。约拿单杀倒非利士人,拿兵器的人也随着杀他们。
14 Kjo qe masakra e parë e kryer nga Jonathani dhe nga shqyrtari i tij; në të humbën jetën rreth njëzet veta, në një sipërfaqe prej rreth gjysmë jugeri tokë.
约拿单和拿兵器的人起头所杀的约有二十人,都在一亩地的半犁沟之内。
15 Tmerri u përhap në kamp, në fshatra dhe në gjithë popullin; edhe garnizoni dhe cubat u trembën gjithashtu; bile edhe toka u drodh dhe u shndërrua kështu në një llahtarë të Perëndisë.
于是在营中、在田野、在众民内都有战兢,防兵和掠兵也都战兢,地也震动,战兢之势甚大。
16 Rojet e Saulit në Gibeah të Beniaminit vështruan dhe panë që turma po shpërndahej dhe po ikte sa andej këtej.
在便雅悯的基比亚,扫罗的守望兵看见非利士的军众溃散,四围乱窜。
17 Atëherë Sauli u tha njerëzve që ishin me të: “Bëni apelin për të parë se kush ka ikur nga ne”. U bë apeli, dhe ja, mungonin Jonathani dhe shqyrtari i tij.
扫罗就对跟随他的民说:“你们查点查点,看从我们这里出去的是谁?”他们一查点,就知道约拿单和拿兵器的人没有在这里。
18 Atëherë Sauli i tha Ahijaut: “Afroje arkën e Perëndisë!” (sepse në atë kohë arka e Perëndisë ishte me bijtë e Izraelit).
那时 神的约柜在以色列人那里。扫罗对亚希亚说:“你将 神的约柜运了来。”
19 Ndërsa Sauli fliste me priftin, rrëmuja në kampin e Filistejve vazhdonte të shtohej; kështu Sauli i tha priftit: “Hiqe dorën tënde!”.
扫罗正与祭司说话的时候,非利士营中的喧嚷越发大了;扫罗就对祭司说:“停手吧!”
20 Pastaj Sauli dhe tërë populli që ishte me të u mblodhën dhe lëvizën drejt vendit të betejës; dhe ja që shpata e secilit drejtohej kundër shokut të tij dhe rrëmuja ishte shumë e madhe.
扫罗和跟随他的人都聚集,来到战场,看见非利士人用刀互相击杀,大大惶乱。
21 Vetë Hebrenjtë, të cilët prej pak kohe gjendeshin me Filistejtë dhe ishin ngjitur bashkë me ta në kamp nga krahina përreth, u bashkuan me Izraelitët që ishin me Saulin dhe Jonathanin.
从前由四方来跟随非利士军的希伯来人现在也转过来,帮助跟随扫罗和约拿单的以色列人了。
22 Po kështu tërë Izraelitët që ishin fshehur në zonën malore të Efraimit, kur mësuan që Filistejtë po ia mbathnin, filluan edhe ata t’i ndjekin duke marrë pjesë në betejë.
那藏在以法莲山地的以色列人听说非利士人逃跑,就出来紧紧地追杀他们。
23 Kështu atë ditë Zoti e shpëtoi Izraelin dhe beteja u shtri deri në Beth-Aven.
那日,耶和华使以色列人得胜,一直战到伯·亚文。
24 Por atë ditë njerëzit e Izraelit ishin të rraskapitur, sepse Sauli e kishte vënë popullin të betohej: “I mallkuar qoftë ai që do të prekë ushqim para mbrëmjes, para se të hakmerrem me armiqtë e mi”.
扫罗叫百姓起誓说,凡不等到晚上向敌人报完了仇吃什么的,必受咒诅。因此这日百姓没有吃什么,就极其困惫。
25 Tërë populli hyri në një pyll, ku kishte mjaltë për tokë.
众民进入树林,见有蜜在地上。
26 Me të hyrë populli në pyll, ai pa mjaltin që kullonte; por askush nuk e çoi dorën në gojë, sepse populli kishte frikë nga betimi që kishte bërë.
他们进了树林,见有蜜流下来,却没有人敢用手取蜜入口,因为他们怕那誓言。
27 Por Jonathani nuk e kishte dëgjuar atin e tij kur ai e kishte vënë popullin të betohej; prandaj zgjati majën e bastunit që kishte në dorë, e ngjeu në hojet e mjaltit dhe e çoi në gojë; kështu shikimi i tij u bë më i qartë.
约拿单没有听见他父亲叫百姓起誓,所以伸手中的杖,用杖头蘸在蜂房里,转手送入口内,眼睛就明亮了。
28 Njeri nga populli mori fjalën dhe tha: “Ati yt e ka vënë enkas popullin ta bëjë këtë betim, duke thënë: “Mallkuar qoftë ai njeri që do të prekë ushqim sot”, megjithëse populli ishte i rraskapitur”.
百姓中有一人对他说:“你父亲曾叫百姓严严地起誓说,今日吃什么的,必受咒诅;因此百姓就疲乏了。”
29 Atëherë Jonathani tha: “Ati im i solli dëm vendit; unë shijova pak nga ky mjaltë dhe shikimi im u bë më i qartë.
约拿单说:“我父亲连累你们了。你看,我尝了这一点蜜,眼睛就明亮了。
30 Sa më mirë do të kishte qenë sikur populli të kishte ngrënë sot lirisht plaçkën që gjeti te armiqtë! A nuk do të kishte pasur një masakër më të madhe të Filistejve?”.
今日百姓若任意吃了从仇敌所夺的物,击杀的非利士人岂不更多吗?”
31 Po atë ditë ata i mundën Filistejtë nga Mikmashi deri në Aijalon, por populli ishte tepër i lodhur.
这日,以色列人击杀非利士人,从密抹直到亚雅 。百姓甚是疲乏,
32 Kështu populli u hodh mbi plaçkën, rrëmbeu dele, lopë dhe viça dhe i theri për tokë; dhe populli i hëngri me gjithë gjakun e tyre.
就急忙将所夺的牛羊和牛犊宰于地上,肉还带血就吃了。
33 Këtë ia treguan Saulit dhe i thanë: “Ja, populli po mëkaton kundër Zotit duke ngrënë mish me gjithë gjakun”. Ai tha: “Ju keni kryer një shkelje; rrukullisni menjëherë një gur të madh pranë meje”.
有人告诉扫罗说:“百姓吃带血的肉,得罪耶和华了。”扫罗说:“你们有罪了,今日要将大石头滚到我这里来。”
34 Pastaj Sauli urdhëroi: “Shpërndahuni midis popullit dhe i thoni: “Secili të sjellë këtu tek unë lopën dhe delen e tij; i therrni këtu dhe pastaj i hani, por mos mëkatoni ndaj Zotit, duke ngrënë mish me gjithë gjakun e tij!”. Kështu gjithkush nga populli solli me vete lopën e tij dhe e theri në atë vend.
扫罗又说:“你们散在百姓中,对他们说,你们各人将牛羊牵到我这里来宰了吃,不可吃带血的肉得罪耶和华。”这夜,百姓就把牛羊牵到那里宰了。
35 Sauli ndërtoi pastaj një altar kushtuar Zotit; ky ishte altar i parë që ai i ndërtoi Zotit.
扫罗为耶和华筑了一座坛,这是他初次为耶和华筑的坛。
36 Pastaj Sauli tha: “Të zbresim natën për të ndjekur Filistejtë dhe t’i zhveshim deri në dritën e mëngjesit; dhe të mos lëmë asnjë prej tyre të gjallë”. Populli u përgjegj: “Vepro si të të duket më
扫罗说:“我们不如夜里下去追赶非利士人,抢掠他们,直到天亮,不留他们一人。”众民说:“你看怎样好就去行吧!”祭司说:“我们先当亲近 神。”
37 Kështu Sauli e pyeti Perëndinë: “A duhet të zbres për të ndjekur Filistejtë? A do t’i lësh në duart e Izraelit?”. Por Perëndia nuk dha asnjë përgjigje.
扫罗求问 神说:“我下去追赶非利士人可以不可以?你将他们交在以色列人手里不交?”这日 神没有回答他。
38 Atëherë Sauli tha: “Afrohuni këtu, ju gjithë krerë të popullit, pranoni dhe shikoni mëkatin e kryer sot,
扫罗说:“你们百姓中的长老都上这里来,查明今日是谁犯了罪。
39 sepse, ashtu siç është e vërtetë që Zoti, shpëtimtari i Izraelit, jeton edhe sikur të gjendej te Jonathani, biri im, ai duhet të vdesë”. Por asnjeri nga tërë populli nuk iu përgjegj atij.
我指着救以色列—永生的耶和华起誓,就是我儿子约拿单犯了罪,他也必死。”但百姓中无一人回答他。
40 Atëherë ai i tha gjithë Izraelit: “Ju qëndroni në një anë, dhe unë dhe biri im Jonathan do të qëndrojmë nga ana tjetër”. Populli iu përgjegj Saulit: “Bëj atë që të duket më mirë”.
扫罗就对以色列众人说:“你们站在一边,我与我儿子约拿单也站在一边。”百姓对扫罗说:“你看怎样好就去行吧!”
41 Prandaj Sauli i tha Zotit: “O Perëndi i Izraelit, na jep përgjigjen e drejtë”. Kështu u caktuan Jonathani dhe Sauli dhe populli jo.
扫罗祷告耶和华—以色列的 神说:“求你指示实情。”于是掣签掣出扫罗和约拿单来;百姓尽都无事。
42 Pastaj Sauli tha: “Hidhni short midis meje dhe Jonathanit, birit tim”. Kështu u caktua Jonathani.
扫罗说:“你们再掣签,看是我,是我儿子约拿单”,就掣出约拿单来。
43 Atëherë Sauli i tha Jonathanit: “Më trego ç’ke bërë”. Jonathani i tha: “Kam provuar pak mjaltë me majën e bastunit që kisha në dorë; ja, ku jam, kam për të vdekur!”.
扫罗对约拿单说:“你告诉我,你做了什么事?”约拿单说:“我实在以手里的杖,用杖头蘸了一点蜜尝了一尝。这样我就死吗?”
44 Sauli tha: “Perëndia e bëftë këtë dhe bile më keq, sepse ti ke për të vdekur me siguri, o Jonathan!”.
扫罗说:“约拿单哪,你定要死!若不然,愿 神重重地降罚与我。”
45 Po populli i tha Saulit: “A duhet të vdesë Jonathani që ka sjellë këtë çlirim të madh në Izrael? Mos ndodhtë kurrë! Ashtu siç është e vërtetë që Zoti jeton, nuk ka për të rënë në tokë as edhe një fije floku nga koka e tij, sepse sot ai ka vepruar bashkë me Perëndinë”! Kështu populli e shpëtoi Jonathanin dhe ai nuk vdiq.
百姓对扫罗说:“约拿单在以色列人中这样大行拯救,岂可使他死呢?断乎不可!我们指着永生的耶和华起誓,连他的一根头发也不可落地,因为他今日与 神一同做事。”于是百姓救约拿单免了死亡。
46 Pastaj Sauli u kthye nga ndjekja e Filistejve dhe Filistejtë u kthyen në vendin e tyre.
扫罗回去,不追赶非利士人;非利士人也回本地去了。
47 Kështu Sauli e forcoi mbretërinë e Izraelit dhe luftoi kundër gjithë armiqve që ndodheshin rreth e qark: Moabit, bijve të Amonit, Edomit, mbretërve të Tsobahut dhe Filistejve; ai korrte fitore nga çdo anë që të kthehej.
扫罗执掌以色列的国权,常常攻击他四围的一切仇敌,就是摩押人、亚扪人、以东人,和琐巴诸王,并非利士人。他无论往何处去,都打败仇敌。
48 Kreu vepra trimërie, mundi Amalekitët dhe çliroi nga duart e atyre që e plaçkitnin.
扫罗奋勇攻击亚玛力人,救了以色列人脱离抢掠他们之人的手。
49 Bijtë e Saulit ishin Jonathani, Jishuji dhe Malkishuahu; dy bijat e tij quheshin Merab, më e madhja, dhe Mikal më e vogla.
扫罗的儿子是约拿单、亦施韦、麦基舒亚。他的两个女儿:长女名米拉,次女名米甲。
50 E shoqja e Saulit quhej Ahinoam, ishe bija e Ahimaazit; emri i komandantit të ushtrisë së tij ishte Abner, bir i Nrerit, ungji i Saulit.
扫罗的妻名叫亚希暖,是亚希玛斯的女儿。扫罗的元帅名叫押尼珥,是尼珥的儿子;尼珥是扫罗的叔叔。
51 Kishi, ati i Saulit, dhe Neri, ati i Abnerit, ishin bijtë e Abielit.
扫罗的父亲基士,押尼珥的父亲尼珥,都是亚别的儿子。
52 Gjatë gjithë jetës së Saulit pati një luftë të pamëshirshme kundër Filistejve; çdo njeri të fortë dhe çdo të ri trim që Sauli shikonte, i merrte me vete.
扫罗平生常与非利士人大大争战。扫罗遇见有能力的人或勇士,都招募了来跟随他。

< 1 i Samuelit 14 >