< 1 i Samuelit 10 >

1 Atëherë Samueli mori një enë të vogël me vaj dhe e derdhi mbi kokën e tij; pastaj e puthi dhe tha: “A nuk të ka vajosur Zoti si kreu i trashëgimisë së tij?
撒母耳拿瓶膏油倒在扫罗的头上,与他亲嘴,说:“这不是耶和华膏你作他产业的君吗?
2 Sot, kur të ikësh nga unë, do të gjesh dy njerëz pranë varrit të Rakelës në kufirin e Beniaminit, në Tseltsah. Ata do të thonë: Gomaret që shkove të kërkosh u gjetën; tani yt atë nuk shqetësohet për gomaret, por për ju, dhe thotë: “Çfarë duhet të bëj për birin tim?”.
你今日与我离别之后,在便雅悯境内的泄撒,靠近拉结的坟墓,要遇见两个人。他们必对你说:‘你去找的那几头驴已经找着了。现在你父亲不为驴挂心,反为你担忧,说:我为儿子怎么才好呢?’
3 Pastaj ti do ta kalosh atë vend dhe do të arrish në lisin e Taborit; aty do të takosh tre njerëz që shkojnë për të adhuruar Perëndinë në Bethel: njëri do të mbajë tre keca, tjetri tri bukë dhe i treti një calik me verë.
你从那里往前行,到了他泊的橡树那里,必遇见三个往伯特利去拜 神的人:一个带着三只山羊羔,一个带着三个饼,一个带着一皮袋酒。
4 Ata do të të përshëndetin dhe do të të japin dy bukë, që do t’i marrësh nga duart e tyre.
他们必问你安,给你两个饼,你就从他们手中接过来。
5 Pastaj ti do të arrish në kodrinën e Perëndisë, ku gjendet garnizoni i Filistejve; dhe këtu, duke arritur në qytet, do të takosh një grup profetësh që do të zbresin nga vendi i lartë, të paraprirë nga një harpë, një dajre, një fyell dhe një qeste, dhe që do të bëjnë profeci.
此后你到 神的山,在那里有非利士人的防兵。你到了城的时候,必遇见一班先知从邱坛下来,前面有鼓瑟的、击鼓的、吹笛的、弹琴的,他们都受感说话。
6 Atëherë Fryma e Zotit do të të ngarkojë të bësh profeci me ta, dhe do të shndërrohesh në një njeri tjetër.
耶和华的灵必大大感动你,你就与他们一同受感说话;你要变为新人。
7 Kur këto shenja do të realizohen, bëj atë që rasti kërkon, sepse Perëndia është me ty.
这兆头临到你,你就可以趁时而做,因为 神与你同在。
8 Pastaj ti do të zbresësh para meje në Gilgal: dhe ja, unë do të zbres te ti për të ofruar olokauste dhe për të kryer flijime falenderimi. Ti do të presësh shtatë ditë deri sa unë të vij te ti dhe të të them çfarë duhet të bësh”.
你当在我以先下到吉甲,我也必下到那里献燔祭和平安祭。你要等候七日,等我到了那里,指示你当行的事。”
9 Sapo ktheu kurrizin për të lënë Samuelin, Perëndia ia ndërroi zemrën në një tjetër, dhe tërë ato shenja u realizuan po atë ditë.
扫罗转身离别撒母耳, 神就赐他一个新心。当日这一切兆头都应验了。
10 Sapo arritën atje në kodër, një grup profetësh i doli përpara; atëherë ai u ngarkua nga Fryma e Perëndisë dhe filloi të bëjë profeci në mes tyre.
扫罗到了那山,有一班先知遇见他, 神的灵大大感动他,他就在先知中受感说话。
11 Atëherë tërë ata që e kishin njohur më parë, duke parë që profetizonte bashkë me profetët, i thonin njerë tjetrit: “Çfarë i ka ndodhur birit të Kishit? Éshtë edhe Sauli midis profetëve?”.
素来认识扫罗的,看见他和先知一同受感说话,就彼此说:“基士的儿子遇见什么了?扫罗也列在先知中吗?”
12 Pastaj një vendas u përgjegj, duke thënë: “Po kush është ati i tyre?”. Për këtë arësye u bë proverb thënia: “Éshtë edhe Sauli midis prefetëve?”.
那地方有一个人说:“这些人的父亲是谁呢?”此后有句俗语说:“扫罗也列在先知中吗?”
13 Me të mbaruar profecitë, Sauli u drejtua në vendin e lartë.
扫罗受感说话已毕,就上邱坛去了。
14 Pastaj ungji i Saulit e pyeti atë dhe shërbëtorin e tij: “Ku keni vajtur?”. Ai u përgjegj: “Të kërkojmë gomaret, por, duke parë se nuk ishin, shkuam te Samueli”.
扫罗的叔叔问扫罗和他仆人说:“你们往哪里去了?”回答说:“找驴去了。我们见没有驴,就到了撒母耳那里。”
15 Ungji i Saulit shtoi: “Më trego, të lutem, çfarë ju tha Samueli”.
扫罗的叔叔说:“请将撒母耳向你们所说的话告诉我。”
16 Kështu iu përgjegj Sauli ungjit të tij: “Ai na siguroi që gomaret i kishin gjetur”. Por nuk tha asgjë lidhur me atë që Samueli kishte thënë për mbretërinë.
扫罗对他叔叔说:“他明明地告诉我们驴已经找着了。”至于撒母耳所说的国事,扫罗却没有告诉叔叔。
17 Pastaj Samueli mblodhi popullin para Zotit në Mitspah,
撒母耳将百姓招聚到米斯巴耶和华那里,
18 dhe u tha bijve të Izraelit: “Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: “Unë e nxora Izraelin nga Egjipti dhe ju çlirova nga duart e Egjiptasve dhe nga duart e të gjitha mbretërve që ju shtypnin”.
对他们说:“耶和华—以色列的 神如此说:‘我领你们以色列人出埃及,救你们脱离埃及人的手,又救你们脱离欺压你们各国之人的手。’
19 Por sot ju keni hedhur poshtë Perëndinë tuaj që ju ka shpëtuar nga fatkeqësitë dhe mundimet tuaja dhe i thoni: “Cakto një mbret mbi ne!”. Prandaj paraqituni para Zotit sipas fiseve dhe sipas mijëshëve”.
你们今日却厌弃了救你们脱离一切灾难的 神,说:‘求你立一个王治理我们。’现在你们应当按着支派、宗族都站在耶和华面前。”
20 Pastaj Samueli afroi tërë fiset e Izraelit, dhe u zgjodh fisi i Beniaminit.
于是,撒母耳使以色列众支派近前来掣签,就掣出便雅悯支派来;
21 Pas kësaj afroi fisin e Beniaminit sipas familjeve të tij dhe u zgjodh familja e Matrit. Pastaj u zgjodh Sauli, bir i Kishit; e kërkuan, por nuk e gjetën.
又使便雅悯支派按着宗族近前来,就掣出玛特利族,从其中又掣出基士的儿子扫罗。众人寻找他却寻不着,
22 Atëherë u këshilluan përsëri me Zotin: “A ndodhet tanimë këtu?”. Zoti u përgjegj: “Ja ku është fshehur midis bagazheve”.
就问耶和华说:“那人到这里来了没有?”耶和华说:“他藏在器具中了。”
23 Vrapuan ta nxjerrin që andej; kështu ai u paraqit para popullit, dhe ishte më i lartë se gjithë njerëzit nga supi e lart.
众人就跑去从那里领出他来。他站在百姓中间,身体比众民高过一头。
24 Pastaj Samueli i tha tërë popullit: “E shihni atë që ka zgjedhur Zoti? Nuk ka asnjë si ai në tërë popullin. Kështu tërë populli lëshoi britma gëzimi dhe thirri: “Rroftë mbreti!”.
撒母耳对众民说:“你们看耶和华所拣选的人,众民中有可比他的吗?”众民就大声欢呼说:“愿王万岁!”
25 Atëherë Samueli i paraqiti popullit të drejtat e mbretërisë dhe i shkroi në një libër, që vendosi përpara Zotit. Pas kësaj Samueli ktheu tërë popullin, secili shkoi në shtëpinë e tij.
撒母耳将国法对百姓说明,又记在书上,放在耶和华面前,然后遣散众民,各回各家去了。
26 Edhe Samueli shkoi në shtëpinë e tij në Gibeah, dhe me të shkuan njerëz trima, të cilëve Perëndia u kish prekur zemrën.
扫罗往基比亚回家去,有 神感动的一群人跟随他。
27 Por disa njerëz që nuk vlenin asgjë thanë: “Si mund të na shpëtojë ky njeri?”. Kështu e përçmuan dhe nuk i bënë asnjë dhuratë. Por ai nuk tha asnjë fjalë.
但有些匪徒说:“这人怎能救我们呢?”就藐视他,没有送他礼物;扫罗却不理会。

< 1 i Samuelit 10 >