< 1 i Mbretërve 17 >

1 Elia, Tishbiti, një nga banorët e Galaadit i tha Ashabit: “Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, Perëndia i Izraelit, në prani të të cilit unë ndodhem, nuk do të ketë as vesë as shi gjatë këtyre viteve, veçse me fjalën time”.
基列寄居的提斯比人以利亞對亞哈說:「我指着所事奉永生耶和華-以色列的上帝起誓,這幾年我若不禱告,必不降露,不下雨。」
2 Pastaj fjala e Zotit iu drejtua atij, duke thënë:
耶和華的話臨到以利亞說:
3 “Largohu që këtej, ktheu nga lindja dhe fshihu pranë përroit Kerith, që ndodhet në lindje të Jordanit.
「你離開這裏往東去,藏在約旦河東邊的基立溪旁。
4 Do të pish ujë në përrua dhe unë i kam urdhëruar korbat që të të japin të hash atje”.
你要喝那溪裏的水,我已吩咐烏鴉在那裏供養你。」
5 Kështu ai u nis dhe veproi sipas fjalës të Zotit; shkoi dhe u vendos pranë përroit Kerith, që ndodhet në lindje të Jordanit.
於是以利亞照着耶和華的話,去住在約旦河東的基立溪旁。
6 Korbat i sillnin bukë e mish në mëngjes dhe bukë e mish në mbrëmje, dhe pinte ujë në përrua.
烏鴉早晚給他叼餅和肉來,他也喝那溪裏的水。
7 Mbas një farë kohe përroi shteroi, sepse nuk binte shi mbi vendin.
過了些日子,溪水就乾了,因為雨沒有下在地上。
8 Atëherë Zoti i foli, duke thënë:
耶和華的話臨到他說:
9 “Çohu dhe shko të vendosësh në Sarepta të Sidonëve, sepse atje kam urdhëruar një grua të ve të të sigurojë ushqimin”.
「你起身往西頓的撒勒法去,住在那裏;我已吩咐那裏的一個寡婦供養你。」
10 Ai u ngrit, pra, dhe shkoi në Sarepta; sapo arriti në portën e qytetit, ai pa një të ve që mblidhte dru. Ai e thirri dhe i tha: “Shko dhe më merr pak ujë në një enë që të mund të pi”.
以利亞就起身往撒勒法去。到了城門,見有一個寡婦在那裏撿柴,以利亞呼叫她說:「求你用器皿取點水來給我喝。」
11 Ndërsa ajo po shkonte për të marrë ujin, ai e thirri dhe i tha: “Më sill edhe një copë bukë”.
她去取水的時候,以利亞又呼叫她說:「也求你拿點餅來給我!」
12 Ajo u përgjigj: “Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, Perëndia yt, bukë nuk kam, por kam vetëm një dorë miell në një enë dhe pak vaj në një qyp; dhe tani po mbledh dy copa dru për t’i përgatitur për vete dhe për djalin tim; do t’i hamë dhe pastaj kemi për të vdekur”.
她說:「我指着永生耶和華-你的上帝起誓,我沒有餅,罈內只有一把麵,瓶裏只有一點油;我現在找兩根柴,回家要為我和我兒子做餅;我們吃了,死就死吧!」
13 Elia i tha: “Mos ki frikë; shko dhe bëj si the; por më parë bëj një kulaç të vogël për mua dhe sillma; pastaj ta bësh për vete dhe për djalin tënd.
以利亞對她說:「不要懼怕!可以照你所說的去做吧!只要先為我做一個小餅拿來給我,然後為你和你的兒子做餅。
14 Sepse kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: “Ena e miellit nuk do të mbarojë dhe qypi i vajit nuk do të pakësohet deri ditën, që Zoti të dërgojë shiun mbi tokë””.
因為耶和華-以色列的上帝如此說:罈內的麵必不減少,瓶裏的油必不缺短,直到耶和華使雨降在地上的日子。」
15 Kështu ajo shkoi dhe veproi sipas fjalës së Elias; dhe kështu hëngrën ajo, Elia dhe gjithë familja e saj për një kohë të gjatë.
婦人就照以利亞的話去行。她和她家中的人,並以利亞,吃了許多日子。
16 Ena e miellit nuk mbaroi dhe qypi i vajit nuk u pakësua, sipas fjalës që Zoti kishte shqiptuar me anë të Elias.
罈內的麵果不減少,瓶裏的油也不缺短,正如耶和華藉以利亞所說的話。
17 Mbas këtyre ngjarjeve, biri i gruas, që ishte e zonja e shtëpisë, u sëmur; sëmundja e tij qe aq e rëndë, sa nuk i mbeti më frymë jete.
這事以後,作那家主母的婦人,她兒子病了;病得甚重,以致身無氣息。
18 Atëherë ajo i tha Elias: “Çfarë lidhje kam me ty, o njeri i Perëndisë? Ndofta ke ardhur tek unë për të më kujtuar mëkatin që kam bërë dhe për të vrarë djalin tim?”.
婦人對以利亞說:「神人哪,我與你何干?你竟到我這裏來,使上帝想念我的罪,以致我的兒子死呢?」
19 Ai iu përgjigj: “Më jep djalin tënd”. Kështu ia mori nga gjiri i saj, e çoi në dhomën lart dhe e shtriu në shtratin e tij.
以利亞對她說:「把你兒子交給我。」以利亞就從婦人懷中將孩子接過來,抱到他所住的樓中,放在自己的床上,
20 Pastaj i kërkoi ndihmë Zotit dhe tha: “O Zot, Perëndia im, mos ke goditur me fatkeqësi edhe këtë grua të ve, që më strehon, duke bërë t’i vdesë i biri?”.
就求告耶和華說:「耶和華-我的上帝啊,我寄居在這寡婦的家裏,你就降禍與她,使她的兒子死了嗎?」
21 U shtri pastaj tri herë mbi fëmijën dhe kërkoi ndihmën e Zotit, duke thënë: “O Zot, Perëndia im, të lutem bëj që t’i kthehet shpirti kësaj fëmije”.
以利亞三次伏在孩子的身上,求告耶和華說:「耶和華-我的上帝啊,求你使這孩子的靈魂仍入他的身體!」
22 Zoti e plotësoi dëshirën e shprehur në zërin e Elias; shpirti i fëmijës u kthye tek ai dhe ai mori jetë përsëri.
耶和華應允以利亞的話,孩子的靈魂仍入他的身體,他就活了。
23 Atëherë Elia mori fëmijën, e zbriti nga dhoma e sipërme e shtëpisë dhe ia dha nënës së tij, duke i thënë: “Shiko, fëmija jote është gjallë!”.
以利亞將孩子從樓上抱下來,進屋子交給他母親,說:「看哪,你的兒子活了!」
24 Atëherë gruaja i tha Elias: “Tani pranoj që ti je një njeri i Perëndisë dhe që fjala e Zotit në gojën tënde është e vërtetë”.
婦人對以利亞說:「現在我知道你是神人,耶和華藉你口所說的話是真的。」

< 1 i Mbretërve 17 >