< 1 i Kronikave 21 >

1 Por Satanai u ngrit kundër Izraelit dhe e nxiti Davidin të bënte regjistrimin e popullit të Izraelit.
撒但起来攻击以色列人,激动大卫数点他们。
2 Kështu Davidi i tha Joabit dhe krerëve të popullit: “Shkoni dhe bëni regjistrimin e Izraelitëve nga Beer-Sheba deri në Dan; pastaj më paraqitni raportin që unë të dij numrin e tyre”.
大卫就吩咐约押和民中的首领说:“你们去数点以色列人,从别是巴直到但,回来告诉我,我好知道他们的数目。”
3 Joabi u përgjigj: “Zoti e shumëzoftë popullin e tij njëqind herë aq. Por, o mbret, o imzot, a nuk janë vallë të gjithë shërbëtorë të zortërisë sime? Pse zoti im kërkon një gjë të tillë? Pse e bën fajtor Izraelin?”.
约押说:“愿耶和华使他的百姓比现在加增百倍。我主我王啊,他们不都是你的仆人吗?我主为何吩咐行这事,为何使以色列人陷在罪里呢?”
4 Por kërkesa e mbretit mbizotëroi mbi atë të Joabit. Prandaj Joabi u nis, e përshkoi tërë Izraelin dhe u kthye pastaj në Jeruzalem.
但王的命令胜过约押。约押就出去,走遍以色列地,回到耶路撒冷,
5 Joabi i dërgoi Davidit shifrat e regjistrimit të popullsisë; në të gjithë Izraelin kishte një milion e njëqind mijë njerëz të aftë për të përdorur shpatën dhe në Judë katërqind e shtatëdhjetë mijë njerëz të aftë për të përdorur shpatën.
将百姓的总数奏告大卫:以色列人拿刀的有一百一十万;犹大人拿刀的有四十七万。
6 Por në regjistrimin e këtyre Joabi nuk përfshiu Levin dhe Beniaminin, sepse për të kërkesa e mbretit ishte e neveritshme.
惟有利未人和便雅悯人没有数在其中,因为约押厌恶王的这命令。
7 Kjo gjë nuk i pëlqeu Perëndisë, prandaj e goditi Izraelin.
神不喜悦这数点百姓的事,便降灾给以色列人。
8 Kështu Davidi i tha Perëndisë: “Kam bërë një mëkat shumë të madh duke bërë këtë gjë; por tani, të lutem, hiqja paudhësinë shërbëtorit tënd, sepse unë kam vepruar shumë pa mend”.
大卫祷告 神说:“我行这事大有罪了!现在求你除掉仆人的罪孽,因我所行的甚是愚昧。”
9 Atëherë Zoti i foli Gadit, shikuesit të Davidit, duke i thënë:
耶和华吩咐大卫的先见迦得说:
10 “Shko e i thuaj Davidit: “Kështu thotë Zoti: Unë të propozoj tri gjëra: zgjidh njerën nga këto dhe unë do ta kryej për ty””.
“你去告诉大卫说,耶和华如此说:我有三样灾,随你选择一样,我好降与你。”
11 Gadi shkoi te Davidi dhe i tha: “Kështu thotë Zoti: Zgjidh
于是,迦得来见大卫,对他说:“耶和华如此说:‘你可以随意选择:
12 ose tre vjet zi buke, ose tre muaj shkatërrimesh përpara kundërshtarëve të tu, gjatë të cilave shpata e armiqve të tu do të të zërë, ose tri ditë shpate të Zotit, me fjalë të tjera murtaja në vend, gjatë të cilave engjëlli i Zotit do të të sjellë shkatërrim në të gjithë territorin e Izraelit. Tani më bëj të ditur përgjigjen që duhet t’i jap atij që më ka dërguar”.
或三年的饥荒;或败在你敌人面前,被敌人的刀追杀三个月;或在你国中有耶和华的刀,就是三日的瘟疫,耶和华的使者在以色列的四境施行毁灭。’现在你要想一想,我好回复那差我来的。”
13 Davidi i tha Gadit: “Unë jam në një ankth të madh! Oh, më mirë unë të bija në duart e Zotit sepse është shumë i mëshirshëm, por të mos bija në duart e njerëzve!”.
大卫对迦得说:“我甚为难。我愿落在耶和华的手里,因为他有丰盛的怜悯;我不愿落在人的手里。”
14 Kështu Zoti dërgoi murtajën në Izrael dhe vdiqën shtatëdhjetë mijë Izraelitë.
于是,耶和华降瘟疫与以色列人,以色列人就死了七万。
15 Perëndia dërgoi gjithashtu një engjëll në Jeruzalem për ta shkatërruar; por kur po përgatitej të fillonte shkatërrimin, Zoti ktheu shikimin, u pendua për fatkeqësinë e caktuar dhe i tha engjëllit që shkatërronte: “Tani mjaft! Mbaje dorën!”. Engjëlli i Zotit qëndronte më këmbë pranë lëmit të Ornanit, Jebuseut.
神差遣使者去灭耶路撒冷,刚要灭的时候,耶和华看见后悔,就不降这灾了,吩咐灭城的天使说:“够了,住手吧!”那时,耶和华的使者站在耶布斯人阿珥楠的禾场那里。
16 Davidi me sytë e ngritur, pa engjëllin e Zotit që rrinte midis tokës dhe qiellit me në dorë një shpatë të zhveshur dhe të drejtuar mbi Jeruzalem. Atëherë Davidi dhe pleqtë, të veshur me thasë, ranë përmbys me fytyrë për tokë.
大卫举目,看见耶和华的使者站在天地间,手里有拔出来的刀,伸在耶路撒冷以上。大卫和长老都身穿麻衣,面伏于地。
17 Davidi i tha Perëndisë: “A nuk kam qenë unë, vallë, ai që urdhëroi regjistrimin e popullsisë? Kam qenë unë që kam mëkatuar dhe që kam bërë të keqen; por këta, kopeja, çfarë kanë bërë? Të lutem, o Zot, Perëndia im, drejtoje dorën tënde kundër meje dhe kundër shtëpisë së atit tim, por mos e godit popullin tënd me këtë fatkeqësi”.
大卫祷告 神说:“吩咐数点百姓的不是我吗?我犯了罪,行了恶,但这群羊做了什么呢?愿耶和华—我 神的手攻击我和我的父家,不要攻击你的民,降瘟疫与他们。”
18 Atëherë engjëlli i Zotit urdhëroi Gadin t’i thotë Davidit që ky të dalë dhe t’i ngrejë një altar Zotit në lëmin e Ornanit, Jebuseut.
耶和华的使者吩咐迦得去告诉大卫,叫他上去,在耶布斯人阿珥楠的禾场上为耶和华筑一座坛;
19 Kështu Davidi doli sipas fjalës që Gadi kishte shqiptuar në emër të Zotit.
大卫就照着迦得奉耶和华名所说的话上去了。
20 Ornani u kthye dhe pa engjëllin; prandaj të katër bijtë e tij që ishin me të u fshehën, por Ornani vazhdoi të shijë grurin.
那时阿珥楠正打麦子,回头看见天使,就和他四个儿子都藏起来了。
21 Kur Davidi arriti pranë Ornanit, ky e shikoi dhe e njohu Davidin; doli pastaj nga lëmi dhe ra përmbys para Davidit me fytyrë për tokë.
大卫到了阿珥楠那里,阿珥楠看见大卫,就从禾场上出去,脸伏于地,向他下拜。
22 Atëherë Davidi i tha Ornanit: “Më jep sipërfaqen e lëmit; që të ndërtojë një altar për Zotin; ma jep për gjithë vlerën e saj, me qëllim që fatkeqësia të mos godasë më popullin”.
大卫对阿珥楠说:“你将这禾场与相连之地卖给我,我必给你足价,我好在其上为耶和华筑一座坛,使民间的瘟疫止住。”
23 Ornani i tha Davidit: “Merre; dhe mbreti, zoti im, të bëjë atë që i duket më e mirë; ja, unë po të jap edhe qetë e olokaustit, veglat e shirjes për dru dhe grurin për blatimin e ushqimit; po t’i jap të gjitha”.
阿珥楠对大卫说:“你可以用这禾场,愿我主我王照你所喜悦的去行。我也将牛给你作燔祭,把打粮的器具当柴烧,拿麦子作素祭。这些我都送给你。”
24 Por mbreti David i tha Ornanit: “Jo! Unë dua ta ble për vlerën e saj të plotë, sepse nuk ka për të marrë për Zotin atë që është prona jote dhe nuk kam për të ofruar një olokaust që nuk më kushton asgjë”.
大卫王对阿珥楠说:“不然!我必要用足价向你买。我不用你的物献给耶和华,也不用白得之物献为燔祭。”
25 Kështu Davidi i dha Ornanit si çmim të tokës peshën e gjashtëqind siklave ari.
于是大卫为那块地平了六百舍客勒金子给阿珥楠。
26 Pastaj Davidi ndërtoi aty një altar për Zotin, ofroi olokauste dhe flijime falenderimi dhe kërkoi ndihmën e Zotit, që iu përgjigj me zjarrin që zbriti nga qielli mbi altarin e olokaustit.
大卫在那里为耶和华筑了一座坛,献燔祭和平安祭,求告耶和华。耶和华就应允他,使火从天降在燔祭坛上。
27 Atëherë Zoti urdhëroi engjëllin ta fusë përsëri shpatën e tij në myll.
耶和华吩咐使者,他就收刀入鞘。
28 Në atë kohë Davidi, duke parë që Zoti ia kishte plotësuar dëshirën në lëmin e Ornanit, Jebuseut, ofroi aty flijime.
那时,大卫见耶和华在耶布斯人阿珥楠的禾场上应允了他,就在那里献祭。
29 Në fakt tabernakulli i Zotit që Moisiu kishte ndërtuar në shkretëtirë dhe altari i olokausteve ndodheshin atëherë në vendin e lartë të Gabaonit.
摩西在旷野所造之耶和华的帐幕和燔祭坛都在基遍的高处;
30 Por Davidi nuk mund të shkonte përpara atij altari për t’u këshilluar me Perëndinë, sepse ishte trembur përpara shpatës së engjëllit të Zotit.
只是大卫不敢前去求问 神,因为惧怕耶和华使者的刀。

< 1 i Kronikave 21 >