< 1 i Mbretërve 10 >

1 Kur mbretëresha e Shebës dëgjoi të flitet për diturinë e Salomonit për shkak të emrit të Zotit, erdhi ta vërë në provë me anë pyetjesh të vështira.
示巴女王听见所罗门因耶和华之名所得的名声,就来要用难解的话试问所罗门。
2 Ajo arriti në Jeruzalem me një suitë shumë të madhe, me deve të ngarkuara me aroma dhe me një sasi të madhe ari dhe gurësh të çmuara; pastaj shkoi te Salomoni dhe i foli atij për të gjitha gjërat që kishte në zemër.
跟随她到耶路撒冷的人甚多,又有骆驼驮着香料、宝石,和许多金子。她来见了所罗门王,就把心里所有的对所罗门都说出来。
3 Salomoni iu përgjigj të gjitha pyetjeve të saj, dhe nuk pati asgjë që të ishte e fshehtë për mbretin dhe që ky të mos ishte në gjendje ta shpjegonte.
所罗门王将她所问的都答上了,没有一句不明白、不能答的。
4 Kur mbretëresha e Shebës pa gjithë diturinë e Salomonit, shtëpinë që ai kishte ndërtuar,
示巴女王见所罗门大有智慧,和他所建造的宫室,
5 gjellët e tryezës së tij, banesat e shërbëtorëve të tij, shërbimin e kamarierëve të tij dhe rrobat e tyre, kupëmbajtësit e tij dhe olokaustet që ai ofronte në shtëpinë e Zotit, ajo mbeti pa fjalë.
席上的珍馐美味,群臣分列而坐,仆人两旁侍立,以及他们的衣服装饰和酒政的衣服装饰,又见他上耶和华殿的台阶,就诧异得神不守舍;
6 Pastaj i tha mbretit: “Ishte e vërtetë, pra, ajo që kisha dëgjuar në vendin tim për fjalët e tua dhe diturinë tënde.
对王说:“我在本国里所听见论到你的事和你的智慧实在是真的!
7 Por nuk u besova këtyre gjërave deri sa nuk erdha vetë dhe nuk i pashë me sytë e mi; e mirë, pra, as gjysmën e tyre nuk më kishin thënë. Dituria dhe begatia jote tejkalojnë famën për të cilën me kishin folur.
我先不信那些话,及至我来亲眼见了才知道人所告诉我的还不到一半。你的智慧和你的福分越过我所听见的风声。
8 Lum njerëzit e tu, lum shërbëtorët e tu që rrinë gjithnjë përpara teje dhe dëgjojnë diturinë tënde!
你的臣子、你的仆人常侍立在你面前听你智慧的话是有福的!
9 Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia yt, që pati mirësinë të të vërë mbi fronin e Izraelit! Për shkak të dashurisë së tij të përjetshme për Izraelin, Zoti të ka vënë mbret për të ushtruar arsyen dhe drejtësinë”.
耶和华—你的 神是应当称颂的!他喜悦你,使你坐以色列的国位;因为他永远爱以色列,所以立你作王,使你秉公行义。”
10 Pastaj ajo i fali mbretit njëqind e njëzet talente ari dhe një sasi të madhe aromash dhe gurësh të çmuar. Nuk u çuan më aq aroma sa i dha mbretëresha Sheba mbretit Salomon.
于是,示巴女王将一百二十他连得金子和宝石,与极多的香料,送给所罗门王。她送给王的香料,以后奉来的不再有这样多。
11 (Flota e Hiramit që transporon flori nga Ofiri, solli që andej një sasi të madhe dru santali dhe gurësh të çmuar;
希兰的船只从俄斐运了金子来,又从俄斐运了许多檀香木和宝石来。
12 me durin e santalit mbreti bëri mbështetëse për shtëpinë e Perëndisë dhe për pallatin mbretëror si edhe qeste dhe harpa për këngëtarët. Dru santali nuk sollën më dhe nuk është parë më deri më sot).
王用檀香木为耶和华殿和王宫做栏杆,又为歌唱的人做琴瑟。以后再没有这样的檀香木进国来,也没有人看见过,直到如今。
13 Mbreti Salomon i dha mbretëreshës Sheba të gjitha gjërat që ajo i kërkoi; përveç këtyre, Salomoni i dhe asaj shumë gjëra me bujarinë e tij të madhe mbretërore. Pastaj ajo mori përsëri rrugën dhe u kthye në vendin e saj bashkë me shërbëtorët e vet.
示巴女王一切所要所求的,所罗门王都送给她,另外照自己的厚意馈送她。于是女王和她臣仆转回本国去了。
14 Pesha e arit që Salomoni merrte çdo vit ishte gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë talent ari,
所罗门每年所得的金子共有六百六十六他连得。
15 përveç atij që vinte nga tregtarët, nga lëvizja e mallrave, nga gjithë mbretërit e Arabisë dhe nga qeveritarët e vendit.
另外还有商人和杂族的诸王,与国中的省长所进的金子。
16 Mbreti Salomon dha urdhër të përgatiteshin dyqind mburoja të mëdha me flori të rrahur, duke përdorur për secilin prej tyre gjashtëqind sikla ari,
所罗门王用锤出来的金子打成挡牌二百面,每面用金子六百舍客勒;
17 dhe treqind mburoja prej ari të rrahur, duke përdorur për secilën prej tyre tri mina ari; mbreti i vendosi në pallatin e “Pyllit të Libanit”.
又用锤出来的金子打成盾牌三百面,每面用金子三弥那,都放在黎巴嫩林宫里。
18 Gjithashtu mbreti bëri një fron të madh prej fildishi të veshur me ar të kulluar.
王用象牙制造一个宝座,用精金包裹。
19 Froni kishte shtatë shkallëza dhe maja e tij ishte e rrumbullakët në pjesën e prapme; kishte dy krahë në anët e karriges dhe pranë dy krahëve rrinin dy luanë.
宝座有六层台阶,座的后背是圆的,两旁有扶手,靠近扶手有两个狮子站立。
20 Dymbëdhjetë luanë qëndronin në të dy skajet e gjashtë shkallareve. Asnjë gjë e tillë nuk ishte bërë në ndonjë mbretëri.
六层台阶上有十二个狮子站立,每层有两个:左边一个,右边一个;在列国中没有这样做的。
21 Të gjitha kupat e pijeve të mbretit Salomon ishin prej ari, dhe të gjitha kupat e pallatit “Pylli i Libanit” ishin prej ari të kulluar. Asnjëra nuk ishte prej argjendi, sepse në kohën e Salomonit argjendi nuk vlente asgjë.
所罗门王一切的饮器都是金子的。黎巴嫩林宫里的一切器皿都是精金的。所罗门年间,银子算不了什么。
22 Në fakt mbreti kishte në det Flotën e Tarshishit bashkë me flotën e Hiramit; çdo tre vjet flota e Tarshishit sillte ar, argjend, fildish, majmunë dhe pallonj.
因为王有他施船只与希兰的船只一同航海,三年一次,装载金银、象牙、猿猴、孔雀回来。
23 Kështu mbreti Salomon ua kaloi në pasuri dhe dituri tërë mbretërve të tokës.
所罗门王的财宝与智慧胜过天下的列王。
24 Dhe tëtë bota kërkonte praninë e Salomonit për të dëgjuar diturinë që Perëndia kishte vënë në zemrën e tij.
普天下的王都求见所罗门,要听 神赐给他智慧的话。
25 Dhe secili sillte dhuratën e tij: enë argjendi, enë ari, veshje, armë, aroma, kuaj dhe mushka, një farë sasie çdo vit.
他们各带贡物,就是金器、银器、衣服、军械、香料、骡马,每年有一定之例。
26 Salomoni grumbulloi qerre dhe kalorës; ai pati një mijë e katërqind qerre dhe dymbëdhjetë mijë kalorës, që i ndau nëpër qytetet sipas qerreve dhe në Jeruzalem afër tij.
所罗门聚集战车马兵,有战车一千四百辆,马兵一万二千名,安置在屯车的城邑和耶路撒冷,就是王那里。
27 Përveç kësaj mbreti në Jeruzalem e bëri argjendin të rëndonte si gurët dhe i bëri kedrat të shumtë si fiku egjiptian i fushës.
王在耶路撒冷使银子多如石头,香柏木多如高原的桑树。
28 Kuajt e Salomonit importoheshin nga Egjipti dhe nga Kue; tregtarët e mbretit shkonin e i merrnin në Kue me një çmim të caktuar.
所罗门的马是从埃及带来的,是王的商人一群一群按着定价买来的。
29 Një qerre importohej nga Egjipti për gjashtëqind sikla argjendi dhe një kalë njëqind e pesëdhjetë. Kështu, me anë të këtyre tregtarëve, ua eksportonin gjithë mbretërve të Hitejve dhe mbretërve të Sirisë.
从埃及买来的车,每辆价银六百舍客勒,马每匹一百五十舍客勒。赫人诸王和亚兰诸王所买的车马,也是按这价值经他们手买来的。

< 1 i Mbretërve 10 >