< 1 i Mbretërve 2 >

1 Duke iu afruar Davidit dita e vdekjes, ai urdhëroi të birin Salomon, duke i thënë:
大衛的死期臨近了,就囑咐他兒子所羅門說:
2 “Unë jam duke shkuar atje ku shkojnë tërë banorët e tokës; prandaj tregohu i fortë dhe sillu si burrë!
「我現在要走世人必走的路。所以,你當剛強,作大丈夫,
3 Respekto urdhrat e Zotit, Perëndisë tënd, duke ecur në rrugët e tij, duke zbatuar në praktikë statutet e tij, urdhërimet e tij, dekretet e tij dhe porositë e tij, ashtu siç është shkruar në ligjin e Moisiut, me qëllim që ti t’ia dalësh mbanë në të gjitha gjërat që do të bësh dhe nga çdo anë që të kthehesh,
遵守耶和華-你上帝所吩咐的,照着摩西律法上所寫的行主的道,謹守他的律例、誡命、典章、法度。這樣,你無論做甚麼事,不拘往何處去,盡都亨通。
4 dhe me qëllim që Zoti ta plotësojë premtimin që më ka bërë kur tha: “Në qoftë se bijtë e tu do të kujdesen për të ecur para meje me të vërtetë me gjithë zemër e me gjithë shpirt, nuk do të mungojë kurrë dikush mbi fronin e Izraelit”.
耶和華必成就向我所應許的話說:『你的子孫若謹慎自己的行為,盡心盡意誠誠實實地行在我面前,就不斷人坐以色列的國位。』
5 Edhe ti e di ç’më ka bërë mua Joabi, bir i Tserujahut, dhe ç’u ka bërë dy krerëve të ushtrive të Izraelit, Abnerit, birit të Nerit, dhe Amas, birit të Jetherit, që ai i vrau; në kohë paqeje ka derdhur gjak lufte dhe ka njollosur me gjak lufte brezin që mbante në mes dhe sandalet që mbante në këmbë.
你知道洗魯雅的兒子約押向我所行的,就是殺了以色列的兩個元帥:尼珥的兒子押尼珥和益帖的兒子亞瑪撒。他在太平之時流這二人的血,如在爭戰之時一樣,將這血染了腰間束的帶和腳上穿的鞋。
6 Vepro, pra me urti dhe mos lejo që flokët e tij të bardha të zbresin në paqe në Sheol. (Sheol h7585)
所以你要照你的智慧行,不容他白頭安然下陰間。 (Sheol h7585)
7 Por trego mirësi me bijtë e Galaaditit Barzilai dhe ata të jenë ndër ata që hanë në tryezën tënde, sepse me një mirësi të njëllojtë ata erdhën tek unë kur po ikja me vrap para Absalomit, vëllait tënd.
你當恩待基列人巴西萊的眾子,使他們常與你同席吃飯;因為我躲避你哥哥押沙龍的時候,他們拿食物來迎接我。
8 Ja, pranë teje është edhe Shimei, bir i Beniaminitit Gera, nga Bahurimi. Ai shqiptoi një mallkim të tmerrshëm ditën që shkoja në Mahanaim, por pastaj zbriti të më takojë në Jordan dhe unë iu betova në emër të Zotit: “Nuk do të bëj të vdesësh nga shpata”.
在你這裏有巴戶琳的便雅憫人,基拉的兒子示每;我往瑪哈念去的那日,他用狠毒的言語咒罵我,後來卻下約旦河迎接我,我就指着耶和華向他起誓說:『我必不用刀殺你。』
9 Tani, pra, mos e lër të pandëshkuar, sepse ti je njeri i urtë dhe di atë që duhet të bësh. Bëj që flokët e tij të bardha të zbresin të lyera me gjak në Sheol”. (Sheol h7585)
現在你不要以他為無罪。你是聰明人,必知道怎樣待他,使他白頭見殺,流血下到陰間。」 (Sheol h7585)
10 Kështu Davidin e zuri gjumi me etërit e tij dhe u varros në qytetin e Davidit.
大衛與他列祖同睡,葬在大衛城。
11 Davidi mbretëroi mbi Izrael dyzet vjet, shtatë vjet në Hebron dhe tridhjetë e tre vjet në Jeruzalem.
大衛作以色列王四十年:在希伯崙作王七年,在耶路撒冷作王三十三年。
12 Pastaj Salomoni u ul mbi fronin e Davidit, atit të tij, dhe mbretëria e tij u vendos në mënyrë të qëndrueshme.
所羅門坐他父親大衛的位,他的國甚是堅固。
13 Adonijahu, bir i Hagithit, shkoi te Bath-Sheba, nëna e Salomonit. Kjo i tha: “A vjen me qëllime paqësore?”. Ai u përgjigj: “Po, paqësore”.
哈及的兒子亞多尼雅去見所羅門的母親拔示巴,拔示巴問他說:「你來是為平安嗎?」回答說:「是為平安」;
14 Pastaj shtoi: “Kam diçka për të të thënë”. Ajo u përgjigj: “Thuaje, pra”.
又說:「我有話對你說。」拔示巴說:「你說吧。」
15 Kështu ai tha: “Ti e di që mbretëria më takonte mua dhe që tërë Izraeli priste që unë të mbretëroja. Por mbretëria m’u hoq dhe kaloi në duart e vëllait tim, sepse atij ia dha Zoti.
亞多尼雅說:「你知道國原是歸我的,以色列眾人也都仰望我作王,不料,國反歸了我兄弟,因他得國是出乎耶和華。
16 Tani do të të bëj një kërkesë, mos ma hidh poshtë”. Ajo u përgjigj: “Thuaje, pra”.
現在我有一件事求你,望你不要推辭。」拔示巴說:「你說吧。」
17 Atëherë ai tha: “Të lutem, thuaji mbretit Salomon, i cili nuk të refuzon asgjë, që të më japë për grua Shunamiten Abishaga”.
他說:「求你請所羅門王將書念的女子亞比煞賜我為妻,因他必不推辭你。」
18 Bath-Sheba iu përgjigj: “Mirë! Do t’i flas mbretit në favorin tënd”.
拔示巴說:「好,我必為你對王提說。」
19 Bath-Sheba shkoi, pra, te mbreti Salomon për t’i folur në favor të Adonijahut. Mbreti u ngrit për t’i dalë përpara, u përul përpara saj, pastaj u ul në fronin e tij dhe urdhëroi që të vinin një fron tjetër për nënën e mbretit, dhe ajo u ul në të djathtë të tij.
於是,拔示巴去見所羅門王,要為亞多尼雅提說;王起來迎接,向她下拜,就坐在位上,吩咐人為王母設一座位,她便坐在王的右邊。
20 Ajo tha: “Kam një kërkesë të vogël, mos ma refuzo”. Mbreti iu përgjigj: “Bëje, pra, kërkesën tënde, o nëna ime; unë nuk do ta refuzoj”.
拔示巴說:「我有一件小事求你,望你不要推辭。」王說:「請母親說,我必不推辭。」
21 Atëherë ajo i tha: “Shunamitja Abishag t’i jepet si grua vëllait tënd Adonijah”.
拔示巴說:「求你將書念的女子亞比煞賜給你哥哥亞多尼雅為妻。」
22 Mbreti Salomon iu përgjigj nënës së tij, duke i thënë: “Pse kërkon Shunamiten Abishag për Adonijahun? Kërko për të edhe mbretërinë, sepse ai është vëllai im madhor; kërkoje për të, për priftin Abiathar dhe për Joabin, birin e Tserujahut!”.
所羅門王對他母親說:「為何單替他求書念的女子亞比煞呢?也可以為他求國吧!他是我的哥哥,他有祭司亞比亞他和洗魯雅的兒子約押為輔佐。」
23 Atëherë mbreti Salomon u betua në emër të Zotit, duke thënë: “Perëndia ma bëftë këtë edhe më keq në rast se Adonijahu nuk e ka thënë këtë fjalë duke vënë në rrezik jetën e tij!
所羅門王就指着耶和華起誓說:「亞多尼雅這話是自己送命,不然,願上帝重重地降罰與我。
24 Prandaj, tani, ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, i cili më ka caktuar, ka vendosur të ulem në fronin e atit tim David dhe më ka themeluar një shtëpi ashtu siç kishte premtuar, sot Adonijahu do të ekzekutohet!”.
耶和華堅立我,使我坐在父親大衛的位上,照着所應許的話為我建立家室;現在我指着永生的耶和華起誓,亞多尼雅今日必被治死。」
25 Kështu mbreti Salomon dërgoi Benajahun, birin e Jehojadit, që u hodh mbi Adonijahun dhe ky vdiq.
於是所羅門王差遣耶何耶大的兒子比拿雅,將亞多尼雅殺死。
26 Pastaj mbreti i tha priftit Abiathar: “Shko në Anathoth në arat e tua, sepse ti meriton vdekjen; por unë nuk do të të bëj që të vdesësh sot, sepse ke i çuar arkën e Perëndisë, Zotit, përpara atit
王對祭司亞比亞他說:「你回亞拿突歸自己的田地去吧!你本是該死的,但因你在我父親大衛面前抬過主耶和華的約櫃,又與我父親同受一切苦難,所以我今日不將你殺死。」
27 Kështu Salomoni largoi Abiatharin nga funksioni i priftit të Zotit me qëllim që të shkonte në vend fjala që Zoti kishte shqiptuar lidhur me shtëpinë e Elit në Shiloh.
所羅門就革除亞比亞他,不許他作耶和華的祭司。這樣,便應驗耶和華在示羅論以利家所說的話。
28 Ndërkaq lajmi i kishte vajtur Joabit, sepse Joabi kishte ndjekur Adonijahun por nuk kishte ndjekur Absalomin. Prandaj ai u strehua në tabernakullin e Zotit dhe u kap pas brirëve të altarit.
約押雖然沒有歸從押沙龍,卻歸從了亞多尼雅。他聽見這風聲,就逃到耶和華的帳幕,抓住祭壇的角。
29 Pastaj i thanë mbretit Salomon: “Joabi është strehuar në tabernakullin e Zotit dhe ndodhet pranë altarit”. Atëherë Salomoni dërgoi Benajahun, birin e Jehojadit, duke i thënë: “Shko, godite!”.
有人告訴所羅門王說:「約押逃到耶和華的帳幕,現今在祭壇的旁邊。」所羅門就差遣耶何耶大的兒子比拿雅,說:「你去將他殺死。」
30 Kështu Benajahu hyri në tabernakullin e Zotit dhe i tha Joabit: “Dil jashtë!”. Ai u përgjigj: “Jo, dua të vdes këtu!”. Benajahu ia njoftoi ngjarjen mbretit, duke thënë: “Kështu foli Joabi dhe kështu m’u përgjigj”.
比拿雅來到耶和華的帳幕,對約押說:「王吩咐說,你出來吧!」他說:「我不出去,我要死在這裏。」比拿雅就去回覆王,說約押如此如此回答我。
31 Atëherë mbreti tha: “Bëj ashtu si të ka thënë ai: godite dhe varrose; kështu do të largosh prej meje dhe prej shtëpisë së atit tim gjakun që Joabi derdhi pa shkak.
王說:「你可以照着他的話行,殺死他,將他葬埋,好叫約押流無辜人血的罪不歸我和我的父家了。
32 Kështu Zoti do të hedhë mbi kokën e tij gjakun që ka derdhur, duke goditur dy njerëzit më të mirë dhe më të drejtë se ai dhe që i vrau me shpatë, pa dijeninë e atit tim David; është fjala për Abnerin, birin e Nerit, komandant i ushtrisë së Izraelit, dhe për Amasan, birin e Jetherit, komandant i ushtrisë së Judës.
耶和華必使約押流人血的罪歸到他自己的頭上;因為他用刀殺了兩個比他又義又好的人,就是以色列元帥尼珥的兒子押尼珥和猶大元帥益帖的兒子亞瑪撒,我父親大衛卻不知道。
33 Gjaku i tyre do të bjerë mbi kokën e Joabit dhe mbi kokën e pasardhësve të tij përjetë, por do të ketë paqe për gjithmonë nga ana e Zotit për Davidin, për pasardhësit e tij, për shtëpinë e tij dhe për fronin e tij”.
故此,流這二人血的罪必歸到約押和他後裔的頭上,直到永遠;惟有大衛和他的後裔,並他的家與國,必從耶和華那裏得平安,直到永遠。」
34 Atëherë Benajahu, bir i Jehojadit, shkoi, e goditi dhe e vrau: dhe Joabi u varros në shtëpinë e tij, në shkretëtirë.
於是耶何耶大的兒子比拿雅上去,將約押殺死,葬在曠野約押自己的墳墓裏。
35 Në vend të tij mbreti caktoi si komandant të ushtrisë Benajahun, birin e Jehojadit, dhe vuri priftin Tsadok në vend të Abiatharit.
王就立耶何耶大的兒子比拿雅作元帥,代替約押,又使祭司撒督代替亞比亞他。
36 Pastaj mbreti dërgoi të thërrasin Shimein dhe i tha: “Ndërto një shtëpi në Jeruzalem dhe atje do të banosh, nuk do të dalësh më për të shkuar andej e këtej.
王差遣人將示每召來,對他說:「你要在耶路撒冷建造房屋居住,不可出來往別處去。
37 Ditën që ke për të dalë dhe ke për të kaluar përruan Kidron, dije me siguri që ke për të vdekur; gjaku yt do të bjerë mbi kokën tënde”.
你當確實地知道,你何日出來過汲淪溪,何日必死!你的罪必歸到自己的頭上。」
38 Shimei iu përgjigj kështu mbretit: “Mirë; shërbëtori yt do të bëjë ashtu si ka thënë mbreti, zotëria ime. Kështu Shimei qëndroi në Jeruzalem për një kohë të gjatë.
示每對王說:「這話甚好!我主我王怎樣說,僕人必怎樣行。」於是示每多日住在耶路撒冷。
39 Por pas tre vjetëve ndodhi që dy shërbëtorë të Shimeit ikën pranë Akishit, birit të Makaahut, mbretit të Gathit. Këtë gjë ia njoftuan Shimeit dhe i thanë: “Ja, shërbëtorët e tu janë në Gath”.
過了三年,示每的兩個僕人逃到迦特王瑪迦的兒子亞吉那裏去。有人告訴示每說:「你的僕人在迦特。」
40 Atëherë Shimei u ngrit, shaloi gomarin e tij dhe shkoi në Gath për të kërkuar shërbëtorët e tij; Shimei shkoi atje dhe i ktheu shërbëtorët e tij nga Gathi.
示每起來,備上驢,往迦特到亞吉那裏去找他的僕人,就從迦特帶他僕人回來。
41 Salamonit i thanë që Shimei kishte vajtur nga Jeruzalemi në Gath dhe se qe kthyer.
有人告訴所羅門說:「示每出耶路撒冷往迦特去,回來了。」
42 Atëherë mbreti dërgoi e thirri Shimein dhe i tha: “A nuk të vura të betoheshe në emër të Zotit dhe të kisha paralajmëruar solemnisht, duke të thënë: “Dije me siguri që ditën që do të dalësh andej këtej, ke për të vdekur”. Dhe ti m’u përgjigje: “Fjala që dëgjova më shkon mbarë”.
王就差遣人將示每召了來,對他說:「我豈不是叫你指着耶和華起誓,並且警戒你說『你當確實地知道,你哪日出來往別處去,那日必死』嗎?你也對我說:『這話甚好,我必聽從。』
43 Pse, pra, nuk e respektove betimin që i bëre Zotit dhe urdhrin që të kishte dhënë?”.
現在你為何不遵守你指着耶和華起的誓和我所吩咐你的命令呢?」
44 Mbreti i tha gjithashtu Shimeit: “Ti e di gjithë të keqen që i ke bërë Davidit, atit tim, dhe zemra jote është e ndërgjegjshme për këtë, prandaj Zoti do të bëjë që të bjerë mbi kokën tënde ligësia jote,
王又對示每說:「你向我父親大衛所行的一切惡事,你自己心裏也知道,所以耶和華必使你的罪惡歸到自己的頭上;
45 por mbreti Salomon ka për të qënë i bekuar dhe froni i Davidit do të jetë i qëndrueshëm përpara Zotit përjetë”.
惟有所羅門王必得福,並且大衛的國位必在耶和華面前堅定,直到永遠。」
46 Pastraj mbreti i dha urdhër Benajahut, birit të Jehojadit, që doli e goditi Shimen dhe ky vdiq. Kështu mbeti e patundur mbretëria në duart e Salomonit.
於是王吩咐耶何耶大的兒子比拿雅,他就去殺死示每。這樣,便堅定了所羅門的國位。

< 1 i Mbretërve 2 >