< 1 i Mbretërve 3 >

1 Pastaj Salomoni bëri krushqi me Faraonin, mbretin e Egjiptit. U martua me të bijën e Faraonit dhe e çoi në qytetin e Davidit, deri sa të mbaronte së ndërtuari shtëpinë e tij, shtëpinë e Zotit dhe muret rrethuese të Jeruzalemit.
所罗门与埃及王法老结亲,娶了法老的女儿为妻,接她进入大卫城,直等到造完了自己的宫和耶和华的殿,并耶路撒冷周围的城墙。
2 Populli ofronte flijime në vendet e larta, sepse deri në atë ditë nuk ishte ndërtuar akoma një tempull në emër të Zotit.
当那些日子,百姓仍在邱坛献祭,因为还没有为耶和华的名建殿。
3 Salomoni e donte Zotin dhe respektonte statutet e Davidit, atit të tij; megjithatë ofronte flijime dhe digjte temjan në vendet e larta.
所罗门爱耶和华,遵行他父亲大卫的律例,只是还在邱坛献祭烧香。
4 Mbreti shkoi në Gabaon për të ofruar flijime, sepse ky ishte vendi i lartë më i rëndësishëm; dhe mbi këtë altar Salomoni ofroi një mijë olokauste.
所罗门王上基遍去献祭;因为在那里有极大的邱坛,他在那坛上献一千牺牲作燔祭。
5 Në Gabaon, Zoti i doli në ëndërr natën Salamonit. Perëndia i tha: “Kërko ç’të duash dhe unë do ta jap”.
在基遍,夜间梦中,耶和华向所罗门显现,对他说:“你愿我赐你什么?你可以求。”
6 Salamoni u përgjigj: “Ti ke treguar një dashamirësi të madhe ndaj shërbëtorit tënd David, atit tim, sepse ai ecte para teje me besnikëri, me drejtësi dhe me zemër të pastër ndaj teje; ti ke vazhduar të shfaqësh ndaj tij këtë dashamirësi të madhe dhe i ke dhënë një bir që të ulet mbi fronin e tij, siç po ndodh sot.
所罗门说:“你仆人—我父亲大卫用诚实、公义、正直的心行在你面前,你就向他大施恩典,又为他存留大恩,赐他一个儿子坐在他的位上,正如今日一样。
7 Tani, o Zot, Perëndia im, ti ke bërë të mbretërojë shërbëtori yt në vend të Davidit, atit tim, por unë jam veçse një fëmijë dhe nuk di si të sillem.
耶和华—我的 神啊,如今你使仆人接续我父亲大卫作王;但我是幼童,不知道应当怎样出入。
8 Përveç kësaj shërbëtori yt është në mes të popullit që ti ke zgjedhur, një popull i madh, tepër i shumtë për t’u numëruar dhe llogaritur.
仆人住在你所拣选的民中,这民多得不可胜数。
9 Jepi, pra, shërbëtorit tënd një zemër të zgjuar, në mënyrë që të administrojë drejtësinë për popullin tënd dhe të dallojë të mirën nga e keqja. Kush në fakt mund të administrojë drejtësinë për popullin tënd kaq të madh?”.
所以求你赐我智慧,可以判断你的民,能辨别是非。不然,谁能判断这众多的民呢?”
10 I pëlqeu Perëndisë që Salomoni bëri këtë kërkesë.
所罗门因为求这事,就蒙主喜悦。
11 Atëherë Perëndia i tha: “Me qenë se kërkove këtë dhe nuk kërkove për vete as jetë të gjatë, as pasuri, as vdekjen e armiqve të tu, por ke kërkuar zgjuarsi për të kuptuar atë që është e drejtë,
神对他说:“你既然求这事,不为自己求寿、求富,也不求灭绝你仇敌的性命,单求智慧可以听讼,
12 ja, unë po bëj atë që ti ke kërkuar: po të jap një zemër të urtë dhe të zgjuar, sa nuk ka pasur asnjëri para teje dhe nuk ka për të dalë askush si ti mbas teje.
我就应允你所求的,赐你聪明智慧,甚至在你以前没有像你的,在你以后也没有像你的。
13 Po të jap edhe atë që nuk ke kërkuar: pasuri dhe lavdi, kështu që midis mbretërve nuk do të ketë asnjë si ti, për të gjitha ditët e jetës sate.
你所没有求的,我也赐给你,就是富足、尊荣,使你在世的日子,列王中没有一个能比你的。
14 Në rast se ti ecën në rrugët e mia duke iu bindur statutet dhe urdhërimet e mia, ashtu si bëri Davidi, ati yt, unë kam për t’i zgjatur ditët e tua”.
你若效法你父亲大卫,遵行我的道,谨守我的律例、诫命,我必使你长寿。”
15 Salomoni u zgjua, dhe ja, ishte në ëndërr. Atëherë ai u kthye në Jeruzalem, u paraqit para arkës së besëlidhjes të Zotit, ofroi olokauste dhe flijime falënderimi, dhe shtroi një banket për të tërë shërbëtorët e tij.
所罗门醒了,不料是个梦。他就回到耶路撒冷,站在耶和华的约柜前,献燔祭和平安祭,又为他众臣仆设摆筵席。
16 Pastaj erdhën te mbreti dy prostituta dhe u paraqitën para tij.
一日,有两个妓女来,站在王面前。
17 Një nga të dy gratë tha: “O imzot, kjo grua dhe unë banojmë në të njëjtën shtëpi; unë linda kur ajo ishte akoma në shtëpi.
一个说:“我主啊,我和这妇人同住一房;她在房中的时候,我生了一个男孩。
18 Tri ditë pasi linda unë, lindi edhe kjo grua; dhe nuk kishte njeri tjetër në shtëpi përveç ne të dyjave.
我生孩子后第三日,这妇人也生了孩子。我们是同住的,除了我们二人之外,房中再没有别人。
19 Djali i kësaj gruaje vdiq natën, sepse ajo kishte rënë në shtrat sipër tij.
夜间,这妇人睡着的时候,压死了她的孩子。
20 Atëherë ajo u ngrit në mes të natës, mori djalin tim nga krahu im, ndërsa shërbëtorja jote po flinte, dhe e vuri mbi gjirin e saj, dhe mbi gjirin tim vendosi djalin e saj të vdekur.
她半夜起来,趁我睡着,从我旁边把我的孩子抱去,放在她怀里,将她的死孩子放在我怀里。
21 Kur në mëngjes u ngrita për t’i dhënë gji djalit tim, pashë që kishte vdekur; por kur e kqyra me kujdes në mëngjes, pashë që nuk ishte djali që kisha lindur”.
天要亮的时候,我起来要给我的孩子吃奶,不料,孩子死了;及至天亮,我细细地察看,不是我所生的孩子。”
22 Atëherë gruaja tjetër tha: “Nuk është e vërtetë; djali im është ai që jeton, dhe yti është ai i vdekur”. Por e para nguli këmbë: “Nuk është e vërtetë; yt bir është ai vdekur dhe imi është ai i gjallë”. Kështu grindeshin përpara mbretit.
那妇人说:“不然,活孩子是我的,死孩子是你的。”这妇人说:“不然,死孩子是你的,活孩子是我的。”她们在王面前如此争论。
23 Atëherë mbreti tha: “Njëra thotë: “Ai i gjallë është djali im dhe ai i vdekur është yti”. Dhe tjetra thotë: “Nuk është e vërtetë; ai i vdekur është djali yt dhe ai i gjallë është imi””.
王说:“这妇人说‘活孩子是我的,死孩子是你的’,那妇人说‘不然,死孩子是你的,活孩子是我的’”,
24 Atëherë mbreti urdhëroi: “Më sillni një shpatë!”. Kështu sollën një shpatë para mbretit.
就吩咐说:“拿刀来!”人就拿刀来。
25 Pastaj mbreti urdhëroi: “Ndajeni fëmijën e gjallë në dy pjesë dhe jepini gjysmën njërës dhe gjysmën tjetrës”.
王说:“将活孩子劈成两半,一半给那妇人,一半给这妇人。”
26 Atëherë gruaja e fëmijës së gjallë, që e donte shumë fëmijën e vet, i tha mbretit: “Imzot, jepjani asaj fëmijën e gjallë, por mos e vrisni”. Tjetra përkundrazi thoshte: “Të mos jetë as imi, as yti; por ndaheni!”.
活孩子的母亲为自己的孩子心里急痛,就说:“求我主将活孩子给那妇人吧,万不可杀他!”那妇人说:“这孩子也不归我,也不归你,把他劈了吧!”
27 Atëherë mbreti u përgjigj duke thënë: “Jepini së parës fëmijën e gjallë dhe mos e vrisni, sepse ajo është nëna e fëmijës”.
王说:“将活孩子给这妇人,万不可杀他;这妇人实在是他的母亲。”
28 Tërë Izraeli e mësoi vendimin që u dha nga mbreti dhe patën frikë nga mbreti sepse shihnin që dituria e Perëndisë ishte tek ai për të ushtruar drejtësinë.
以色列众人听见王这样判断,就都敬畏他;因为见他心里有 神的智慧,能以断案。

< 1 i Mbretërve 3 >